| E marte, 07.07.2015, 07:28 PM |
Vazhdon rrugëtimin shkolla shqipe në Treviso
Hapet edhe një paralele e mësimit plotësues
Shkruan Florim Zeqa
Edhe pse
kohë e pushimeve verore, për mësuesit e shkollës shqipe në
Ideja për hapjen edhe të paraleleve të tjera të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Provincën e Trevisos ka filluar të bëhet realitet.
Të dielën e kaluar me 05.07.2015, në Quinto (TV), u mbajt mbledhja konstituive për hapjen e një paralelje edhe në këtë lokalitet të populluar me bashkatdhetar të shumt nga Kosova dhe nga viset tjera etnike shqiptare.
Përgaditjet për mbajtjen e këtij takimi kishin filluar javë më parë nga profesori Bajram Desku, (ish profesor për afro 10 vite në QAMO "Ligj Gurakuqi" në Klinë (Kosovë).
Ideja e përbashkët e tre pishtarëve të arsimit shqip; e profesorit Bajram Desku, publicistit e veprimtarit Beqir Cikaqi (ish profesor i viteve të '90-ta në Suharekë) dhe e gazetarit e publicistit Florim Zeqa (ish arsimtar në Sh.f. "Azem Bejta në Grabanicë-Kosovë) u konkretizua me sukses të plotë. Kjo u arrit edhe falë vullnetit të bashkatdhetarëve,...prindërve të nxënësve që shfaqën dëshirën dhe gadishmërinë për sjelljen e fëmijëve të tyre në mësimin plotësues të shkollës shqipe këtu në lokalitetin Quinto (TV).
Në këtë mbledhje konstituive u zgjodh këshilli iniciativ në këtë përbërje; Florim Zeqa, Bajram Desku, Bekim Spahiu, Nazim Morina dhe Jeton Elshani.
Koordinator i paralelës së mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Quinto u emërua profesori Bajram Desku, i cili u zotua se me përkushtim dhe profesionalizëm do t'i qaset punës për hapjen e kësaj paralelje. Fillimisht profesor Desku do të filloj bisedimet me autoritet italiane, ato qeveritare (komunale) dhe joqeveritare (bashkësinë fetare në këtë lokalitet) si dhe me drejtoritë e shkollave për sigurimin e lokalit për mbajtjen e mësimit plotësues të gjuhës shqipe.
Këshilli iniciativ gjatë ditëve në vazhdim do të intensifikoj punën për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2015/2016, për përpilimin listës së nxënësve në mënyrë që në kohën e duhur të bëhet kërkesa tek Ministria e Arsimit për ABETARE-et dhe materialeve tjera didaktike të nevojshme për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor.
Rrethë
kësaj çështje u zotua se do të përkujdeset koordinatori i mësimit plotësues të
gjuhës shqipe në
Në mbledhjen konstituive, pos tjerash u vendos që gjatë pushimeve verore në vendlindje, këshilli iniciativ të realizoj një vizitë në Ministrinë e Arsimit në Prishtinë, për t'i njoftuar autoritet vendore me aktivitetet e sipërpermendura si dhe për të shprehur nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit, si formë dhe mundësi e vetme për luftimin e rrezikut nga asimilimi i gjeneratave të reja, të lindura në Diasporë.
Sipas koordinatorit të shkollës shqipe, profesorit Beqir Cikaqi, pritet që gjatë vjeshtës të hapet edhe një paralele e re e mëimit plotësues në Conegliano (TV), për të plotësuar kështu kërkesat e një numri të konsiderueshëm të prindërve që janë të gatshëm të kontribuojnë për hapjen e një paralelje edhe në pjesën veriore të Provincës së Trevisos.