Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nebi Dragoti: Formë e mirë, përmbajtje e keqe

| E marte, 07.07.2015, 08:02 PM |


FORMË E MIRË, PËRMBAJTJE E KEQE

NË “VETMI” TË F. RESHPJES

Kritikë

NGA NEBI DRAGOTI

Mendim teorik dhe praktik ky i gërshetuar në një ide përcjellëse në fjalinë mungesore: ”Formë e mirë, përmbajtje e keqe në volumin “Vetmi” të Reshpjes.Pse në dy skaje të kundërta kjo llogjikë?Kjo për arsyen e vetme: duhet llogjikë e shëndoshë,  duhet kritikë e shëndoshë…Forma është aparenca, është veshja me elementë stilistikë.Dordolecit, që vendosin në ara fshatarët, mund t’i veshim një kostum e t’i vemë një kapele republike, e,  prapë, ai është dordolecë në kuptimin më të thellë të fjalës.Vlen kjo për mirëkuptim të kësaj kritike.Është detyrë kritiku qëndrimi i ndërgjegjshëm, prandaj: shkruaj çfarë është për t’u shkruar.Kritikoj çfarë është për t’u kritikuar duke vënë në pah vlerat dhe antivlerat, çfarë duhet të përcjelli arti për tek njerëzit.Në këtë fokus, gjithandej, ku pak e ku shumë ka probleme.Këto probleme duhen evidentuar.Artin, në përgjithësi, dhe , veçanërisht, atë në poezi, desha të bëhet i shëndoshë, se, kështu, mendoj dikton si katalizator nxitës për t’i dhënë vlera pozitive mbarë njerëzimit.Dihet ky mision i domosdoshëm.Kjo bëhet me art.këtë mision mbartin artet.Kështu bëjnë edhe artet skenike televizive si “Portokalli” dhe “Alpazar”.Po mos të ishin në këtë linjë këto dy shfaqe, nuk do ta kishin këtë popullaritet që kanë për spektatorët.T”i xhveshësh artet nga ky mision do të thotë të bëjmë të kundërtën më të keqe për njeriun.Nën këtë devizë produkti ndriçohet, emancipohet, zbukurohet jeta.Nën këtë devizë me arritje kënaqësie estetike , etike, filozofikisht, duhet të priret kushdo që merret me art.Nuk mbështetem as në ekstremitete të politikave të majta, as në ekstremitete të politikave të djathta për këtë problem që, në dukje, të duket i vogël, por është tepër madhor.Në këtë sens,  unë jam unë,  kështu siç tregohem, por, ja që ka të më “kundërshtojnë”, por…edhe këtë nuk kanë si e bëjnë, sepse nuk ekziston asnjë argument bindës për ta xhveshur artin përsa parashtrova në këtë paragraf.

***

Edhe vjersha mirret si një ndërtesë dhe si çdo ndërtesë edhe kjo ka konstruktin e vet, ka dobinë e vet.Konstrukti i vjershave tek poetë të ndryshëm, sigurisht, është i ndryshëm dhe, në këtë prizëm, në natyrën e talentit nuk ke përse ndërhynë.Nuk mund të kërkosh të bësh unifikim teknikash e talentesh, kur çdo talent ka natyrën e vet dhe udhëhiqet nga parimet më pozitive për të krijuar për kohën dhe shoqërinë në të cilën jeton.Për nga konstrukti i poezive të F.Reshpjes duhet theksuar se,  ai këtu ka merita të padiskutueshme.Për ilustrim të mendimit e pashë të nevojshme të merrem me të po nga volumi “Vetmi”.Në faqen 26 poezisë “Zogjtë” i është dhënë struktura duke e përfunduar atë në tri strofa.Mendimi lirik ka gamë të gjërë:”Gruri fle nën dëborë, /Fusha tërë dimër nën yjet e ftohtë”. Në këto dy vargjet e para të strofës ka pikturë dhe imazh. Vazhdohet me dy vargjet e dyta:”Vetëm zogjtë sillen si avionë të hutuar, /Ku e keni aerodromin , o zogj ?”ku nëpërmjet figurës së apostrofesë krijohet intimiteti i ngrohtë dhe shqetësues i poetit..Në të tri strofat të dalin para syve tri tabllo pikturuar ndryshe nga njëra-tjetra.Në strofën e dytë:”Trokiti në dritare dimri i kontinentit/ Dhe ti kujtove se jam unë që po vij”. Pas kësaj, në dy vargjet e tjera, si mbyllje e strofës, vinë vargjet plot befasi:”Jo, dimri e ka shtëpinë në fushë, /vetëm unë e kam shtëpinë tek ti”.Shikoj formën këtu, sepse përmbajtja merr rrugën e pakuptimësisë si puna e atij të dehurit që mbetet në ekstazën e vet, që, kur flet edhe fjalët i thotë gjysma-gjysma. Kështu vazhdohet:”Por kur vijnë zogjtë, mos harro të hapësh dritaret tejembanë/se, sigurisht, zogjtë nuk janë dimër, /as aerodrome nuk kanë”.Ka mendim fin, të habitshëm (llustrafin si i thonë) në përfundim të konstruktit poetik të kësaj poezie.Autori ka vetedukuar talentin e tij të japi formën pa kontrolluar përmbajtjen dhe , si i tillë, ka shfaqje të daljes nga llogjika nëpër krijimtarinë e tij.Harron unitetin formë-përmbajtje dhe lidhjen llogjike të këtij uniteti.Frymëzimi edhe të gënjen, edhe është mashtrues, edhe ka mendim iluziv të shkëputur nga realiteti..Krijimi i përfunduar në inerci frymëzimi duhet të kontrollohet pasi ka kaluar një farë kohe, pasi është ftohur llava e të krijuarit.Kontrolli bëhet gjithëpërfshirës për të konkluduar se ke dhënë krijim me vlerë.Kjo ndjekje proçeduriale është tepër e domosdoshme për t’i dhënë lexuesit art të vërtetë, për t’i dhënë estetikisht ushqim shpirtëror.Kështu do të shtohet,  në këtë vazhdë,  edhe numri i lexuesëve.Dihet se në këtë tranzicion ky numër ka rënë së tepërmi.Arsyet janë të shumta, por ajo më kryesorja është kjo që kam cekur në kritikën rreth volumit “Vetmi” të Reshpjes.Dhe kjo është kritika e dytë ndaj këtij autori, ku mendimi ka peshë dhe u vjen në ndihmë së tepërmi, sidomos, debutantëve.Ky është edhe objektivi i këtij shkrimi kritik.Kaloj tek poezia “Nënës”, fq.59, konstrukti i së cilës është brilant, por nuk duhet harruar për të shprehur, se kjo vjershë të kujton lirikun e madh rus Sergej Esenin dhe, pikërisht, kur ai shkruan për nënën e vet. Reshpja e mbyll strofën e parë:”Edhe yt bir siç duket, së shpejti/do ta lerë këtë botë, nënë, e di”. Dhe në strofën e dytë vazhdon:”S”më vjen keq  që iki kështu/se asnjëherë i lumtur nuk kam qënë/veç në pyjet ku xhindët vallëzojnë/Rreth drurëve të galvanizuar me hënë”.Kjo është strofë artistikisht e përkryer, ku ka vetëm dy vargje me rimë(i dyti me të katërtin).Me sa duket ky poet nuk e ka të domosdoshme përdorimin e rimës, veçse kjo i vjen natyrshëm e spontanisht.Frederiku është i prirur të japi ndjenja të trishta ku “Shkoj tek lumi ku qajnë ciganët/ për rërat e largëta me dritë”.Ja në ç”shtigje e fut fantazia, kur këtij poeti i bëhet tepër irreale, sepse ciganët, fis endacakësh, nuk ia dinë as për borë e shi dhe ngrica.Në psikollogjinë e këtij fisi është brumosur karakteri më optimist, (ata e duan jetën dhe janë më moskokëçarës, e ndërtojnë atë kudo dhe nuk janë manjak salltanetesh.Liriku Reshpja nuk e spjegon pse-në e mendimit lirik:”Por përse dreqin jam gatuar kështu/të grindem me të tëra qeveritë?”Ai lirikës i jep frymëmarrje, kur strukturon poezinë, paçka se ka raste, kur fillin e mendimit se çon deri në fund.Për një moment e marrim formën për nga pamja e jashtme në ndërtimin e poezisë “Nënës” për të thënë:edhe kjo formë qëndron keq me këtë përmbajtje, se kjo përmbajtje hera-herës stonon të jetë përmbajtje e shëndoshë njerëzore.Kjo është kangrenë e minuseve të volumit “Vetmi”.Dhe strofa e fundit:”Nënë, nuk kam qënë në faltore kaq vjet, /por do t’i lutem Shën Mërisë për ty” poeti sikur kalon ylberin duke u larguar nga mendimi i dy varjeve të para e kthehet tek vetja:”Eh, mundet që edhe mua ndokush/Do ma gdhendi një kryq mbi krye”.Këtu, kështu është formuar natyra e tij prej krijuesi, kalon nga një degë në një degë tjetër mendimin për veten dhe e le të papërfunduar mendimin për nënën.”Por do t’i lutem Shën Mërisë për ty”, se për çfarë do t’i lutet mbetet enigmë çoroditëse.Ndërsa, ndryshe nga ndjenjat që përcillen në volumin”Vetmi”, liriku Esenin përcjell tone optimiste se,  “do të kthej në shtëpi…do t’i sjell atit pantallona e nënës shall”.Tone nihiliste të ndjenjës së tij, Esenini shfaq në momentet e fundit të vetëvrasjes.Kjo vetëvrasje,  qe a s’qe vetëvrasje,  ka  mbetur enigmë.Në motivet popullore baladeske figurat e heronjëve, e heroinave dalin me qartësi mendimi pozitiv në amanetet që lënë.Kështu tek “Kënga e Dhoqinës”, ku mesazhi i mbajtjes së besës nuk tretet as nga dheu etj.etj.është mbresëlënës.Dikush do të thotë, se jemi në pluralizëm dhe se krijuesi është i lirë të shkruaj çfarë të dojë dhe si t’i vijë për mbarë vetë atij.Ky nuk është qëndrim prej artisti.Në këto ide stonon e i kundërshton tërë shoqëria e jonë demokratike që duam të konsolidojmë.Gjykuar më gjërë e më thellë në aspektin moral dhe social, ”pluralizmit pa skaj”, atij pluralizmi që dëmton i duhet vënë “kufiri tek thana”.