| E hene, 10.08.2015, 07:09 PM |
Gjon Markokaj
DUHIA E DRINIT
-Poemë-
...!
"Duhia e Drinit",s' shterron
--Popullit tim i sjell flori !...,
Shëndetin e merr, prej malevet
"Forcë e Zëmër", i merr prej deti
"Shpirtin" e ka, të pa vdekshëm
...!
Vala e Drinit, na dhuron dashuri
Zëmrën dhe "shpirtin" na ledhaton
Na forcon e na mbushë me begati
-- Pamjen vëndit tim, ja ndryshon
Të gjitha arteriet e "Drinit Plak"
Veçë dobi, i sjellin vëndit tonë
Gjarpërojnë, kodrave rretheçark
-- Bashkohen e "shtojnë duhi"
O, "Duhia e Lumit Drin" !
Pa forcen tënde do të ishim:
Krejt të shpërndarë, e t' pa fuqi
Ti na epë forcë e bashkim...,
-- Duhia e detit e Drinit, s' ndalen
"Burri shkreptinë" kur cenohet
Toka arbërore në zëmër ka duhi
-- Ajo "vullkanizon", kurë rëndohet
Më dymijë e pësëmbëdhjetë
Me nëndë majë, në Kumanovë
Barbarisht u vranë shqiptarët
S' ishim të zotët, t' hapim gojë
Dipllomatikisht, asë ushtarakisht
O, Zot deri kurë, "t' ndryjuar"
"Marrëveshja e Ohrit", ç' pret?
-- A ka burra, që na mjekojnë
Evropa pse rrinë kryeulur ? ?
Drini e vazhdon "duhinë" !
Edhe guri dikurë, s' mbanë
Shkatërrohet e thermohet
Toka, shpërthen, n' llavë
Shumë, duroi populli shqiptarë
Pajtim s' ka, pa i ndalë vrasjet
Shqiptari - shqiptarit, Zot m' i dalë
Pa u zbatue marrëveshja e Ohrit
Zemra ime: "vajë pikon"...,
Çdo shqiptarë duhet t' reagojnë
Gjersa Evropa, t' na njohin ...,
-- Ligjin e vetëvëndosjes!
"Duhia e Drinit", mban mbi supe,
Katër hidrocentrale të mëdhenjë
Çdo ditë punojnë, "valët e Drinit"
-- E shëndrrojnë,"natën në ditë"
"Drini" ,ka forcë edhe në Skavicë
E gjithëkund, "Rrafshit Dukagjinit"
-- Jepë gjallëri, gjerë në Pejë
Vlera e tijë është e pa llogaritëshme
Liqejt e bukur, "Luginës Drinit"
Kanë nji pamje, me bukuri t' rrallë
I Fierzës, i Komanit, i Vadejsit
-- Sjellin kënaqësi, kushë i ka parë
Tragetet e varkat, n' to notojnë
-- Nxjerrin zonat prej izolimit
"Duhia e Drinit", është forcë
-- E çet, "Rrugën Bregut Drinit"
"Duhisë Drinit" t' i besoni!
Ç' merr prej veriut e në përëndim
Ku shipfolet At'dheun e ka t' vetin
-- S' duron, t' ketë asnji "kafshim" !
Forcen e Kombit tonë...,
E, ruajnë kalatë: "bregut drinit "
Në Lezha, n' Shkodër e n' Ulpianë
-- Lashtësi e trimëri tregojnë
"Duhija e Drinit", me degët e tijë
Bashkojnë, tokë e detë bashkë
-- Oher, Strugë, Dibër e Pejë
Prizren, Kukës, Shkodër e Lezhë
Gjuha pellazge - ilirishte - shqipe
Gjuhë, e Drinit Bardhë e t' Zi
-- Duan e s' duan," armiqët tanë"
Na bashkon, fisnikrisht me Europën
T' mos i trëmbem, "vorbullës"
-- Greke, serbo - malazeze...,
Të mos frikësohem nga "jargitja"
... e lakëmive, shoviniste!
Ata punojnë fort në ket drejtim
Ne flasim shumë, po s' punojmë
Ata punojnë gjithëmonë për shtet
-- Ne punojmë vetëm për "xhepë"
"Fuqija e drinit" toka e gjuha
Na bashkojnë fort me Evropën
-- Ne kemi fakte, t' mëdha
Ata s' munden t' na shkëpusin
Ata po çierrën duke thënë:
Shqiptarët po kërkojnë
--"Shqipërinë e Madhe"
Ujku ndrron qimen e jo vesin"
"Duhija e Drinit" ka forcë...,
Dhe u tregon, armiqëve tanë:
Bashkimi i Shqipërisë etnike
Është më mirë edhe për fqinjët
-- Hiqen vrasjet, hiqen mëritë
Evropa "disi shfajsohet"
Kombi, iliro - shqiptar i kanë
zëmërat bashkë:- gegë e toskë
Është diçka interesante:
N' "Përëndorinë Osmane"
Shqipëria Natyrale Etnike
-- Përfshihej, n' katër vilajete:
-- Vilajeti i Shkodrës
-- Vilajeti i Gjakovës
-- Vilajeti i Manastirit
-- Vilajeti i Janinës
O, o, historian të kombit
Edhe, t' evropës e t' botës !
Këto vilajete përmbanin
-- Kufijtë e Shqipërisë Etnike
Brënda këtyre kufijëve
Shqiptarët u martirizuen:
Për nji Shqipëri Natyrale
Asëgjë, m' tepër, s' kërkojmë !
Historija botërore e verteton:
Ne s' kemi qënë "shtet grabitçarë"!
Ne flasim, për tokën tonë - arbërore
Ne s' po i biem në qafë askuajë
Ne ishim e do të t' jemi mbrojtësit
E lirisë, në "votrat tona amëtare"
Martirët e rënë, brënda, kufijëve,
Janë deshmi: për kerkesën tonë!
"Duhia e Drinit" që gjarpëron,
Në trojet e tokave tona amëtare
Është dishmi e gjallë e t' vertetës
-- Për Shqipërinë e shqiptarët
Ne shqipëtarët, s' po kërkojmë
Ato vënde që janë: "tjetersuar"
"Perëndorinë Ilire", të Teutës
Dhe ato, ishin: vatra tona ilire.
Ne kërkojmë Arbërinë:
-- SHQIPËRINË NATYRALE !
Bashkimi i shqiptarëve:
-- Vëllëzer, toskë e gegë!
Sipas pranisë, n' katër vilajete...,
Eshtë edhe në t' mirën e Evropës
Këtë e dinë, po s' duan ta dinë
Bëjnë sikur se dinë dhe e vonojnë
"Termeti i trembëdhjetës", formoi
Shumë t' çara në "Trungun Shqiptarë"
Kaloi mëse nji shekull ...,
Filloi, sherimi,"levizja e lirë"
Ishte diçka, shumë e madhe
-- E verteta s' rrinë pa dalë !
"Duhisë Drinit", forca s' i ndalet
Punon, n' borë e punon në shi
-- Për bashkimin e shqiptarëvet
Dhëntë Zoti nji ditë!
"Duhia e shqiptarëve"
Ashtu si; "Duhinë e Drinit"
Shëndrrohet në dritë...,
Në Shqipërinë Etnike !
...!
"Duhia e Drinit", s' shterron
--Popullit tim i sjell flori!...,
Shëndetin e merr, prej malevet
"Forcë e zëmër", i merr prej deti
"Shpirtin" e ka të pa vdekshëm...,
...!
-Per ZemraShqiptare, nga Fierza, Gusht 2015-