Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pirro Prifti: Masakra e Srebrenicës dhe Masakrat e ISIS

| E merkure, 15.07.2015, 07:33 PM |


Masakra e Srebrenicës dhe Masakrat e ISIS- Genocide nga Redikalizmat Fetare

Nga Pirro Prifti

Kaluan 20 vjet qe nga Masakra e tmerrshme e Srebrencës në të cilën u vranë 8.000 myslimane nga trupat paramilitare serbe me 11 korrik 1995.

Ky krim lufte ndaj popullatës së pambrojtur të asaj kohe përkatëisht ndaj burrave dhe djemve boshnjakë të moshës 12vjeç deri në 77 vjeç i bërë nga Ushtria e Rupblikës Serbe (VRS) në komandën e serbit famëkeq Ratko Mlladiç (përfshi njësinë paraushtarake Scorpion), sot pas 200 vitesh përkujtohet me dhimbje, nderim e respect të madh. Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës e kualifikoi këtë krim makabër  si Genocid.

Me 11 korrik 1995 kjo masakër e kryer nga trupa ushtarake të cilat nuk mund të ishin aspak trpa ushtarake se sa radikalistë kristianë orthodhoksë  që nuk kishin assgjë të përbashkët me oktrinë Kristianë që përmblidhet më dy fjalë: Paqe dhe Dashuri, është e njëjtë me krimet që po kryhen sot në Siri, Irak, Jemen, nga ISIS dhe Boko Haram në Nigeri, si dhe me krimet e Al Qaedës vite me parë nëpërmjet atentave, vendosjes së explozivëve, minave, në SHBA, Çeçeni, Angli, Francë,.

Masakra e Srebrenicës mbetet sot një nga krimet më të mëdha të luftës pas luftës së dytë botërore, krim i kryer gjatë luftës për ndarjen e Jugosllavisë, në të cilën trupat serbe përpiqeshin të mos lejonin Bosnjën dhe boshnjaët të shkëputeshin si tërritor dhe popullsi. Duke e parë të pamundur mbajtjen nën Federatën serbe, ekstremistët serbe të indoktrinuar me fanatizma fetare bënë një masakër aq të rëndë  sa ajo ka lënë gjurmë të thella në popullatën myslimane të Bosnjë-Hercegovinës.

Të shtunën u mbajt një ceremoni e madhe e përkujtimit në qendrën memoriale Potoçari në Srebrenicë në Bosnjë, ku radhët e gurëve të varreve dëshmojnë për vrazhdësinë e luftës. Liderë të kaluar dhe aktualë të botës, përfshirë presidentët e Kroacisë, Malit të Zi dhe Sllovenisë, pritet të marrin pjesë në komemoracionin e organizuar për viktimat. Edhe Presidenti amerikan Bill Clinton mori pjse.

Kryeministri Serb u qëllua me gurë në shënjë urrejtje ndaj fjalëve të tij para 20 vitesh kur ai ishte i rid he në një bisedë televizive kishte komentuar se… për cdo ser btë vrarë do të vriste 100 myslimanë boshnjakë

Pas disa vitesh të shmangie – të ndihmuar edhe prej gatishmërisë së disa qeverive radhazi në Serbi që të mbyllet njëri sy dhe prej dyshimit të madh publik në drejtësinë e Hagës – Mlladiqi dhe Radovan Karagjiqi, lider i serbëve të Bosnjës gjatë kohës së luftës, më në fund u arrestuan. Ata tani po gjykohen për krime në Tribunalin për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi.

Serbia arrestoi në mars tetë të dyshuar për pjesëmarrje në krim dhe për vrasjen e 1000 boshnjakëve në një depo në Kravica, afër Srebrenicës.

Arrestimet ishin përshkruar prej prokurorëve si të parat prej policisë serbe të akuzuar për përfshirje në vrasje në Srebrenicë.

Ky veprim tregon se Serbia po reagon dhe po ndërgjegjësohet duke u përpjekur të shmangë ideologjinë raciste ndaj myslimanëve, dhe se po përpiqet të integrohet në BE sipas standarteve europiane dhe jo me paragjykimet e së kaluarës.

Megjithëse Rusia vendosi veton për të kundërshtuar cilësimin e një masakre të tillë si Genocid, përkujtimi i kësaj masakre me 11 korrik në Potoçari, u bë dhe mbetet që Kryeministri Serb Vuçiç dhe Presidenti sserb Nikoliç duhet të kërkojnë ndjesë publike ndaj kësaj masakre të padëgjuar, pavarësisht se kjo ndjesë thuhet që është deklaruar.

Krimet e kryera para 20 vitesh nga trupat ushtarae sebe të indoktrinuara me një ngjyrim të ekstremizmit fetar nuk duhet të kishin vend në Ballkan aq më tepër kur popullsitë e Ballkanit janë jovetëm fqinjë me njëra tjetrën por edhe bashkejtojnë me njëra tjetrën, duke mbajtur hapur urat e miqësisë dhe të fqinjësisë së mirë ndërmjet popujve.

Aktualisht janë politikat aggressive dhe radikaliste të mbushura me mllf dhe urrejtjedhe plot racizëm ndaj popullatave myslimane në Ballkan ato që shkaktuan Srebrenicën.

Sidoqoftë, sot 20 vjet pas Masakrës së Srebrenicës, po shohim një modalitet tjetër të ekstremizmit me ngjyrime fetare për të krahut tjetër, atij rdikalist islamik, i cili ndonëse nuk ka kupolë politike në Ballkan ka një mbështetje të gjërë nga radikalizmi i ashtuquajtur islamik  në emrin e kalifatit iSIS, grupeve Boko-Haram, Al Qaidës, dhe grupeve të tjera të disa sekteve fetare islamike në Lindjen e mesme dhe në Afrikë.

Urrejtja dhe racizmi që ushtrojnë këto grupe ekstremiste ndaj popullatës së thjeshte islame, lufta midis sekteve fetare Synii ndaj Shia-ve, shkatërrimi i vlerave antike botërore në Homs, Palmira, al-Sukhna, etj, vrasjet me dekapitim të atyre që nuk janë myslimanë, marrjen skllave të vajzave dhe grave të një komuniteti të vogël të quajtur Jazdi, degjenerimi moral dhe seksual i ushtarëve të iSIS, dëbimin dhe vrasjen e të krishterëve në Siri, irak, prishjen e kishave në këto vënde madje dhe në Paksitan, kërcënimet ndaj botës perëndimore,SHBA, dhe vëndeve të BE, Kanadasë,kërcënimi për ta përfshirë të gjithë Shqipërinë, Kosovën  dhe Ballkanin nën shtetin islamik të kalifatit, tregojnë se sa të drejtë ka Kryeministri Edi Rama, në përgjigje ndaj europarlamentarëve se.. nëse BE nuk kthen vëmëndjen ndaj Shqipërië (Kosovës dhe Ballkanit), atëhhere ajo (Shqipëria) do të bjerë në dorë të iSIS…..

Kjo nuk është shaka, por një realitet i rrezikshëm përballë të cilës po gjëndet Shqipëria dhe Kosova, në të cilat po lulëzojnë pika të radikalizmit islamik (I cili në fakt ka vetëm formën e një feje islame), ku përgatitn shkojnë, luftojnë dhe vriten luftëtare me origjinë shqiptare dhe kosovare.

Ky kontigjent tregon se Shqipëri e Kosova janë seriozisht të rrezikuara nga një masakër e ngjashme me atë të Srebrenicës.

Pavarësisht se populli shqiptar ka një bashkëjetesë dhe tolerancë të shkëlqyer fetare, pikërisht për shkak se janë të një etnie por edhe për shkak të arsmimit të mirë të të gjithë popullatës , traditave të mikritjes, dhe të fqinjësisë së mirë, prania e lobeve radikaliste që financohen nga grupe private arabe apo dhe turke për të krijuar qëndra trainimi, duke kthyer xhamitë nga qëndra të faljes dhe të nënështrimit ndaj Zotit, në vënde urrejtjeje ndaj popullatës jo myslimanë.

Kjo, ka për të krijuar një precedent në të ardhmen dhe mund të prishë këtë stabilitet të brishtë e të krijuar me aq mund nga populli shqiptar por edhe nga popujt fqinjë.

Del e rëndësishme që shteti duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar të varfërit dhe shtresën nën minimumin e jetesës që to të integrohen në shoqëri, sepse ndryshe kjo shtresë e varfër dhe e pa-arsimuar mirë, priret të shesë vetën për para për të mbijetuar, dhe do të jetë kontigjenti i parë për luftëtarët e ISIS.

Koha po i ngjan viteve 1362, kur për herë të parë nga Karl Topia u pranuan ushtarët osmanë për të ndihmuar Karl Topinë të luftonte Balshajt.

Dhe Historia dihetsi përfundoi. Shqipëria ndenji 500 vite në robëri nga një pushtues mizor dhe mezi fitoi,me një pavarësi të  cunguar.

Le të përpiqemi që të mos përsërisim historinë sepse dëmi do të jetë i jashtzakonshëm si për popullin tonë ashtu dhe për fqinjët.

priftipirro@hotmail.com