Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi: Mos ma bastardhoni flamurin e Kastriotit!

| E premte, 10.07.2015, 08:50 PM |


MOS MA BASTARLLONI FLAMURIN  E GJERGJ  KASTRIOTIT – SKËNDERBEUT

NGA AGIM GASHI

Mbrëmë qita një shkrim tragjik ku zbulohet një aferë seksuale brenda një familjeje diku në Turqi , dhe se si ishte vrarë një voglush gjashtë vjeçar me të vetmin faj se i kishte parë rastësisht kah bajnë sex robt e shpisë.

Çudia nuk është këtu, por te reagimet e shqiptarëve në përkrahje të atyre që kishin vra voglushin për ta mbulu krimin.

I bllokova disa por Ekrem M.Bajramit ia kontrollova profilin.Çka të shof o njerz? U pendova që ia hapa profilin njeriut antikombëtar i cili nga mosnjohuria e tij apo edhe për pagesa me para të krimit, merr  flamrin e Gjergj Kastrioti, e perdhos duke qitë mbishkrime të ndryshe turko-arabe, e pse dikur edhe kater shkronja S të çetnikëve.

Përdhosja e flamurit nuk duhet  të ndodh nga asnjë religjion e aq më pak nga turko-arabët që na mbajten nën robëri shekuj të tërë.

Sharjet dhe fyerjte që na bëhen disa njerzëve që mbrojmë identitetin kombëtar nga ai turko-arab dhe kërcnimet e tyre, janë aq vullgare, aq antinjerzore dhe aq të ulëta, saqë të gjitha i harrova kur pash flamurin e bastarlluiar të atij personi  të paguar ose të mashtruar.

Unë e di që Kosova se ka me Kushtetutë  mbrojtjen e Flamurit Kombëtar, por policia shqiptare dhe vetë ne shqiptarët nuk duhet të lejojmë bastarllosjen e flamurit tonë me asnjë simbol fetar e aq më pak simbole armike turko-arabe.

Sa ushtari, sa patrioti në shekuj, sa shqiptari  ranë në mbrojtjen e këtij flamuri kuq e zi që akoma kullon gjak.  E sot, dalin idiotat e kombit dhe bastarllosin dhe bile krenohen me bastarllosjen e flamurit. Nuk është i vetmi ky far Ekremi që bastarllos kështu simbolet tona. Janë mijëra r mijra tjerë që jo vetë me mbishkrime turko-arabe përdhosin flamurin tonë, por edhe me tatuazhe në vende të ndyta, në brekë e maica tjera, flliqin pa vetëdije flamurin që me shekuj akoma nuk valon i lirë.

Shpresoj se ky shkrim nuk do të ndikon në urrejtje dhe kërcnime tjera, sepse e di që ndoshta nuk e keni ditë se nuk bën të perdhoset flamuri. Andaj, o njerz të kombit, oj motra e vllëzër, këndelluni dhe mos ta fusim kombin në doket e traditat e fiseve arabe të tokave të Shamit. Kjo tokë do liri dhe i thonë Arbri. Ju që nuk e doni të tillë, bile mos i shkaktoni dhimbje e plagë më të rënda se serbi e se armiqët shekullor turko-arab. Këndelluni sa nuk u bë vonë. Gjaku ynë në shekuj nuk u derdh për taa mosturbu atdheun tradhëtarët e spiujt e kombit.

Më duket se ky popull akoma nuk e ka kuptuar  se në çfar rreziku e dergoi  vetëveten!

Duren, 09.07.15