| E diele, 23.08.2015, 02:15 PM |
VËSHTRIM
LIBRI:
POEZI TË FËRKUARA DHIMBJEVE HISTORIKE
Zyra Ahmetaj: “Alfabeti Ynë”, poezi për fëmijë, 2015
Nga Tahir Bezhani
Tropojanja, Zyra Ahmetaj, emër që shkëlqen nën majën Shkëlzenit me vargjet e saja poetike, si puhizë e Aplpeve freskuese dhe melodi mikëluese e valëve të këthjellta të ujit të Valbonës , para disa ditësh doli me përmbëledhjën e dytë me poezi, ”Alfabetiynë”, libër dedikuar moshave rinore, por i pëlyqer e tërheqës për gjitha moshat, gjithë dashamirët e librit.
Poetja Zyra Ahmetaj, pas librit me poezi”Fluturojnë Ëngjëjt”, poezi për të rritur e të mirëpritur nga lexuesit dhe kritika letrare në mbarë vendin, këtë radhë, iu drejtua lexuesve të vegjël, me poezi të nxjerra nga thelësi shpirti, poezi të fërkuara rrathëve të historisë sonë kombëtare, ku armiqet, patën si synim përherë zhdukjën e këtij populli të lashtë duke sulmuar e ndaluar pikërisht shkollimin dhe alfabetin gjuhën shqipe.
Poetja Zyra Ahmetaj, e njohur në mbarë vendin tonë, jo vetëm si poete, por edhe si humaniste, koreografe, përsonalitet i paepur në vështirësi jete, fituese e disa mirënjohjeve nga rrethi ku jeton e vepron, e më gjërë, këtë radhë në tabanin poetik ka nxjerrë nga thellësi shpirti tërë dashurinë njerëzore , siq din vetëm ajo, për t’ua kushtuar gjeneratave , luleve të ardhmërisë sonë, shpresave tona të përbashkëta.
Përmbëledhjën poetike”Alfabet ynë” e fillon këndshëm, si një puhizë bjeshke, me vargje të ndjeshme që ëmbëlsojnë shijen e lexuesit çfardo moshe : ”Me dashurinë e shpirtit/me zemrën që më gufon/vargjemelodi/do stolisë çdo shkronjë”. Vargje impresionuese qe në fillim të librit, ku moshat rinore nuk mund të tërhiqen pa vijuar së lexuari edhe vargje të tjera me një muzikalitet poetik të pëlqyer tej mase.
Duke rrëshqitur fletëve të librit”Alfabeti ynë”, natyrshëm futemi edhe në thesarin e një bote poetike të poetës Zyra Ahmetaj, e cila zjarminë poetike, ndjenjat e saja, i shprehë duke shëtitur historisë sonë plot dhimbje, për të vetmin qëllim, brumosjen me fakte e dije historike te brezave që vijnë. Duke trajtuar tema të tilla me një elegancë poetike të rrallë, nxitë intelegjencën e botës fëminore për të ditur edhe ato fate të rënda historike që i ranë hise popullit tone.
Në kët aspekt kontinuitiv, vjen poezia nga fq.17 e librit, te shkronja Ç-2, strofa e dytë, kur poetja zbrazët mrekullueshëm për Çamërinë:”Çamëri, o lule/buzë detit me vale/kurrë nuk u përkule/çmendurisht të vranë.”Kjo strofë e poezisë për Çamërinë, në njërën anë përshkruan bukuritë vendore, ndërsa në anën tjetër, qëndresën dhe dhunën ndaj sajë. Në katër rreshta lexojmë një histori falë shkathësive imagjinative të poetës së mirënjoihur, Zyra Ahmetaj. Kjo tregon për një poezi me ndikim pozitiv që bënë jo vetëm tek të vegjëlit, por edhe te lexuesi i rritur. Dhe, si konkludim, shtrohet mendimi se me sa kujdes poetja shtron, trajton tema madhore që gjërat me interes kombëtarë kurrë të mos mbesin në harresë.
Glorifikimi i atëdheut ka qenë përherë me peshë të veqant pozitiv edhe tek rilindasit, kur ai nëpërkëmbej nga kushdo që ngrihej në këmbë…
Libri poetik, “Alfabeti ynë”i Zyra Ahmetaj, është një pëmbëledhje idesh konstruktive , të gjithëanshme, plot edukatë, karakter senzitiv, që mund të themi lirshëm se mund të shërbei edhe si literaturë shkollore. Kurt shprehim këtë mendim, lexoj poezitë e të nderuarës Zyra Ahmeti, e cila nuk len temë pa prekur me qëllimin e vetëm që bota e sajë poetike, me domethënje universale, të detyronë qasje veq e veq në secilën poezi, ku mund të ushqesh gjithë ndjenjat me fisnikëri njerzore, por edhe pedagogjike.Tekf.25, Ë, ë-2, poezia:
“Ëngjëll, plot me ëndrra/përherë është nëna/për te gufon zemnra/ëmbël më del kënga”.ku qelnikoset dashuria si diçka e pashuar ndaj nënës, prindërve.Pastaj, si diçka e re, në kontest me kohën dhe ngjarjet e ekzodit, poezia fq.26/F, f-1, ku shkruan:”Flamurin në gji/futi një fëmijë/kur iku në Francë/me prindërit e tij”.Të gjithë e kuptojmë aktualitetin e kësaj poezie dhe rëndësinë e saj në këto kohë bukur të turbullta…..
Poetja
Zyra Ahmetaj, tregohet e shkathët, e logjikshme, e baraspeshuar me situaten në
vend e më gjërë dhe dufin e saj poetik e
ka të brumosur me ndjenjën e forte të
qështjës kombëtare .Për këtë arsye , poetja, duke pare ca lojëra e skandale me
figura madhore të histories sonë, të vegjëlve ua ven në dije madhështinë e tyre
si në poezitë:”Gjergj kastrioti/gjithë betejat prinë/gjithnjë trim e I zoti/në
gjhak krenarinë/Gjergj Kastrioti Hero
legjendarë/krenohet gjithë kombi/në zemër e mbrojmë të gjallë”.
Autorja e librit “Alfabeti ynë”, poetja e rrespektuar Zyra Ahmetaj, duke prekur e trajtuar thuaja çdo temë me rëndësi të posaqme, adekuat me aktualitetin, duke shtruar në aspektin artistik poetik, duke aluduar deri edhe në kërcnimin eventual nga armiqët historik, ajo gjenë mbështetje në epiken lirike, rikëthen kujtesen te kreshnikët, te “Gjetobash-Muja/me Sokol Halili/shterrin ujin te gurra….”të cilët kurdoherë kreshnikët e këtij vendi janë të gatshëm të vetëmbrohen e sakrifikohen për këtë tokë arbërore. Pra, poetja ka perdorë një koloritet idesh artistike, me metafora të gjetura mrekullueshëm që ngrisin lartë nivelin poetik të poetës e veqanërisht te librit në fjalë. Se është pjesë e botkuptimit, frymëzimit dhe veprimit qështja e bashkimit kombëtarë, te autorja Zyra Ahmetaj, lehtë e gjejmë në disa poezi në librin e meparshëm, ”Fluturojnë Engjëjt”, por edhe të tanishmin, ”Alfabeti ynë”. Te libri më I ri, ”Alfabeti ynë” këtë botë intime kombëtare e shprehë duke iu mbështjellur simbolit unik të kombit, FLAMURIT, i cili është një e vetëm një:”një komb, një flamurë/një Hero Kombëtarë/një histori, një gjuhë/nga shekuj të lashtë/një tokë e ujitur/me gjakun shqiptarë/njomur me lot të hidhur/nga nënat pa ndarë”.
Poezitë e radhitura në këtë liber poetik, nuk kanë tituj si zakonisht që autori ua venë shkrimeve të veta, por të gjitha poezitë janë të shkruara qëllimisht e kuptimisht vetëm sipas alfabetit të gjuhës shqipe, që librin e bëjnë atraktiv, tërheqës dhe sinjifikativ. Dua të shprehi pajtimin tim me thënjën e Agim Xhepa se:”poezitë janë shkruar me shkronja si yjet dhe lulet.Prandaj kanë aq shumë dritë që nga fillimi dhe gjërë në fund të poezive”. Duke iu bashkangjitur këtij mendimi, shpreh gjithë rrespektin tim për autoren e këtij libri, z. Zyhra Ahmetaj, për prurjet e reja didaktiko-mësimore për gjeneratat e reja, për bibliotekat shkollore e përsonale, për të gjithë dashamirët e fjalës së shkruar.