| E marte, 28.07.2015, 06:25 PM |
Poezi nga "Livadhet e
dashurisë"*
Nga Përparim Hysi
1.Dashuroj
Si diçka të pastër e të papërlyer
Ju kujtoj unë ju!
Ah, seç ndjej! Bubu!
Jeta nuk është shesh me lule
(Nuk e di seç mendoni ju?)
Por në zemër seç m'u ngule
Pupu! U bubu!
Ja: m'u prish mua qetësia
Edhe kot bredh tutje-t'hu!
Më marrosi dashuria
Jam si kuturu!
(Them:- Vallë, a ka sy?)
Nuk më sheh me buzë të plasur?
Më sheh! S'ka se si?!
Kur më sheh, po hë,de! Zbraze!
Dy fjalë ndajnë dhe detin
Më plase, mike! Më plase!
Fjala jote mua më duhet
S'kam si bëj ndryshe
Dashuria duket- duket
Pa si e pa qyshe?
Dhe, kur fole... ku je, ZOT?
ZOT, më bëj derman!!!
Puth e puth... e bot e bot
Dhe u bëmë duman.
2.Letër për një mike të vjetër
Ç'të të them, moj mike e vjetër?
Çfarë përpara të tregoj?
Në për ty e shkruaj këtë letër,
Se m'u shfaq imazhi, moj!
M'u bë flutur tek dritarja
Nga dritarja hyri brenda
Dhe më tej si vajti ngjarja
Dua ta dish që m'u drodh zemra.
M'u drodh zemra nga një flutur
(Nga një flutur të kem frikë?!!!)
Jo, moj, jo. Qe ti e bukur
Ti më drodhe... edhe pikë.
Kemi kohë pa u takuar
Veç për shkaqe subjektive
Por asgjë nuk kam harruar
Ndaj të shkruaj,e shtrenjta mike!
Nga dritarja hyri flutura
Dhe nga flutura unë u drodha
S' i harroj çastet e lumtura
Ndaj dhe letrën unë e shkrova.
3.Sytë e tu
Sytë e tu që po "perëndojnë"
Sikur ja dhe po të vjen gjumi
Unë e di që më premtojnë
Për ca çste prej fatlumi.
Ata sy të mrekullueshëm
Ata sy aq përvëlues
Janë për mua aq të "lexueshëm"
Se di të zbërthej "rebus".
Ata sy premtojnë ngrohtësi
Dhe ma ngrohin zemrën time
Përvëlues, se s'ka se si
Që u ndeza furrëkamine.
Unë u ndeza furrëkamine
Se më ndezën ata sy
E, pastaj, ca përjetime
Që i dimë veç unë e ti.
4.Statu quo
Është pak të them:-Jam i mërzitur!
Se nuk e prisja që mos të më shkruaje
Sa kam pritur! Sa kam pritur!
Kam një shpirt prej Saharaje.
Si në shpirt të kem shkretëtirë
(Asnjë lajm ... dhe as mesazh)
Si vërtet të ndihem mirë
Kur nga ti s'ka asnjë llaf?
Pse kështu? Vërtet zhgënjehem
(Mos po vuaj nga iluzioni?)
Nuk kam moshë që të gënjehem
As rrëmbehem emocioni.
Ballë për ballë: në rregull,"letrat"
Dhe shkëmbejmë "kredencialet"
Jam"spicer" që lexoj "recetat"
Dhe diagnoza, lexon: malle.
Malle ku "shkëmbejmë tepsitë"
Sç dhe bëjnë dy miq të mirë
Porse ti sikur po prish"tapitë"
Dhe vërtet që s'ndihem mirë.
5. "LIvadhet" e dashurisë
"Livadhet" e dashurisë i kullota
Atëherë kur unë qeshë djalë
Duket me dashuri nuk u ngopa
Dhe tash që jam kokëbardhë.
Kullota si një kalë hergjele
"Livadheve" kullota azat
Djalërisë, asaj kohe të mjaltë?
Tani, i moshuar, jam me thinja
"Livadhet" që kullota i kujtoj
Oh, asnjëherë dashuri nuk u nginja
Dhe, përmjet vargjesh, rënkoj.
Rënkoj sikur kam një plagë
Që koren me vargje ia heq
Djalëri, o moj kohë e bardhë!
Të kujoj, dhe vërtet ndihem keq.
Ndihem keq dhe jam i turbull
Njëhera më vjen para sysh
Kohë e djalërisë,e ku ka më të bukur?
Dhe zë e mbytem nostalgjisë.
6. Për Sikën **
Sot Sika, pa mua, shkoi tek njerëzit e saj
Mua nuk ma mbajti nga vapa.
Pa Sikën, nuk e kam hiç kollaj
Pa të, gati më zë data.
Më bëhet sikur ja... hapet dera dhe po vjen
A rrohet pa ajër? Pa oksigjen?!!!
7. Një natë pa ty
Një natë pa ty, për mua: sa për një vit
Se dy trupa jemi, po kemi një shpirt
Sado është vapë, pa ty: mbërdhij.
* libri doli nga shtypi më 18 korrik
** Sika është imeshoqe dhe poezitë nuk janë në vëllim.Dy poezitë e fundit u shkruan më 25 korrik 2015