Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Muharrem Kurti

| E shtune, 04.07.2015, 02:40 PM |


MUHARREM KURTI

 

NË MËNGJESIN E DASHURISË

 

Në mëngjesin e dashurisë

Lulet dashurojnë

Premtimet e rrezeve

Me fijet e dritës qep

Plagët e djeshme

Shtigjet e dhimbjes

Në agimin e dashurisë

Dritarët dashurojnë

Sytë bojëqielli

Fytyrë e perrisë

Me perin e dëshirave qëndis

Hanën e nusëruar

Yjet krushq

Ne mëngjesin e dashurisë



KËRKOJ NJË VARG


Kërkoj një varg

Që rri zgjuar

Terë natën

Ta djeg errësirën

Nuk e gjej dot

Nuk ia di portën

Dhe aortën

Vargu im i bardhë

Ku je?....

 

 

NË ERRËSIRËN E NDARJËS

 

Natë e zezë heshtë

Rrudhat e mendimeve protestojnë

Mungon zëri yt i drittë

Në errësirën e ndarjës

 

 

ËNGJELLI I NËNËS

 

Nga nëna merr fitorët

Të gjitha mrekullitë e botës

Engjëlli i saj

Vihet në teh të shpatës

Dhe nuk pritet

Duke mbrojtur fëmin ...

 

 

KANJUSHËS SË JUSUF GËRVALLËS

 

Dikur

Në acar të egër të janarit

Ideal –idealin ilir

Pranë oxhakut ngrohur

Në çerdhen e jetës dardane

Nuk shtegtonte përtej atdheut

Për ta zbrazur kullën

E bukur nga germat shqip

E sot ikur e ikur

Nga dheu i shkretëtirës politike

Nga mjerimi i lirisë shtegtuar

Për ta shpëtuar zogun e zaifet

Larg- larg varfërisë se bardhë të paqës

Shkretuar oden e qilarin

Ngjyrat e ylberit kapërcen

Me shkronjat e Jusufit

Me dritën e vargjeve

Në fluturim tretur

Në largësi përhumbur

Nuk e kthen kokën pas

Nuk vjen në atdheun e të parëve

Kanjusha e Jusufit

 

 

NUANCAT E LIRISE SE ZAIFET

 

Liria e varfër :

Në dritaren e territ

Sy të trishtuar

Liria e zezë:

Në vështrimin e femiut

Dita e nxirë

Liria e demagogut:

Murmurime në qiellin e kthjelltë

Rrufe e zjarrit

Liria e krimineleve:

Qielli i mverjtur

Streha e lotëve

Liria e lirisë:

Premtim i zhgënjyer

 

 

VARGJE TË ANARKISË

 

Çallma rësh mbin

Si kërpurdhat pas shiut

Kush tha- Skënderbeu qafir

Cili pështyu në atdhe

Në emër të zotave aziatik

Basriplanet ngordhën

Po pollën mjekrroshat pa mustaqe

Shqiptari thotë vdeksha turk

Tjetri katolik

Atdhetari revoltohet e deklaron

Ma mirë mos të isha gjallë

Në ujera të zeza të anarkisë

Athua po vyshket shqipja

Gjakut i thuhet ujë

Bukës i thuhet “jemek”

Mbi kësul të bardhë të maleve shekullore

Zot mbroje Shqipërinë

Nga fekale i shajkaqit

Mos lejo të krrokatin korbat

Krra-krra, jemi aziatik

Mos këndofshin klyshshkinat

“Misimo” autokton

Mos u zvarritshin krim-krimbat

Në dhe të atdheut ilir

Mos vënshin prapanicat melztë në fron

Me “kerv”, me”kan”, me “blood” ...

 

Poezi te autorit Muharrem Kurti , marrë nga libri poetik në dorëshkrim, me titull: “Premtim i zhgënjyer”.