| E shtune, 26.07.2008, 03:10 AM |
E cuditshmja dhe paradoksalja ne historine e tangave, qendron ne faktin, se ato e kane burimin nga veshjet e burrave. Behet fjale per te ashtuquajturat "loincloth", te cilat me disa ndryshime qe iu jane bere ne kulturen moderne perendimore jane konceptuar si te brendshme femerore. I keni parasysh veshjet e Tarzanit apo te mundesve te sumos? Pikerisht aty e kane origjinen edhe tangat. Ne kohet moderne, tangat jane shnderruar ne veshje e popullore ne Brazil, ku ato jane konceptuar ne formen e rrobave te banjes. Nderkohe origjina e fjales tanga vjen nga anglishtja e vjeter "thwong", qe ka kuptimin e nje rripi lekure. Kalimi i pare nga "loincloth" te tangat eshte shenuar permes nje veshjeje te ndermjetme te quajtur "jockstrap" krijuar nga kompania e veshjeve sportive ne Chicago, "Sharp & Smith" ne vitin 1874. Nderkohe referencat e para te tangave ne shekullin XIX shenohen pikerisht ne vitin 1939, ne Nju Jork, kur Majori Fiorello LaGuardia urdheroi kercimtaret e zhveshura te visheshin ne nje menyre me te pershtatshme. Nderkohe Jacques Heim's dhe RĂ©ard's, krijuesit origjinale te bikinit ne vitin 1946, kishin krijuar kilota, qe nga pas dizenjohehsin si tanga. Stilisti Rudi Gernreich cilesohet si njeriu, qe krijoi tangat moderne ne vitin 1974, te cilat fituan shume popullaritet vecanerisht ne Ameriken e Jugut dhe Brazil. Gjate viteve 1990, tangat nisen te fitonin perdorim te gjere ne popullsine amerikane. Ne vitin 2006 shitjet e tyre kapnin vleren e me shume se 2 bilione dollareve ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Edhe meshkujt me tanga
Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ne Evrope, veshja e tangave nga burrat ishte e limituar vetem nga balerinet e nates apo striptistet. Kohet e fundit eshte vene re, se te pakten 4% e amerikaneve i kane tangat te mbathurat e tyre te preferuara, nderkohe, qe rreth 20% e tyre preferojne t'i veshin tangat me raste te caktuara, vecanerisht brezat e rinj.
Ndalohen ne shkolla
Disa institucione si shkolla dhe universitete e kane te ndaluar perdorimin e tangave. Ne nje rast ne vitin 2002, zevendesdrejtoresha e nje shkolle te larte femerore, ne San Diego, kreu kontroll fizik te me shume se 100 vajza, gjate kohes qe ato hynin ne shkolle. Ky akt shkaktoi reagimin e ashper te vajzave dhe prinderve, qe kerkuan hetimin e sjelljeve te nendrejtoreshes. Per t'u mbrojtur, ajo ishte shprehur se kete kontroll e kishte bere per sigurine e studenteve dhe jo thjesht per perdorimin e tangave.
Kur tangat fitojne vemendjen
Me shume se sa ekspozimin e veshjeve, dikur femrat shqiptare ekspozonin tangat. Forma dhe ngjyra nga me te ndryshmet, me lule, zinxhire, punime, te jepnin pershtypjen e nje parade te heshtur, qe dukej se kerkonte te tundonte seksin tjeter. Me guximtaret lejonin qe rripat elegante te tangave te shfaqeshin dukshem siper pantallonave, nderkohe, qe te tjerat mjaftoheshin me pantallonat me bel te shkurter, qe gjate levizjeve te ndryshme te trupit, lejonin ekspozimin e te brendshmeve "seksi". Ndoshta mund te duket jo shume etike te flasesh per tangat, per ato lloj te brendshmesh provokuese per meshkujt dhe te njohura vone ne Shqiperi. Por ne fakt nuk duhet te jete keshtu, sepse nese femrat shqiptare guxojne t'i ekspozojne ato, nuk kane perse te vihen ne siklet te flasin per tangat. Sidoqofte tashme femrat jane mesuar, nuk kane me synime ekzibicioniste. Edhe pse tangat vazhdojne te jene pjese e veshjeve te tyre, tani ato jane me pak te ekspozuara.
Ciljeta: "Nuk me pelqejne shume, vetem me raste"
Ju kujtohet Ciljeta ne kengen "Tekila"? Atehere sapo kishte nisur rrugen e muzikes dhe imazhin e saj seksi e plotesonin nje pale tanga provokuese, qe dilnin siper pantallonave. Sot ajo e pranon, qe kete mode ne Shqiperi e shpiku ajo. Dhe duhet thene se ia doli mbane. Pak kohe me vone, jo vetem adoleshentet qe dilnin ne bllok, por edhe shume kengetare te tjera do te dilnin ne skene duke ekspozuar tangat. Nje pamje shume provokuese, nuk duhet mohuar. Megjithate sot,duket se Cili ka ndryshuar mendim. Tangat nuk i duken shume praktike ne jeten e perditshme dhe per me teper, ndoshta nuk e kane me tundimin e dikurshem. "Nuk me pelqejne shume, i vesh vetem ne rastet, kur duhet te zgjedh ndonje fustan ta caktuar", shprehet ajo, duke shtuar se ne jeten e perditshme preferon gjera me praktike.
Rozana: "I perdor dhe i blej te shtrenjta"
Besoj e keni kuptuar, qe Rozana Radi eshte nje femer shume ekzibicioniste dhe qe i pelqen te luaje me look-un. Kohet e fundit e kemi pare shpesh te vishet me pantallona te shkurtra, qe duket se hyjne ne preferencat e saj. Por shohim se Rozana eshte shume e pakompleksuar edhe kur flet per te brendshmet. Nuk i duket tabu, nuk mendon se eshte sekret dhe pranon te shprehet edhe per tangat, nje teme te cilen shume nga koleget e saj kengetare e refuzuan. "Me pelqejne tangat dhe i perdor ne jeten e perditshme", shprehet kengetarja duke shtuar madje, se shpenzon per t'i zgjedhur cilesore dhe pse jo, seksi.
Enada Atnikolla: "Jane te rehatshme dhe komode"
Me shije te holla dhe ekzibicioniste ne natyren e saj, stilistja Enada Atnikolla i sheh te brendshmet, si pjese e veshjes. Te tilla jane edhe tangat. "Gjykoj, qe jane shume te mira, sepse fale tyre nuk ndjehet shkeputja e formave mbi fustan. Jane te pershtatshme, sepse nuk humbet feminiteti i veshjes", tregon Enada. Por cilat jane ngjyrat e rekomandueshme? "Ngjyrat jane te keshillueshme ne varesi te veshjeve dhe dihet qe tani ne vere edhe syri kerkon nuanca me te hapura", pohon ajo. Megjithate stilistja nuk perjashton edhe tangat e zeza e vecanerisht ato ae kane ngjyren e trupit, te cilat nuk lejojne reflektime, duke nxjerre ne pah linjat dhe veshjen. Nje femer moderne, trendy dhe shume e natyrshme, Enada pranon se hyne ne kategorine e atyre, qe i preferojne tangat. "Ne jeten e perditshme jane komplet te rehatshme dhe sigurisht, sa me i mire te jete materiali aq me komode jane. Hyjne te te brendshmet, qe perdor dhe une, i shoh te pershtatshme".
Irma Libohova: "Eshte gjetje e burrave per t'i pare femrat me seksi"
Edhe pse motren e saj Eranda e kemi pare te luaje me performancat e tangave, me Irmen kjonuk ka ndodhur. Brenda natyres se saj te vecante dhe stilit rinor, qe synon te kete ne veshje, Irma nuk e tepron. Sa per tangat?! "Mos te duket mosha ime, qe te perdori tangat"?, pyet duke qeshur. Megjithate Irma pranon se ne raste shume te rralla edhe ajo nuk i ka shpetuar kesaj "te keqeje femerore". "Ai qe i ka shpikur tangat, ndoshta e ka dashur shume gruan, ose ka qene maniak. Eshte nje gjetje qe nuk eshte shume ne favorin e femrave, kurse meshkujve iu shkon per shtat per t'i pare femrat sa me seksi", tregon kengetarja me humor. Gjithsesi Irma mendon se tangat nuk jane aspak te rehatshme. "Ka te tjera menyra, qe mund te vishesh me shume komoditet dhe pa e prishur etiken e fustanit", pohon ajo.
Silva Gunbardhi: "Dukesh seksi, por nuk jane te rehatshme"
Nuk eshte natyre qe luan dhe e ekzagjeron men veshjen. Synon, qe brenda thjeshtesise te gjeje edhe te vecanten. E tille Silva Gunbardhi shfaqet edhe me te brendshmet, ndaj tangat nuk jane shume ne natyren e saj. "Ne jeten e perditshme nuk i vesh, madje edhe ne koncerte shume me rralle, vetem atehere kur kam veshje qe me kushtezojne", pohon ajo. Por Silva, ashtu si edhe koleget e saj pranon qe me tanga, femra duket me seksi, sepse edhe format shfaqen me qarte, por i gjithe problemi qendron ne faktin, qe nuk jane aspak te rehatshme. "Duke qene se une jam natyre, qe me pelqen te jetoj rehat, nuk i perdor. Nuk dua te dukem bukur, pa u ndjere mire me veten".
Anjeza Shahini "Vetem nese jane te domosdoshme"
Te vishesh me tanga per Anjeza Shahinin nuk eshte ndonje cudi. Megjithate ne jeten e perditshme, ajo nuk preferon zgjedhje te tilla. "I perdor tangat, por jo per dite, sepse nuk i gjej shume komode", shprehet kengetarja. Megjithate atehere kur fustani e kushtezon veshjen e te brendshmeve, edhe ajo i nenshtrohet kesaj shpikjeje mashkullore.