Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi: M'fal moj Anna e m'fal Michael

| E shtune, 04.07.2015, 03:01 PM |


M´FAL MOJ ANNA E M´FAL MICHAEL

 

(Me lotin pa ndal dhe me zemrën plot dhimbje, në emrin e bashkëmendimtarëve të mi, protestoj me vargje e me këngë vaji për vrasjen makabre të të rinjëve çek nga të mallkuarit e kombit)

 

NGA AGIM GASHI

 

I

Dy njomzë dy pllumba t´bardhë

Nga Çekia rrugë kan´ marrë,

Zemrës e shpirtit me i vu kënaqësi

Kur vizitojnë t´bukren Shqipni.

 

Kjo e bukura me djem barbar

Ju bani vdekje e ju bani varr!

 

II

A moj Anna moj bukuroshe

I re Shqipnisë qoshe më qoshe,

Me Michalin atë djal të ri

Mbushun plot me dashuni.

 

Të mbushun plane për këtë jetë

N´Dukagjin shkret me ju mbetë.

 

III

Ju tradhëtuen e ju vunë prita

Këtë s´na e mbante mend tradita,

Nuk e pritshit vdekjen kurrë

N´shpirt e mbanit t´shqipes flamur.

 

Atë flamurin me dy krena

Ah!Sikur ishim ma nuk jena.

 

IV

Kur e mora sot atë lajm të zi

Nuk po më teren ma sytë e mi,

Miq ju kishim, ju na nderonit

Andaj atdheun ma vizitonit.

 

M´fal moj Anna e m´fal Michal,

Ne nuk jemi të gjithë vrastar.

 

V

Dukagjin more të raft shita

Kurrë nga ti këtë nuk e prita,

Kishit doke e pritje t`mirë

Ju nuk vrajshit mysafirë.

 

Kah të erdhën k`ta djem t´marrëzisë

Me ja marr ftyren Arbnisë.

 

VI

Krim makabër e krim mbi krim

A jem shqiptar a muxhahedin?

Terr na e batë more atë pak dritë

Dukagjini kështu s`ka pritë.

 

Borxh po hymë keq e ma keq

Do t´na han i mallkuemi dreq!

 

04.07.2015

Düren