Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Nexhipi: Nëpër Prespën e bukur dhe historike

| E enjte, 06.08.2015, 08:04 PM |


Liqeni i Prespës

Reportazh: rrëfimet e një kurbetçiut

Nëpër Prespën  e bukur dhe historike

(e shkruar para gjysmë shekulli)

Nga Reshat Nexhipi

Ishte ditë  me vapë. Në autobusin që i bie Prespës mes përmes, zuri vend një i moshuar dhe interesant për ta dëgjuar, sepse kishte  një kujtesë të fortë, që ia ia kishte krijuar e kaluara e hidhur, e përvuajtur dhe e gjatë në kurbet. U gëzua shumë kur mori vesh që studijoj historinë. “Historia e vendlindjes nuk me la të tretem në dhe të huaj”,tha ai dhe filloi të  renditë  ngjarje historike nga Prespa, ashtu siç kishte përjetuar ose kishte dëgjuar nga të tjerët.

“Ja, e shëkon këtë vend? Në vjeshtën e vitit 1943, në një ditë të zezë, me re dhe me shi, ushtria bullgare futi pothuajse të gjallë në një gropë të përbashkët  nja 30 shqiptarë, nënat dhe motrat e të cilëve edhe sot e kësaj dite s’i kanë hequr shamit e zeza nga koka”-rrëfen ai me zë të pikëlluar e me sy të ngulur në vendin e quajtur “Dollgirid”, që ndodhet midis Kranjit e Nakolecit, në jug të Prespës.,,, Pastaj vazhdoi të tregojë se si  barijt  e kësaj ane që ndodheshin në afërsi të ngjarjes në fjalë,ditë të tëra dëgjonin zëra të tmershme që dëshmon mënyrën më barbare të ekzekutimit të shqiptarëve nga ana e pushtetit bullgar.

Autobusi rrëshqiste në rrugën e drejtë, duke çarë rrezet e nxehta e diellit. Pas 15 minuta, mbërimë në Asamat. Bashkëudhëtari im kishte ngulur sytë në një vend, mbi fshatin Kurbinovë, ku, aty nga fillimi i shekullit 20, komitët bullgarë, siç tha ai, tradhëtisht, pas një luftimi të përgjakshëm, kishin vrarë 4 djem të rritur nga familja e Pashobe Asamatit për shkak të lidhjeve të saj me Nijazibeun e Resnjës, kundërshtarin e madh të Bullgarisë. Një i afërm i tyre, Tefik be Asamati, kishte marrë hak, duke ruajtur në këtë mënyrë dinjitetin familjar dhe kombëtar,,thotë bashkëudhëtari im, duke apostrofuar edhe këngën prespare kushtuar ngjarjes në fjalë.

Pas rreth 10 minuta, autobusi arriti në fshatin Gërçar i cili, sipas bashkë udhëtarit im, ishte kufiri midis Ali pashë Tepelenës dhe Xheladin beut, kurse më 1908 aty disa ditë me rradhë kishte qendruar çeta e Nijazibeut të cilën me ushqim e furnizonin banorët e këti fshati dhe atyre për rreth. Në Gërçar Nijazibeu përpiloi planin për udhëtimin e çetës nëpër bjeshkët e Pelisterit për në Manastir, ku shpalli hyrjetin me çka i dha fund absolutizmit pesëshekulor të sulltanëve si dhe krijoi kushte për mbajtjen e Kongresit të Alfabetit. Afër Gërçarit gjindet fshati Podmoçan, kurse pak më larg fshati Bollocërka e Poshtme. Dy fshatrat  e fundit, sipas  Bashkë udhëtarit im, janë të vetmet fshatra në Prespë ndoshta edhe më gjerë që nuk kanë xhami, sepse tëra familjet shqiptare i përkasin sektit bektashian.

Pas rreth 10 minutash autobusi arijti    udhëkryqin e quajtur “Makaz”, e prej aty ktheu tatëpjetë në perëndim, vijë kjo që në vitet 1941-1943 e ndante Prespën në dy zona, midis Bullgarisë dhe Italisë. Pas pak, autobusi qëndroi në fshatin Carexvor (oborrri i mbretit, në shqip), i cili në kohën Italo-shqiptare të viteve të posapërmendura, ishte qendër e nënprefekturës të Korçës, dhe si i tillë ky fshat ka një të kaluar me  mjaft  ngjarje të lavdishme interesante, një pjesë të së cilave i kishte përjetuar  bashkëbiseduesi  im.

Nga Carexvori kthyem, në drejtim të Resnjës. Meseleve të këti fshati, bashkëudhëtari u dha fund vetëm atëherë kur nga larg vuri re pallatin madhështor të Nijazibeut. Fshiu djersën nga balli dhe  tha: “Ishte burrë i mirë, i aftë, i bukur, me fytyrë të rrumbullakët, me mustaqe të zeza dhe të dëndura, të kthyera në drejtim të veshëve, me sy të mëdhenj”, e përshkruante ai duke kaluar rrëzë pallatit në fjalë i vetmi në botë, sepse origjinali në Francë është djegur gjatë luftërave. Bashkëudhëtari im e pa edhe një herë, psherëtiti thellë sa kishte fuqi dhe tha: ”Eh Nijazi be, Nijazi be, sikur zotësinë jote ta kishe vënë në shërbim të kombit tënd, do të donim edhe më tepër, megjithatë nuk do të harrojmë kurë sepse pa hyrjetin që shpalle Ti, nuk do   mbahej dot  Kongresi i  Alfabetit,, -rrëfente kurbetçiu i malluar i cili kushedi edhe sa gjëra të tjera do tregonte sikur autobusi mos qendronte në stasionin e qytetit të Resnjës ku u përcoll me mua dhe zbriti, kurse unë mbeta në autobus për të kaluar në Manastir.