| E marte, 21.07.2015, 07:55 PM |
IKJET MASIVE NË RRETHIN E HASIT
DRET GJERMANISË
Nga Ukshin MORINA
Ikjet masive të popullit Shqiptarë drejtë vendeve evropiane muajit e fundit po shkaktojnë probleme të mëdha për ekonominë e vendit tonë.
Kjo plagë e madhe e shoqërisë sonë po prekë gjithnjë e më shumë edhe rrethin e Hasit, ku mjaftë banorë të kësaj zone janë larguar drejt Gjermanisë për një të armdhme më të mirë.
Kjo ikje po kthehet në një epidemi vrasese për banorët e rrethit tonë ku me dhjetra qytetar dhe banorë të zonave të thella malore po aplikojnë masivisht për pasaporta për tu larguar nga trojet e tyre.
Por a kanë në të vëtetë të drejtë banorët e kesaj zonë të largohen nga vendi i tyre e t’u drejtohen gazermave Gjermane për emigracion?
Në ç’kushte dhe rrethana jetojnë keta njerëz që detyrohen të largohen drejtë perëndimit?
Pse pikërisht sot u krijua kjo situatë e pazakontë, e cila po zbrazë me dhjetra fshatra e qytete për në drejtim të perëndimit?
Unë mendoj se largimi masiv i banorëve të këtij rrethi po stimulohet nga qarqe dhe politika dashakeqe të cilat kanë për qëllim të krijojnë destabilitet në vendin tonë.
Një nxitje tjetër e madhe është e vet Gjermanisë e cila stimulon refugjatët tanë me 143 euro për person. Kjo ka sjellë levizje masive jo vetëm në rrethin tonë, por në të gjithë Shqipërinë.
Nuk mund ta mendoj arsyen e kësaj levizje ku qindra njerëz drejtohen në vendet e perëndimit, duke u keqtrajtuar rrugëve të zbrazura të evropës për një shumë të tillë.
Si është e mundur të largohesh nga vendi yt duke mohuar kështu liritë dhe të drejtat themelore të fëmijëve.
T’u mohosh atyre shkollën e t’ju prezantosh një gjuhë dhe kulturë tjetër?
A është e drejtë të humbasësh gjithë pasurinë e ndërtuar ndër vite, për një mashtrim të hidhur nga qarqe dhe politika destabilizuese për vendin?
Ku mund të ndihesh me mirë dhe më i lirë se në tokën tënde, në atdheun tënd të begatë?
Unë mendoj se banorët e zonës sonë nuk janë në kushtet e një migrimi ekonomikë, pasi që rrethanat në të cilat ata jetojnë mundësojnë zhvillimin e një jete normale për vetën dhe fëmijët e tyre.
Një shtëpi apo një pronë në rrethin e Hasit mund të kushtojë po aq sa dhe në Tiranë sot.
Hasi është vendi me emigracion më të madh në Shqipëri në raport me numrin e popullsisë dhe se pjesa më e madhe e tyre janë emigrant në Angli që prej 15 vitesh.
Një pjesë e mirë e popullatës është e punësuar në shtet sipas shkallës së kualifikimit, ndërsa një pjesë tjetër tek biznesi privat. Shumë të tjerë trajtohen me ndihma sociale nga shteti dhe pse një pjesë e madhe e tyre posedojnë tokë, makina dhe bagëti.
Kjo ka krijuar një nivel jetese relativisht të mesëm për banëret tonë dhe se ikjet masive të koheve të fundit, nuk e jusifikojnë faktin e një emigracioni ekonamik.
Të mendosh se në perëndim mund të jetosh pa punuar, është një mashtrim i madh, duhet pyetur emigrantët tanë që jetojnë prej vitesh atje, se në ç’rrethana dhe kushte kanë mundur të sigurojnë të ardhurat e tyre.
Ikjet masive në rrethin e Hasit përbëjnë një shqetësim të madh për të gjithë shtresën intelektuale që e drejton ketë vend nga që shumë shpejt do të përballen me rrethana të panjohura në të ardhmen dhe për rrjedhoje dhe vet ata do t’i drejtohen eksodit drejtë Gjermanisë.
I ndodhur në rrethana shumë shqetësuese për vendin tim, ju bëj thirrje të gjithë atyre që mendojnë për një jetë me të mirë në perëndim, të mos e braktisin këtë vend të bekuar ku jetuan gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë, por të dinë të shikojnë dhe të kuptojnë, se nuk ka dhe s’ka për t’u gjendur vend më i bukur për të jetuar si Shqipëria.