Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibran Demaku: Katastrofa na ka trokitur në derë!

| E marte, 04.08.2015, 08:25 PM |


KATASTROFA QË NA KA TROKITUR NË DERË DUHET NDALUAR!?. . .

Nga Dibran Demaku

Në popull tregohet:Nasradini kishte dëgjuar se diku larg rrethinës së tij ishte shfaqur një sëmunrje vdekjeprurëse. Nga ai moment kishte filluar t`i bënte lutje zotit që ajo sëmunrje mos të arrinte në rrethinën e tij. Kur sëmurja vdekjeprurëse kishte arritur në rrethinën e tij, ishte lutur që ajo mos të prekte fshatin e tij. Sëmurja vdekjeprurëse kishte arritur në fshatin e tij ai ishte lutur sërish qëajomos ta prekte familjen e tij. Kur sëmurja kishte prekur familjen e tij ai ishte lutur që ajo mos ta prekte apo zente atë vetë!. . .

Kombi shqiptar në përgjithësi dhe kombi shqiptar i Kosovës në veçanti, për shkaqe historike që dihen, gjatë rrugëtimit të tij në histori ka që i rrezikuar që të fshihet nga faqja e dheut. Por, ishte mendja e mprehtë popullore që e kishte mësuar atë që të mbijetonte çdo kurth e çdo ligësi që i kishin përgatitur armiqtë e shumtë ndër shekuj. Dhe fal asaj mprehtësie popullore ai ende gjallon edhepse i sakatosur në trup e në shpirt.

Pesqind vjet nën sundimin e Perandorisë osmane dhe afro njëqind vjet të tjera nën sundimin serbo-sllav, kombi shqiptar i Kosovës arriti të mbijetojë falë mprehtësisë së mendjes popullore dhe ruajtjes së traditave dhe zakoneve të tij kombëtare. Në momentet më të rënda të historisë së tij, kur ishte i rrezikuar që të zhdukej, ai pra kombi shqiptar kishte nxjerrur mendje të ndritura nga gjiri i vetë, që anijen pothuajse të fundosur në ujërat e rrëmbyera të historisë e kishin drejtuar drejt brigjeve të mbijetesës! Dhe ato mendje të ndritura të kombit ishin burra e gra të ditur, sypatrembur e trima,  që ishin përballur me stuhitë shkatërruese  nëpër histori dhe kishin dalur fitues dhe faqebardhë!

Atë që kombi shqiptar i Kosovës e kishte ruajtur e mbrojtur nën sundime të huaja dhe në kohë luftrash, e shkatërroi në mënyrë të dhimbëshme e katastrofale në gjashtëmbëdhjetë vite lirie?!Sot e këtu, në Kosovë për fat të keq, nuk mund të flitet më as për burrëri, as për ndeshmëri, as për besueshmëri as…?! Ato, tradidat më të mira, që e karakterizonin këtë komb, u zhdukën si një fluskë sapuni dhe për fat tonin të keq në kohën që ne themi të Lirisë?!Është ky një fenomen apo një theqafje historike e kombit tonë, me të cilöën do të duhej që sam ë shpejt të merreshin sociologët dhe psikologët më të njohur të kombit shqiptar në Kosovë në veçanti si dhe sociologët e psikologët e kombit shqiptar në përgjithësi!. . .

Në këto gjashtëmbëdhjetë vite të lirisë(lexo, anarkisë) ne shkatërruam gjithçka  kombëtare, materiale e morale të kombit e të vendit tonë! Shkatërruam tradita e zakone, shkatërruam për faqen tonë të zezë edhe arkitekturn e fshatrave dhe qyteteve tona. Sot fshatrat e qytetet tona ngjajnn fshatra e qytete turke e jo n fshatra e qytete europiane, kontinent ky q si duket ne u ndodhm aksidentalisht në të!Por, gjersa ndërtimet artitektonike mbase një ditë edhe mund të ndryshohen e përmirësohen, a do të mund që ne t`i rikthejmë ato tradita e zakone kombëtare e morale, që i ruajtëm gjatë shekujve e që i humbëm në këtë liri(anarki) që kemi?!

Pesqindvjetë ishte Perandoria osmane si pushtuese në trojet shqiptare dhe nuk kishte arritur që të ndërtonte e rindërtonte objekte të kultit fetar islam, sa ndërtuam erindërtuam ne përvetë gjashtëmbëdhjetë vjet lirie(anarkie). E shndërruam vendin tonë nga një vend europian në një vend arabo-aziatik?!Objekte të kultit fetar islamik sot ke pothuajse në çdo fshat e lagje qyteti të Kosovës?!Nëse do të bëhej një statistikë, jemi të bindur se me objekte të kultit fetar islamik, Kosova do të ua kalonte edhe vendeve të planetit, që vetën e quajnë  shtete islamike?!. . .

Dhe në ato objekte islamike, sot e këtu në Kosovë, nga hoxhallarë(lexo. spiunët e të gjitha ngjyrave kundër kombit shqiptar) predikohet gjithçka vetëm për islamin dhe asgjë për kombin. Ata(hoxhallarët) në predikimet e tyre fetare i mësojnë të rinjët shqiptar(që ata i quajnë mysliman) se si feja e tyre i lejon që të bëhjnë martesa edhe brenda familjes me të njejtin mbiemër?!. . .

Fal predikimeve të tilla, në fshatin e Xhemajl Abrisë, pra në Abri, që gjithmonë është përmendur për menquri, nëkohë të fundit kanë ndodhur dy martesa(dy mortaja) brenda familjeve me të njëjtin mbiemër që dotë thotë brenda familjeve të të njejtit gjak?!. . . Që fatkeqësia e këtyre dy martesave(mortajave) të jetë dhe të bëhet edhe më e madhe, askush nga burrat e atij fshati nuk del që të thotë se martesa të tilla nuk duhet që të bëhen?! Dhe jo, që vetëm që nuk duhet tëbëhen, por edhe ato dy që kanë ndodhur, duhet të prishen, sepse ato nuk mund të fnksionojnë?! Ato dy martesa(mortaja) nuk mund të funksionojnë as sipas ligjeve dhe as sipas zakoneve të vendit?! Ato nuk janë martesa, por siç ecekëm edhe më lart janë mortaja të ardhura nga hoxhallarët(spiunët e të gjitha ngjyrave kundër kombit shqiptar)?! E ata hoxhallarët(spiunët) kanë arritur që me predikimet e tyre të hedhin bomba të tilla shkatërruese brenda familjeve të të njëjtit gjak shqiptar?! Këto  dy bomba  të ndodhura në fshatin Abri duhet të eleminohen me çdo mjet dhe me çdo mënyrë?!. . . As nuk dua të mendoj e as të besoj se fshati i Xhemajl Abrisë ka mbetur pa burra?! Mendoj dhe besoj se burrat e Abrisë do t`i thërrasin mendjes  dhe do të bashkohen dhe të marrin qëndrim në çmontimin e këtyre dy bombave?! Nëse Abria ka mbetur pa burra, atëherë duhet të kërkohen burra nëpër Kosovë e më gjër që të gjenden burra dhe ta ndalin katastrofën që na ka trokitur në derë?!. . . Pra katastrofa që na ka trokitur në derë duhet ndalur?!. . . Duhet ndalur sa nuk është bërë tepër vonë!. . . Sepse po u bë tepër vonë atëherë nuk do të bëjnë punë as thirrjet e as lutjet, ashtu si nuk i kishin bërë punë as Nasradinit siç thuhet në fillim të këtijshkrimi!. . .