| E diele, 23.08.2015, 05:48 PM |
Me 31 korrik në Istog shtëpia botues Rugova Art promovoi librin e dytë të autorit Xhevat Rexhaj: “KOSOVA N’RRUGËN E SHTETËSISË, LDK-ja, RUGOVA DHE TË TJERËT”
Nga Fjala e recenzentit Z. Skender Zogaj me rastin e promovimit
Libri është kryevlera shpirtërore, kulturore e historike dhe treguesi kryesor i shkallës së civilizimit të cdo populli e të cdo vendi, prandaj dalja në dritë e cdo libri të ri, paraqet ngjarje të rëndësisë së vecantë, sepse forcon shpresën për ardhmëri më të mirë e më të lumtur. Pikërisht këtë mision e ka libri që po e promovojmë sot, e që na vjen nga mërgata dhe na i përkujtuar rilindasit tanë të bekuem të cilët për librin shqip dhanë gjithcka që patën, të bindur se, “vetëm dritë e diturisë përpara do na shpjerë”!
Kështu mendon edhe Xhevat Rexhaj duke parë se sot, më shumë se kurdo herë tjetër, shqiptarët kanë nevojë për dritën e diturisë, sepse ndodhen në aktin më të ndieshëm historik: krejt afër por tepër larg – kepit të shpresës së mirë!
Shqiptarët
më shumë se nga forca ushtarake kanë pësuar nga propaganda e fuqishme dhe
sistematike antishqiptare, që
2.
Kjo është epoka e rugovizmit, së cilës Xhevat Rexhaj ia kushton librin “Kosova n’rrugën e shtetësisë, LDK-ja, Rugova dhe të tjerët” ku është përmbledhur një lëndë e pasur publicistike për Kosovën dhe zhvillimet e shumta dramatike brenda e rreth saj, që autori i shqyrton duke analizuar me kujdes njerëz, ngjarje dhe situata konkrete, preokupime dhe orvatjeve me ndikim në jetën publike, qëndresën dhe sakrificën gjthëpopullore për realizimin e shtetësisë së Kosovës, dhe mbi të gjitha, duke analizuar ballafaqimet politike për pushtet, të egra dhe me pasoja tepër të mëdha. Këto janë temat që autori i trajton duke u përpjekur që të zbërthej brendinë e zhvillimeve të bujshme politiko-ideologjike, socio-historike dhe të gjithmbarshme shoqërore, nga të cilat është e kushtëzuar shtetësia e Kosovës dhe aspirata demokratike e saj.
Për autorin doktrina filozofiko-politike e Ibrahim Rugovës është formula e vetme e sigurtë, prandaj është i pakompromis ndaj kundërshtarëve të rugovizmit, i bindur se, të tillët janë në rrugë të gabuar. Adhurimin ndaj Presidentit Rugova e ka platonik. “Jeta ime ka kuptim, pasi që jetova në kohën Rugovës!” thot Rexhaj në hapje të librit.
Ky deklarim padyshim që është patetik, por ky patetizëm është reflektim real i atdhetarisë kolektive të shqiptarëve të Kosovës, në memorien e të cilëve është i përjetëshëm kujtimi i 23 dhjetorit 1989, kur në krye me Ibrahim Rugova, të parët në Evropë, shqiptarët e përbuzin dikaturën komuniste dhe shpallin demokracinë. Ky është argumenti historik, që autori e shpreh me ngazëllim në të gjitha shkrimet e librit: tek 20 intervistat, 60 analizat dhe të gjitha shkrimet e tjera që bashkarisht zënë plot 517 faqe të librit.
3
Njohja e realitetit është kushti qenësor për gazetari të sukseshme dhe Xhevat Rexhaj, shprush gjithandej që të informohet sa më mirë. Kurajoz dhe guximtar i sinqert, Rexhaj u rreket temave të nxehta, pavarësisht rrezikut që sjellin ato. Vecmas Xhevat Rexhaj e rëndon lapsin kundër individeve dhe koluareve mafioze, matrapazëve keqbërës, servilëve dhe profiterëve të të gjitha llojeve, që i denoncon dhe i demaskon, ndërkohë që apelon: (po citojmë):
“apeloj te cdo person që ta ruaj dinjitetin personal dhe kurrë, në asnjë rrethanë, në asnjë mënyrë dhe formë, për asnjë cmim dhe me asnje kusht, mos t’ia bëjë “argatin dreqit”. Kjo është porosia e përhershme në shkrimet e Rexhajt, e sidomos te cikli i intervistave me personalitete të njohura, si: Haki Demolli (aktualisht ministër i FSK), Avdullah Hoti (ministër i financave), deputetja Vjosa Osmani dhe Xhafer Tahiri, veprimtarët e shquar Naser Rugova, Florian Dushi, Rexhep Leci, Mejreme Azemi, Fetah Rudi e veprimtar të tjerë atdhetarë demokratë të devotshëm.
Afinitetet prej publicisti të Xhevat Rexhajt edhe më fuqishëm vijnë në shprehje tek analizat, rreth 60 sosh në këtë libër, që trajtojnë problemet më të ndjeshme, sidomos pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, që paraqet periudhën e defekte dhe dështimeve të shumta, si në planin shtetëror ashtu edhe atë kombëtar. Autori fajin e gjen te klasa politike, e cila pas vdekjes së Presidentit Rugova, nuk arrin që ta realizojë misionin historik, pos tjerash, sepse “Ende shqiptari është në gjedje të vras vëllaun kundërshtar politik për një karrigë pushteti…”
Me shifra e fakte autori flet për plagët që i shkaktohen Kosovës dhe me emër e mbiemër demaskon keqbërësit, mashtruesit, pseudopatriotët. Pa fije kursimi shkruan edhe për partitë politike, të gjitha pa dallim, që sapo marrin pak pushtet, harrojnë misionin e tyre kombëtar e shtetëror. Në këtë plan LDK-ja është në fokusin e interesimeve të Xhevat Rexhajt, që kërkon këmbëngulshëm
reformimin e partisë, freskimin e saj dhe forcimin me profesionistë dhe ekspertë, e jo me servilë e interesagjinj! LDK-ja duhet të qëndrojë sa më larg pazareve…
Libri edhe pse mjaft voluminoz, lexohet lehtë sepse lënga ka shtrirje të rrjedhshme dhe të sinkronizuar mirë, që realizohen përmes analizës sintetike të gërshetimit të argumenteve. Shfytëzimi i urtisë dhe leksikut popullor është pasurim i vlerës së tekstit me detaje të shumta, të thjeshta por shumë sugjestive, domethënëse dhe kuptimplota. Pasi ta ketë lëxuar këtë libër, lexuesi do të bindet se Xhevat Rexhaj është sikur qiriu i Naimit, që digjet me dëshirë që të ndrijë sa më mirë.
Prandaj, e p?rg?zoj autorin për kët punë të mirë, duke qenë i bindur se, kemi shumë nevoj? p?r libra t? k?till?.