Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhavit Gasa: Mall vendlindje

| E shtune, 15.08.2015, 02:49 PM |


Xhavit Gasa

 

MALL VENDLINDJE

 

Kam shetitur në shumë vende.

Kam pare dhe gradaçela të larta,

shpend, kafshë e lule nëpër parqe,

të sjella nga të gjitha kontinentet,

syri im hareshëm qesh dhe shëndrin,

vetëm te vendlindja i bukuri Zenisht,

 

Dhe nëse asnjë herë, s'kam shkruar,

e mbajtur ditar në  te bardhen letër,

në çdo qelizë gjaku kam arkivuar,

mallin e vendlindjes të perjetshem!

 

Kujtime kam në çdo pëllëmbë te Zenishtit,

fushat e bukura buzë lumit te Matit,

e si mund të harroj rrasën shënpjetrit,

mblidheshi e luanim lojën e bukur hanash,

në gropat e gdhendura nga dora e tim eti..

 

Kur hidheshim mbi valet shkumebaradha,

te lumit te Matit kur na pervelonte vapa,

perroi bërracit ku shuanin etjen bagëtitë,

burimet me uje te ftohte brinjave të Fires,

vrapimet në kërkim të lule shtrydheve...

çdo qelizë e gjakut tim zien prej kujtimeve...

 

 

SI PLORI I PARMENDËS

 

I thashë një ditë penës,

kur mbi letër po shkruaja vargjet,

uroj të bëhesh si plori i parmendës..

unë faraxhi të ndjek brazdë pas brazde.

 

Fortësinë e gurëve shekullor të rrasës,

ka plori parmendës dru-fojletë gdhendur,

larë me ujë të ftohtë nga bunari i Gasës,

mbase më i vjetri në trevën e Burgajetit..

 

Hap pas hapi ndiqe pena ime parmendën,

me letrën e bardhë në dorë do t'ju ndjek,

rrasën e gurtë, arën,pjergullën dhe fojletën,

historinë e të parëve mes vargjesh të mbjell..

 

 

TË FALA NGA LONDRA

 

Të falat nga Londra e largët çdo ditë nis,

duke i kërkuar diellit rreze të ngrohta,

të trokasin në derën e drunjtë të shtepisë,

në oborrin e gurtë ku hapat e parë hodha!!!

 

Dërgoj të falat e ngrohta nga Londra e largët,

njerzve që dritë më dhane në natën e errët,

kur rrezet e diellit dhe hënës vrisnin barbarët,

ju them atyre që dielli i rremë i verboj ju kam falur..

 

Ju bëj të fala nga Londra e Bajronit,

oh, sa fatlum jam që ja ktheva vizitën,

këtij poeti të madh mik i bijve të shqiponjës,

që viset e bukura shqiptare shumë e mahniten..

 

Të falat e mia të thurura me fjalë të ngrohta,

kartolinë stolisur me bukuri të Matit mbretëror,

mbushur me mall të gjithe shqiptareve nga Londra,

brënda meje shpërthejne si fllad pranveror...

 

 

MOS U TREMB

 

Nëse do mjaltë,

mos u tremb,

nga thumbi i bletës..

 

Nëse do trëndafilë.

mos u tremb,

nga gjembat e ferrës...

 

Nëse do dashuri,

mos u tremb,

nga rrahjet e zemrës...

 

Nëse do të jeshë njeri,

mos u tremb,

kurrë prej të vërtetës...

 

 

DURIM

 

Ik nga unë moj mërzi,

kot më sillesh për rreth,

asnjëherë nuk do të arrishë,

me mua të fitoshë betejën...

 

Se zemra ime është kristal,

mbushur plot me dritë e diell,

nuk do të keshë asnjë shans,

në zemrën time të ngreshë folenë..

 

Se unë e kam emrin durim,

asgjë në këtë botë nuk më tremb,

ta dishë mirë dhe ti moj mërzi,

folenë tënde skëterrë unë do ta hedh..