| E marte, 04.08.2015, 07:45 PM |
PERSE DUHEN ARKEOLOGËT E
MONITORIMIT E NDËRTIMIT?
Nga Gëzim Llojdia
1.
RSK kërkoi në mesëjavë arkeologë nga tre vende kufitare:Shqipëria, Greqia ,Italia gjithsejt 6 arkeologët me përvojë të kualifikuar, për të ndërmarrë monitorimin e aktiviteteve të ndërtimit dhe sigurimin e pajtueshmërisë me masat zbutëse si është rënë dakord lidhur me një tubacioni ndërkombëtar të gazit ,që kalon përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë.Sipas kërkesës së RSK Mjedisi Ltd për Shqipërinë duhen dy arkeologë :një në Tiranë,një në terren.
Ende pa
filluar nga puna në terren,projekti
2.
Në disa këndvështrime ta shohësh këtë rast tregon si punon bota e qytetëruar si i menaxhon dhe mbronë zonat arkeologjike. Rasti i Komanit tregoi se si Shqipëria ky vend i vogël me një trashgimi kulturore të pasur me thesare punon si ndër kohët e vjetra, si puna e atij mullirit ,ende punon me një rrotë të ngrënë.
Në shumë objekte rasti i zbulimti të anijes së lashtë prej druri në vitin 2005 në Vlorë dhe hedhja e saj në mbeturina nga ndërtuesit.Në sa dhe në sa raste janë vepruar kësisoj? Në të vërtetë një vargëzim dantesk do të përbënte ngjyrën e saj :Lasciate ogni speranza voi chentrate”.d.m.th ,ju që hyni këtu lani duart nga çdo shpresë. Mirëpo e shqiptarizuar do të mund të thuhet :ju që shkoni këtu në këtë zonë,lani duart nga ardhmëria e tij.
3.
Gjurmët e kalas së Vlorës, sot eksitojnë nën një bodrum të llangosur me ujë, nën një ngrehinë shumëkatëshe në zonën e Skelës, përpara stadiumit të qytetit,që ka emrin e skuadrës.Zbulimi i tyre në vitet ‘70 tregojë rëndësinë, që paraqesin muret e hershem të ndërtimit osman në brigje të Adriatikut. Pallati i sportit dhe më tej ndërtimet në vitet e demokracisë me shumëkatëshe i fshinë nga faqja e dheut muret e kalasë së Skelës. Abuzimi që është bërë duke ndërtuar përmbi një monument kulture duhet treguar.Dhe sot muret e kalasë së vjetër janë të mbyllura në një bodrum uji. Të pa-vizitueshme dhe të pashpjegueshme përse janë kandisur në këtë gjendje.
4.
Një
gravurë e kohës paraqet kalanë e Skelës në Vlorë, kur deti atëherë kishte nën
sundimin e tij sipërfaqe të tëra toke .Dallgët e detit arrinin deri pranë
ndërkaq anijet nëpërmjet këtij kanali lundronin qartësisht për të shkuar drejt ngrehinës, që ka një
formë piramide me disa tregues të hollësishëm. Një gravurë tjetër e paraqitur
nga specialisti Gjerak Karaiskaj tregon
një pamje të kalasë,murri i saj i jashtëm kullat dhe pemët e shumta që
koordinohen njëra me tjetrën. Kalaja më e rëndësishme bregdetare, që ndërtuan
turqit në territorin e vendit tonë, është ajo e Vlorës. Kjo ndodhej në bregdet,
pranë skelës së sotme të qytetit, rreth 150 m nga buza e detit shkruan
Karaiskaj. Ndërtimi i kalasë në këtë largësi kishte për qëllim të zgjaste
distancën e mundshme të qëndrimit të anijeve armike dhe për pasojë të pakësonte
efektshmërinë e zjarrit të artilerisë së tyre. Nga kalaja e Vlorës sot nuk
ruhet asnjë gjurmë mbi tokë, pasi më 1905, gurët e saj u përdorën për të
shtruar rrugën Vlorë-Skelë. Por nga përshkrimet e
5.
Në shumë fshatra të lumit të Vlorës ,ka banesa që janë ndërtuar me objekte të marra nga ndërtimet e lashta,ose objekte që kanë përbërë pasuri kulturore.Qyteza antike e Olimpes, në fshatin Mavrovë, 20 km në juglindje të Vlorës .Mirëpo, ajo që na kishte tërhequr më tepër qe kalaja e Mavrovës. Rruga ishte përmirësuar nga qendra e fshatit, deri në lagjen Çakallovaj ku u ndeshëm me gjurmët e para të kalasë.Kalaja shtrihet në një sipërfaqe të mëdha rreth 13 ha . Vendi dhe gjurmët e saj shfaqen diku heshtin dhe zhduken .Lagjja ku shkuam në fillim kishte vetëm dy banorë ndërsa ndërtesat ishin ruajtur .Muret vijon brenda disa banesave,trakti i murrit vende-vende të humbiste. Gjurmët më të dhimbshme i kishte nekropoli. Vetëm ca shenja ku ishin gërmuar ndoshta 40 vjet më parë.Ca gurë të hedhur rastësisht. Shumë banorë kanë përdorur ndër kohëra gurët e kalasë për ndërtesat e tyre.
Kodra e Triportit ndodhet pranë Zvërnecit, ku janë zbuluar gjurmë të periudhës qytetare, të cilat janë në vazhdim të shekullit II.Në skajin verior të Gjirit të Vlorës, në Triport gjendet një varg i ulët kodrinor, që vazhdon prej veriut në jug dhe shtrihet deri në buzën e detit. Në veri të tij gjendet liqeni i Nartës, në perëndim dhe në jug deti, ndërsa në lindje gjendet një truall rreth 1 km i gjatë dhe 0.5 km i gjerë ,thotë Apollon Bace. Qyteti i fortifikuar dhe skela përmenden prej Çelebiut, ku sipas tij “në perëndim të fshatit Zvërnec, në një shkëmb në buzë të detit gjendet kështjella e Jengjeçit, prej së cilës ruhen vetëm rrënojat e mureve dhe një liman shumë i madh. Me gurët e tyre, Sulltan Sulejmani ndërtoi fortesën e Vlorës.Fakti që muret e kalasë së Vlorës janë ndërtuar me blloqe të thyera të periudhës antike, na shtyu të vëzhgojmë më me kujdes zonën e mësipërme. Gjurmët që u gjetën nga sondazhet treguan se linja e mureve ndiqte kodrën në 2/3 e lartësisë së saj, duke rrethuar një sipërfaqe prej 3 ha. Blloqet e murit, identike me ato që qenë përdorur në kalanë e Vlorës, janë dëmtuar në mënyrë sistematike edhe më vonë, duke shërbyer si gurore për ndërtimet që kryheshin përreth. Megjithëkëtë, poshtë pasqyrës së ujit dhe në pjesët e saj të fillimit ruhen ende gjurmë, të cilat së bashku me disa sondazhe dhe një skicë të K. Paçit, na japin mundësinë që të rindërtojmë në vija të përgjithshme planimetrinë e saj.
Keni dëgjuar për mnozaikun e famshëm të Mesaplikut.Mozaiku i parë u zbulua në vitin 1964, tek vendi i quajtur Kisha e Kacorrit, pranë burimit me të njëjtin emër, buzë lumit apo Përroit të Smokthinës. Në një sipërfaqe pothuaj 80 m katrore. Ky mozaik u shkatërrua gjatë punimeve bujqësore.U hodhë në lumë.Sëbashku me këtë shkatërim përfundoi edhe një pjesë e kulturës.