Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi: Dhuratë nënës nga mërgimtari

| E marte, 18.08.2015, 06:47 PM |


AGIM GASHI

 

DHURATË NËNËS NGA MËRGIMTARI

 

Më doli gjumi i tronditur

Kjo e diele e ngrysur plot,

Mu kish lagë jastaku im

Edhe faqet mbushur lotë.

 

Ishte ora gadi dhjetë

Akoma e dielja me errsirë,

Po shkojnë muajt pa ja puthë

Ata rrudha, të nënës n´ftyrë.

 

Pa ja prekë duart e holla

Rrudhat ballit me ja numru,

I vdiqen shoqet të gjitha t´shkretes,

Ska moshatare fjalë me  ndrru.

 

Kisha qajtë sa shumë në ëndërr

Njejt sa qaj çdo ditë i zgjuar,

Sa të rënda kto ditë e mia

Në këtë mërgim të mallkuar.

 

Qan dhe qan po mërgimtari,

Loti i tij dhimbje atdheu,

E merr malli për ato troje

Ku qau s´pari atje ku leu.

 

Shkojnë ditë edhe muajt,

Për mërgimtarin s´ndrrohet ky mot,

Mendjen larg n´atdhe te nëna,

Natë e ditë, gjithmonë veç lotë.

 

Merri tash kto lule t´njoma

Që i lava me lotin tim,

Veç për Ty moj nëna ime,

Ti jeta ime e malli im.

 

Të puth sot ma shumë se dje

N´fotografi tënde të mallit,

Këto puthje ti sjellin zogjët

Prej djali tënd, mërgimtarit.

 

16.08.15

Düren