| E enjte, 09.07.2015, 07:33 PM |
Cikël me poezi nga Miradije Gashi
KËTU LULET S'KANË AROMË
Këtu dielli nuk është diell
Si ai dielli i vendit tim,
S'di t'buzëqeshë as t'thurë ylber,
Nuk të ngroh veç të mërdhin.
Nuk sheh n'mbrëmje rreze hëne
As s'sheh yje përmbi pyll,
Malli t'djeg për një fjalë nëne
E ke mall dhe për një yll.
Këtu lulet s'kanë aromë
As kur çelin në pranverë;
Këtu as zogjtë s'dinë t'këndojnë
Siç këndonin atëherë...
Ndryshe është këtu gjithçka
Zemra ndryshe këtu të rrah.
SHKJAVE
Ne me grurë e ju me gurë
Dhe urrejtja s'ndalet kurrë.
Ju na gjetët (mirë ju pritëm)
Pabesisht, ju na goditët.
Na dhunuat, na masakruat
Ju në gjak, mos kini djajët?
Se nuk vdes, jo, shqiptaria.
Rrini urtë, kafshoni gjuhën
Në mos "lirë" ua shesim lëkurën
Bash çdonjani është Ante.
S'KE DËGJUAR E S'KE PARË
S'ke dëgjuar e s'ke parë
Të ketë ndodhur ndonjëherë,
Shtëpiake dhe e pangritur
T'pandehë veten për të ditur!
Ç'është më keq e ç'është më tmerr
Edhe poste ajo merr,
Post t'rëndësishëm në arsim
Për fëmijët tanë n'mërgim.
Sa për poste dhe ofiqe
Duhen rregulla, duhen ligje...
Se sado t'jesh mendjehollë
Për to duhet dije e shkollë.
Sot është kohë e Kibernetikës,
Kohë e lapsit, jo e shtizës.
O IMJA DASHURI
Zemrën e kam të bardhë si dita
Prush mallesh unë mbaj në gji
Mesazhin e vargjeve transparent si drita
Me imazhin tënd unë shëmb dhe kala
Si Anteu kur prek tokën, unë bëhem me krahë
Bëhem me krahë e mbushem fuqi
O dritë e kësaj zemre! O imja dashuri!