Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Neçaj: In memoriam për Abdulla Tafën

| E diele, 05.07.2015, 05:22 PM |


IN MEMORIAM PER ABDULLA TAFEN

Nga Gjon Neçaj

Ne vitin 2002, me inisiative te Linda Spahiut dhe me mbeshtetjen e vellezerve tetalentuar Tafa, u botua libri i Abdulla Tafes, "La place de lacocordde".Une ate bote vrapova ne Tirane dhe mezi e gjeta , duke e lexuar erilexuar disa here dhe duke zene vend si nje margaritar i rralle ne bibliotekentime.Me Abdulla Tafen kemi jetuar se bashku ne fundvitet 70-te te shekullit tekaluar ne Shengjergj te Nikaj Merturit, Tropoje, ai mesues dhe une kryetar i degesse finances te kooperatives.Sa e sa here e kemi gdhire naten ne dhomat e"famshme" te fjetes, atje rreze Kakise e Qafes se Kolcit, ne krahinen eformesuar si nje huaz i madh.Sa e sa poezi shkruante dhe komentonte ai perSadijen, te fejuaren e tij te shtrenjte, e cila enderronte larg, shume largAbdullain.

E une ne librin e tij shkrova keto radhe kur e lexova ne fillivitet 2000:" Si peng mirenjohjeje te shokut tim te dhomes ne vitin 1979 ne Shengjergjte Nikaj Merturit, le te mbetet ky botim i Abdulla Tafes pas 23 vjetesh qe kurpunonim dhe jetonim se bashku.

Abdulla Tafa, ky humbes i madh i vetvetes, shoku im i dhomes , e kujtoj dhe erikujtoj tani pas kaq vitesh, tek rrinte tere naten duke shkruar, aty ne atedhome te thjeshte, ne preherin e eposit te kreshnikeve.Ai ishte dhe mbetet ipazbuluar, ndonese ai eshte nje profet...

Ky botim i mrekullueshem i tij.le te jete nje njohje per Abdulla Tafen, qe mosta kete fatin e Kafkes...Faleminderit Linda Spahiu !...."

Bajram Curri, dhjetor 2002.

E ne shenje nderimi dhe respekti qe ai kishte per Nikaj Merturin dhe ata permesuesin e tyre, po paraqes vjershen Nikaj Mertur te nxjerre nga libri imesperm.I perjetshem kujtimi dhe vepra e tij e famshme !

 

NIKAJ MERTUR

 

Hosana!

 

Ne maje te Qafes se Kolcit planetet ti kepus si ftua

Mjegulla ngjitet ngadale si hukame kreshnikesh

Neper re yje si avuj te nje krateri.Vetetimat

Nga Qafa e Kolcit ne Qafe te Agrit si nje tel vigan

Poshte eshte humnera...

Ne trajten e brendesise se nje lahute.Aty do te zbres

Nga shkembi ne shkemb duke u kapur ne vetetime si ne litarin ndihmes.

Para se te nisem pi uje ne kroin buze rruges dhe pernjeheresh e ndjej vetenMuje

Thua se ne gjirin e zanave kam pire

Hosana !

Po zbres drejt mitres ku jam ngjizur

Te kryej kreshnikerine time

Marrezisht te mencur

Mencurisht te marre.

 

Te bulezoj faren e nje orteku

domethene jehun e nje MAJEKRAHU

Pragun e lindjes sime te dyte

Per te ecur serish si ne te paren, perhere

Ne drejtim te kundert te rrjedhes.

 

Hosana !

 

Dardani, 03 korrik 2015.

 

 

KUSH MA QET ZANIN NE SHALE

 

Kush ma qet zanin ne Shale,

Po vijne Nikajt rradhe e rradhe;

Per karshi ndizet Merturi,

Flake baruti e zemerburri.

Gjame e madhe kenka ba,

Perhape fjale ne tane dynja,

Dy turista n'Prekal i kane gri,

Haj medet, ahi, ahiiiiiiii.

Zana e malit po pisket,

Neper bjeshke t'madhe po therret,

Po ku e kena bre Mehmet Shpendin,

Thirrni zanin , mbldhini kuvendin,

Se sot malesia asht korite,

Se ne mikun s'e qesim n'prite,

Lumi i Shales derdhet gjak,

Zi e madhe n'cdo konak.

Jo vec Shala , po tane malesia,

Jug , veri mbare shqiptaria.

Dardani, 04.07.2015.

I perjetshem kujtimi i tyre ! Amanet o te aferm te viktimave, populli cek i pervuajtur gjate historise, kujtojeni per mire emrin Albania dhe malesine, se zemrat dhe shpirtin e kane sikur e kishin ata dy te rinj qe eksploruan token tone, atdheun tone ne kete zezone fillimvere 2015.