| E diele, 05.07.2015, 05:13 PM |
Richard HOLLBROOK kthen në festë
qytetin e Fierit
Nga Zenel ÇELIKU
Dje, 4 Korrik, ishte fetsta e Pavarësisë së SHBA-ve, gjë që shqiptarët e kujtojnë më shumë respect dhe mirënjohje për atë kontribut të çmuar që ka dhënë Amerika për Shqipërinë, Kosovën dhe për shqiptarët në tërësi.Dje, pikërisht në këtë ditë të shënuar për amerikanët, por edhe për dashamirët e këtij kombi të madh demokratik, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë të SHBA-ve, Misinoni Diplomatik për Paqe dhe Presporitet (DMPP), në bashkepunim të ngushtë me Bashkine Fier, organizuan një ceremoni shumë të bukur në një nga qëndrat e Fierit, ku sebëshku vendosën bustin e personalitetit të madh politik dhe diplomatic amerikan-Richard HOLLBROOK.Figura e ambasadorit HOLLBROOK, njiehet mjaft mirë për diplomacine e tij të përkushtuar, plot suksese dhe të palodhur.Shqiptarët por jo vetëm, shprehin mirënjohje të thellë për kontributin e çmuar të HOLLBROOK, që ka dhënë për paqen në Rajonin e Ballkanit, për cështjen shqiptare, dhe në vecanti një kontribut të madh për Kosovën.
Dje
qyteti I Fierit vërtetë u kthye në festë shumë të bukur dhe plot emocione, ku
kumbote muzika, kënga dhe grupi I valltarëve sikur fluturonin, të cilët krijuan
një atmosferë shumë të bukur festive.Busti I dipolmatit të madh Richard HOLLBROOK,
qëndronte krenar por I mbuluar, sikur donte të thoshte, ”më zbuloni kur të
dëgjoj himnin e SHBA-ve” për të cilët punoi me shumë përkushtim tërë jetën e
tij.Në këtë ceremoni kishte shumë të ftuar, që moren pjesë në përurimin e
bustit të Ambasadorit HOLLBROOK, me protogonistët e kësaj ceremonie-Dr.Shefki
Hysa, Shef I DMPP dhe Kryetari I Bashkisë Fier Baftjar Zeqo, gjithashtu edhe
kryetari I sapo zgjedhur-Armando Subashi, deputete të kuvendit, politikanë,
pushtetarë nga Kosova, përfaqësues nga Diaspora Shqiptare në SHBA, edhe
autoritete vendore të shumtë.Fillimisht u respektua himni Shqiptar, e pastaj
himni I SHBA-ve, dhe pas këtij moment, busti shumë I bukur I Ambasadorit HOLLBROOK, zbulohet, përuruhet nga Dr.Shefki
Hysa dhe Kryetari I Bashkisë Baftjar Zeqo, gjesti që u duartrokit nga të gjithë
pjesmarësit.Me këtë rast mbajtën fjalën shumë oratarë të politikës, deputetë e
të tjerë.Mbas disa fjalimeve, të gjithë pjesmarësit u ftuan në një koktelil të
organizuar dhe sponsorizuar nga I mirënjohuri-Baftjar Zeqo, Kryetari I Bashkisë
Fier në largim, një figurë shumë vjecare në shërbim të komunitetit fierak.Mbas
koktelit, mjaft të pranishëm u ftuan për drekë.Dua të thekosj se, festat dhe
figurat qëndrore të SHBA-ve, më shumë festohen dhe përkujtohen nga shoqeria
civile, nga organizata të ndryshme, dhe nga personalitete në bashkëpunim siç
është rasti I këtij ceremoniali të shkelqyer Dr.Shefki Hysa dhe Bafjar
Zeqo.Duke u përulur me repekt e mirënjohje para figurës së diplomatit të
shquar-Richard HOLLBROOK, urojmë dhe gëzojmë që organizime të tilla ceremonial,
për përfaqësues të lartë te SHBA-ve, të bëhen sa më shumë duke shprehur respkt
dhe mirënjohje për atë qe Amerika ka bërë pë shqiptarët kudo që janë.Eshtë
Amerika Shteti I cili ka kontribuar maksimalisht dhe ka vendosur historikisht veton për egzistencën e
Shqipërisë më 1912, kur Europa plakë po i cepëzonte trojet shqiptare, është Amerika që vendosi veton më 1999 ne
clirimin e Kosovë, ndaj duke shprehur respect, vlërsime, mirnjohje dhe dashuri
për ata që na mbrojtën dhe na kanë ndihmuar kudo për prosperitet, duhet t’u
themi këtyre personaliteteve të mëdhaja amerikane-një FALENDERIM të madh.