Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Na vijnë vëllezërit prej kurbetit

| E hene, 06.07.2015, 06:29 PM |


NA VIJNË VËLLEZËRIT PREJ KURBETIT

 

Oh, kam dalë herët nën  hije t’ plepit –

Oh, do t’ ia marr një këngë t’ lezetit ,

Oh, n’ melos  t’ ëmbël , o, si t’ sherbetit ,

Oh, na vijnë vëllezërit prej kurbetit !

 

Oh, na vijnë vëllezërit , o, për pushime –

Oh, mbushen zemrat , o,  plot gëzime ...

Oh, do t’ shpalosim , o, shumë kujtime ,

Oh, që i ruajmë , o,  në përjetime !...

 

Oh, gjatë pushimeve verore –

Oh, plot dasmorë edhe dasmore ...

Oh, pleq e plaka dhe të rinj –e,

Oh, bahen bashkë , o, me kurbetçinj –e !...

 

Oh, për t’ harruar vuajtje e halle

Oh, t’ gjithë dasmorët , o,  hedhin valle !

Oh, për t’ harruar vuajtjet e rënda –

Oh, n’ shpirt e n’ zemër , o, shpërthen kënga !

 

Oh, çifte t’ reja , o,  kurorëzohen –

Oh, edhe dasmat , o,  përfundohen ...

Oh, përshëndeten , o, për një vjet –e ,

Oh, vëllezërit kthehen , o,  prapë n’ kurbet –e !

 

Oh, vëllezërit tanë , o, n’ kurbet kur shkojnë –e ,

Oh, shumë rëndë  prindërit e përjetojnë – e !...

Oh, n’ katër stinët , o, ndryshon moti –

Oh, n’ sytë e tyre , o,  pikon loti !

 

Demir KRASNIQI

Gjilan, më 04.07.2015.