| E premte, 17.07.2015, 07:30 PM |
BEQIR
BUZUKU
BAR PËR MBARËSI
Në këtë kohë, kohë të larushive
Shumkush lëngon nga sëmundja e çorodive...
Medoemos do të shpiket ndonjë bar
Ecjes përpara për t’i dhënë kahje të mbarë.
Dhe nga ai bar presim mrekulli
Me të sikur me dorë magjike
Mund të flakët çdo mbrapshti.
Ai bar do të ndikojë mirë në sy
Ju dhuron dritë atdhedashurie
Atyre që gjithçka u duket vetëm zi...
Kemi edhe të tjera mangësi
Koha do gjejë mënyra për t’i zhbi.
Egoizmi, xhelozia, shpifjet, përçarja...
Janë egjër në t’shtetit arë
Duhet për t'i herrur sa më parë.
Nëse te ne s'gjen vend asnjë keqveprim
Shembet rruga që shpie në moqal zymnaje
Dhe hapen shumë shtigje drejt lulnaje...