| E marte, 14.07.2015, 07:44 PM |
TË DËSHPËRUARIT!. . .
Nga Dibran Demaku
Edhe dëshpërimi është një kategori sociale në jetën e njeriut. Ai shfaqet pas ndonjë dëshire të paplotësuar në jetën e individit, apo edhe të individëve. Dikush atë, pra dëshpërimin e tejkalon në mënyrë njerëzore e dikush mbytet në valët e tij rrëmbyese!Pastaj kur nuk gjenë rrugëdalje tjetër, largohet nga ai mjedis, pa menduar fare për pasojat!. . .
Shqiptarët, mbase janë populli më i çuditshëm në botë!Nuk e durojnë mendimin ndryshe, qoftë të individit apo të kolektivit, por veprojnë krye në vete!Edhe më të rrëmbyer tregohen kur nuk ju plotësohet një dëshirë e tyre. Atëherë, dëshpërohen, qofshin si individë apo si kolektiv dhe largohen nga ai ambient dhe kërkojnë ambient tjetër për t`i realizuar synimet apo ambiciet e tyre qofshin ato individuale apo kolektive!. . .
Të tillë janë ata në çdo lëmi të jetës! Ky fenomen shqiptar shfaqet sidomos në Partitë politike në veçanti dhe në Politikë në përgjithësi. Mjafton që Partria X politike të mos ia plotësojë qoftë edhe vetëm një dëshirë një anëtari të saj dhe ai menjëherë kërkon të ikën nga ajo Parti për të zënë vend në ndonjë parti tjetër politike, me shpresë se atje do t`i realizojë ambiciet dhe synimet e tij?!. . . Nëse nuk gjen vend në ndonjë Parti ku ai t`i realizojë ambiciet apo synimet e tij, ai pra individi, apo individët krijojnë Parti të re politike?!. . .
Që nga pas lufta e këtej, ky fenomen(i ndërrimit të partive politike nga individë) është bërë pathuajse i përditshëm!Sa e sa individë të veçantë, por edhe si kolektivitet, kanë ikur nga partitë e mëparëshme dhe iu janë bashkangjitur partive tjera e në shumë raste edhe kanë krijuar parti tjetër politike?!. . . Pyetje tjetër është se sa kanë pasur jetë ato parti politike të krijuara nga Të dëshpëruarit?!Në shumicën e rasteve, ato parti politike të krijuara nga të dëshpëruarit, kanë vepruar për njëfarë kohe, pastaj e kanë pushuar aktivitetin e tyre politik, sepse ju kanë ikur anëtarësia! Si shembull i kësaj që u tha më lartë mund të mirret Lidhja demokratike e Dardanisë, e cila ishte krijuar nga një grup individësh që kishin mbetur të dëshpëruar nga Lidhja demokratike e Kosovës!Ajo, pra Lidhja demokratike e Dardanisë ishte si të thuash një fraksion i ndarë nga Lidhja demokratike e Kosovës, e cila synonte që të bëhej një Parti e mirëfilltë politike!Veproi për një farë kohe, sepse në zgjedhjet e para kishte fituar ca vende deputetësh në Parlamentine Kosovës! Pastaj në zgjedhjet tjera nuk do ta kalonte as pragun zgjedhor dhe pastaj do të shuhej si Parti politike?! Ishte krijuar si parti e Të dëshpëruarëve dhe si e tillë edhe do të ikte nga skena politike e Kosovës?!. . . Mbase një fat të tillë mund ta ketë edhe Nisma për Kosovën, e cila u formua si parti politike e individëve të dëshpëruar nga partia-mëmë, Partia demokratike e Kosovës! Edhe Nisma për Kosovën në zgjedhjet e para paarlamentare mori ca vende deputetësh në Parlamentin e Kosovës, por mbetët të shihet se çfarë rezultati do të tregojë në zgjedhjet e ardhëshme!Nës do t`i ndodhë si Lidhjes demokratike të Dardanisë, që mos ta kalojë as pragun zgjedhor, atëherë edhe Nismës nuk mund t`i ndodhi po e njëjta?!
Të dëshpëruar politikë po paraqitën sërish Në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sipas lajmeve të pakonfirmuara që vijnë nga andej, flitet se së shpejti kësaj partie politike do t`i shkëputet një fraksion i udhëhequr nga Vjosa Osmani?! Siç duket edhe Vjosa është e dëshpëruar që nuk arriti t`i marrë frenat e Lidhjes demokratike të Kosovës, në zgjedhjet që kaluan, andaj ajo ka vendosur që të largohet?! Nëse Vjosa dhe fraksioni i saj, si Të dëshpëruar, ikin nga Lidhje demokratike e Kosovës dhe si të tillë formojnë Parti të re, që do të thotë Partinë e të dëshpëruarëve, lehtë mund t`i ndodhë asaj dhe Partisë së re, siç i ndodhi Nexhat Dacit dhe Lidhjes demokratike të Dardanisë?!. . . Partitë politike nuk duhet të krijohen nga dëshpërimi, por pas një studimi të thellë të skenës politike të Kosovës!. . .