| E merkure, 05.08.2015, 06:22 PM |
Sali Berisha takoi Osama Bin Laden në Tiranë, bashkëpunuan për të ngritur celulat e para në Shqipëri?
Sali Berisha është takuar dhe ka bashkëpunuar në Tiranë me terroristin më famëkeq të të gjitha kohërave, Osama Bin Laden, armikun më të përbetuar dhe më të rrezikshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përpos
furnizimit të Millosheviçit me armë dhe naftë për masakrimin e shqiptarëve të
Kosovës dhe të myslimanëve të Bosnjes, përpos bashkëpunimit me udhëheqjen e
Libisë dhe Iranit, Sali Berisha rezulton se ka bashkëpunuar edhe me Osama Bin
Laden. Nuk kemi të bëjmë me një akuzë ditore politike, por me dokumente të
Në
veprimtarinë e terroristit shfaqet edhe Sali Berisha, i cili sipas dokumenteve
ka bashkëpunuar me Osama Bin Laden në Tiranë, për të ngritur celulat e para në
Shqipëri. Dokumentet janë bërë publike nga një sërë portalesh dhe mediash
prestigjioze dhe investigative, si “Qendra për Paqe në Ballkan”,
“Historycommons”, apo dhe revista e inteligjencës “Jane”, të cilat u janë
referuar dhe raportimeve të mediave të kohës dhe dokumenteve të Interpolit.
Duke ju referuar informacioneve të dhëna nga një agjent i
Ai e
prezantoi veten si mik të qeverisë së Arabisë Saudite dhe se mund të financonte
projekte humanitare. Megjithatë, qeveria e Arabisë Saudite, më herët, po atë
muaj kishte ndërprerë të gjitha lidhjet me Bin Laden. Një ish-oficer i zbulimit
amerikan do të ankohej në vitin 1999: ‘Pse ishte ai një anëtar i atij
delegacionit? Sauditët supozohej të ishin aleatët tanë. Ata na thanë se ai ishte
person non grata, por këtu ai ishte në një vizitë zyrtare’”, thuhet në
dokument, për të cilin ka raportuar dhe “Washington Times” në vitin 2001.
Ndërsa medias prestigjioze kanadeze, “Ottawa Citizen” ka raportuar se
Mediat ndërkombëtare, të cilat ju referohen informacioneve të agjencive të inteligjencës, por edhe raportimeve të kohës, kanë raportuar se që nga viti 1994 e deri më 1999 ka pasur një bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë shqiptare dhe Bin Laden e grupit të tij, me qëllim ngritjen e celulave terroriste në vendin tonë. “Në vitin 1994 kryeministri shqiptar Sali Berisha ndihmoi Bin Laden pas vizitës së tij në Shqipëri, për të ngritur një rrjet në Shqipëri përmes fondeve te bamirësisë të Arabisë Saudite”, raporton “Qendra për Paqe në Ballkan”.
Sipas
saj, pas marrjes së pushtetit nga Partia Socialiste, pati një bashkëpunim të
ngushtë me
Më tej
është theksuar se Al-Kaeda dhe Bin Laden kishin arritur të formonin një grup
prej 500 muxhahedinësh, të cilët për shumë muaj u stërvitën në juglindje të
Shqipërisë, kryesisht në zona të Korçës dhe të Pogradecit. Mediat serbe në atë
kohë i trembeshin faktit se këta muxhahedinë mund të përdoreshin për luftën e
Kosovës.
_____
Reagon Berisha në Facebook:
''Pergenjeshtrim!
Osama bin Laden nuk ka ardhur kurre ne Shqiperi. Pretendimi per viziten e tij ne Shqiperi eshte vetem nje trillim banal dhe i perseritur!!
Te dashur miq, sot mediat pa lajme perhapin trillimin bajat por dhe qesharak, se Osma bin Laden ka vizituar Shqiperine me nje delegacion zyrtar te nivelit te larte te. mbreterise te Arabis Saudite ne vitin 1995!
Ky lajm eshte nje trillim banal dhe i paskrupullt i perhapur shume vite me pare nga mediat greke, serbe dhe media te tjera pa asnje baze. Ne delegacionin zyrtar te nivelt te larte te Arabise Saudite qe ka vizituar vendin tone ne vitin 1995, apo rast tjeter, Osama bin Laden nuk ka shkelur kurre ne Shqiperi.
Ky pretendim eshte tejet qesharak edhe per faktin boterisht te njohur se asokohe, dinastia Sudite ishte shpallur nga Osama bin Laden si nje armike per t'u permbysur per shkak te politikes dhe lidhjeve te ngushta te saj me SHBA.
Shqiperia ne vitet 1992-1997 ka dhene nje kontribut thelbesor, me te madh se çdo vend tjeter i rajonit por dhe me gjere, ne luften kunder terrorizmit ne bashkepunim te ngushte me agjensite inteligjente te vendeve partnere! sb''