Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Kalana: Egoja e poetit

| E shtune, 15.08.2015, 04:14 PM |


Luan Kalana

Poeti nuk mund t'u jape mesazhe  te tjereve,

ne qofte se nuk eshte vete me teper njeri se ata.

Karlajli

EGOJA E POETIT

-"Kult i vdekur " mbyllja në kullën e fildishtë,

"egoizmi" i mbrapsht i njeriut të "verbër "!.. - L.K.

Poeti talent , simbol,njeri i nderuar,

artist që këndon për botën mendon

s'ka si ai profet, mjaltë me limon,

me gjithesinë në  kraharuar,dashuron,

me vargje bilbil ,  ngjall e shëron.

 

Kenget  e vjershat s'kane te share,

nota a rima sinfoni ne pentagram,

mjeshter qe pjalmon,si bleta mbi petale

s'ka si ai artist virtuoz i vargjeve,

si pianon me tela strofat rimon.

 

Mjerisht,ka dhe poet me emer artist,

s'ka si poezite e tij,tere mjeshteri,

i vogel si njeri, vetem mburet,egoist,

s've njeri mbi penen e vjershat e tij.

 

S'le poet e shkrimtar pa perfolur,

i ve te gjitheve nga nje klecke epitet,

sikur te ishte shkopi i Arkimedit a peshore,

vetem poezia  e tija eshte lule mbi toke,

te tjerrat ferra ,gjemba te çjerin cope -copë.

 

E degjonte vjershetori nje dite me respekt,

i fliste si zhurmues nga froni i altarit,

ai  rinte si shurdher ne gjunje si skllavi,

per veten "Gjeneral", kaluar Napolonit,

te tjeret ordinere pa vlere, bejtexhinj,

"kaptere,ushtare,pastorë,karocierë,..."

 

S'la poet pa perfolur,

i beri te tere pershesh,

pa le kur tha dhe per Nolin,

-"S'ka qene poet ,nje vjershetor,

ne kishë  sherbente pastor..." ...

 

S'iu durua,i doli në shteg,

ne shenje respekti i foli me lezet,

-Po ti ç'ke qene,o poet me "nam",

harove faren e mbjelle,nga ke dalë,

rendje pas prapanices se mushkes,

zhgaravisje fjalet pa rrokje ne fletushka

nje cope qymyrxhi,per dru ne mal,..?!

 

-M'ja o derbardhe, Nolit ti vish anës,

hiqesh intelektual,re ne llucë per famë,

ai u be  peshkop,poet,muzikant ,

s'ka si ai lider i letrave,bilibil i kombit,..

 

Kafshate qe s'gelltitet eshte mjerimi,

guxonte Migjeni te prekte zemrat ,

ashtu dhe mburjet egoiste te poetit ,

mbajne letra te vdekura nga hija e tij.

 

Shkruan si roboti vjersha e romane,

gruaja e tij s'e lexon, i thote tru tharë,

veprat i kane mbetur ne shkollat,akademi,

mjafton te botoje, te thyeje rekodet,..

 

Kur ishte i ri shkruante vjersha per poezi,

perkthente me zell  si lamaksur Pushkinin,

ngaterronte fjalet per figurat shqip me rusisht,

ia nderonte titujt,nje lemsh labirinth pa kuptim.

 

E dini c'thoshte,kjo është e forta:

-" Le mos më lexojnë tokësorët,

(përzjente në varg meteoret  me lakrorët),

Une " shkruaj per UFOT,ata më kuptojnë...

 

Pishtar  jetë egoja e mbarë e poetit,

ambicje ,shprese, dielli i së ardhmes,

njeri  i paster prej virusit të"Unit",

burim frymezimi i letrarëve të rinj,

enjgjëj në shpirt,lirizëm në vargje,..

 

P.s.

-llucë-baltë e qullët

lamaksur,-i paparë,i paduruar,.