| E enjte, 16.07.2015, 07:56 PM |
Çka (s’) ofron vizita e
Kryeministrit VUÇIQ në Preshevë ?
Nga Mr. Sc. Refik HASANI
Vizita e Kryeministritë të Serbisë , VUÇIQ që është paralajmëruar për sotë datë 15 korrik , në Bujanoc dhe në Preshevë, pashmangshëm , lindin dhe parashtrohen disa pyetje :
- Cila është arsyeja e ksaj vizite , pas ,,mikëpritjesë’’ që i bënë në Srebrenicë të Bosnjës më datën 11 korrik me rastin e dy dekadave të masakrës së Srebrenicës , ku dy ditë para se t’i mbush dy dekada BE-ja miratoi një rezulutë dhe e konsideroi edhe zyrtarisht masakër dhe gjenocid mbi civilët Musliman .Nëse ishte e planifikuar kjo vizitë më herët,
A mundë të shmanget dhe të mos realizohet,
- Çka nënkupton kjo vizitë në këtë Krahinë shqiptare , që është shumë afër dhe kufizohet me Rajonin e Gjilanit të Kosovës dhe atë të Kumanovës së Maqedonisë ,
- A thua Kryeministri Serbë, do të vizitoj Preshevën duke ju afruar së paku më afër Maqedonisë në këtë rast Kumanovës,
- Ndoshta z. VUÇIQ do t’ju premton shqiptarëve të tri komunave respektimin e të drejtave të njeriut dhe atij kolektiv , krahas krijimit dhe formimit të asosacioneve të Komunave Serbe të Kosovës do të formohet edhe i ngjashmë një asosacion në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë, - Kryeministrin , sigurisht e kan njoftuar këshilltarët e tij nëse ka harruar , që kjo krahinë qysh më datën një dhe dy mars të vitit 1992 ka mbajtur Referendumin që të jetë një krahinë në veti apo bashkëngjitje me Kosovën amë,
- Kjo vizitë , ndoshta është menduar që publikisht të thuhet në vendin e duhur pasi është hequr memoriali provokues i vendosur në fshatin Luqan të Bujanocit , dhe po nga Kryeminstri do të rrjedhë propozimi për rishikimin e marrëveshjes së Konçulit dhe kyqjen e ish-strukturave luftarake të UÇPMB-ës , në nivel lokal dhe qendror pikërisht në këtë vizitë,
- Sigurisht ky Kryeministër ka vendosur që në qendër të Bujanocit të lejoj dhe përuroj shtatoren e heroit ton Kombëtar ,,Skënderbeut’’ , dhe kthimin e lapidarit të UÇPMB-ës të hequr më 20 janar 2013 që ishte vendosur në qendër të Preshevës pran objektit të Komunës ,
- Më në fundë kjo vizitë do të nënkupton ndoshta që edhe shqiptarët në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë do të gëzojn reciprocitetin dhe të ken një Universitet publik në Gjuhën Shqipe , Nëse asnjë nga këto pika nuk realizohet , kjo vizitë do të shenon ndoshta që të shikohet mundësia që ushtria dhe xhandarmëria Serbe edhe më tej të vazhdojn të mbesin nëpër poligone ushtarake apo të kthehen nëpër kazerma me gjithë arsenalin e tyre ushtarak dhe krejt në fundë Sigurisht nuk do të jet së paku vetëm ky Kryeministër që do të vjen në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë, por vazhdohet i njëjti trendë duke u zbrazur dhe duke u diskriminuar këto qytetarë shumicë që e përbëjnë këtë krahinë shqiptare të mbetur padrejtësisht nën admnsitrimin e Serbisë.