| E hene, 29.06.2015, 01:02 PM |
SHAHIN HASANI - SHKOZA, SHQIPTAROKROATI ME ZË TINGËLLUES
Mikut tim me rastin e ditelindjes
Nga Bardhyl Maliqi
Tani nuk është vjeshtë, stina kur bien gjethet dhe piqen frutat. Është një qershor i hajdhshëm si vazhdim pranveror, pemët kanë harlisur e kanë lidhur fruta. Por shkrimtarët e moshës së tretë, siç është Shahin Hasani - Shkoza, shqiptro-kroati me zë tingëllues e vibrant, janë ashtu si pranvera e luleve, por edhe si vjeshta - stina e begatë.
Në letërsi shpesh tharmi krijues evidentohet herët, por talenti piqet vonë. Nuk ka nevojë as për emra dhe as për argumente të veçanta, pasi kjo ndodh se pa mbushur plot hambarin tënd, nuk mund të korrësh, të shish e të bluash për të tjerët. Natyrisht ka dhe raste të veçanta, si Migjeni p.sh, por rastet e vçanta kurrë nuk e përjashtojnë, por e legjitimojnë rregullin.
Pse e
quaj unë zë tingëllues dhe vibrant shkrimtarin dhe poetin Shahin Hasani-Shkoza?
Ai flet me zë të lartë, një arsye janë punët që ka kryer në jetë, arsyeja
tjetër publikimet e shumta në dhjetra ligjërime publike e tjetra si
gjithmonë...produkt i moshës së tretë, kur shikimi apo dëgjimi dobësohet, por
mendja është gjithmonë syçelur. Shahini ka zë tingëllues jo thjesht në formën e
jashtme, në ton, por në përmbajtjen e asaj çka thotë, në stil.
Ai shpejt integrohet edhe në botën e letrave, shkruan dhe boton nga viti 1960 në gjuhën shqipe dhe kroate, letërsi për fëmijë e për të rritur, pezi e prozë siç dhe përkthen nga të dyja gjuhët: shqipe e kroate. Kjo cilësi e fundit më dha mundësinë edhe mua ta njihja më mirë, pasi ai është përkthyesi i sukseshëm i librit tim me poema »Perandoria e zogjve«. Si poet Shahin Hasani – Shkoza është përfshirë në Planprogramin e teksteve shkollore të Republikës së Kroacisë: Libër leximi për klasën VIII të shkollës së detyruar publike në gjuhën kroate me dy vjersha: «Majci Tereziji«, »Nënës Terezë« dhe »Maj?in lik« - »Portreti i nënës« në gjuhën kroate dhe shqipe, 2005. Me 25 janar 2007 me rastin e provimit të nëntë veprave te tij në Shkollën fillore »Jusuf Rexha« në Koshtovë të Mitrovicës në mënyrë solemne grupi letrar pagëzohet me emrin e tij: »Shahin Hasani – Shkoza«. Gjithashtu i është dhënë mirënjohje për kontributin në afirmimin e vlerave të kësaj shkolle, me rastin e 90-vjetorit të themelimit.
Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kroacisë dhe i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Siç përmendëm më sipër ai nuk shkruan vetëm poezi, por edhe prozë. 15 janë veprat e botura deri me sot. Por duhet thënë patjetër se pjesë e pandarë e kesaj krijimtarie është edhe përkthimi. Ndër të tjera Shahini ka përkthyer ese nga Miroslav Kërlezha, Tin Ujeviqi, Ivan Goran Kovaçiqi në shqip dhe Begzad Baliun e Bardhyl Maliqin në gjuhën kroate etj.
KUR PEMA E GJELBËR E MALLIT MBIN
NË
Diku më
lart thamë se pas largimit të imponuar prej rrethanave nga Kosova, Shahini
rrënjoi në Kroaci e posaçërisht në
Ndaj ne duke u rrekur për të përshkruar e ravijëzuar portretin artistik të Shahinit, vërejmë se shumë studiues kosovarë kanë evidencuar cilësitë kryesore të personalitetit të tij krijues. Ndër ta Prof. Dr. Hysen Matoshi thekson se emri i poetit Shahin Hasani – Shkoza për lexuesin tonë është sinonim i krijuesit të rikthyer në skenën tonë letrare pas dyzet vitesh, krijuesit që në pak kohë ka kapur një ritëm të lakmueshëm prurjesh, por, pa dyshim, edhe njërit ndër krijuesit më të shquar të diasporës sonë, autorit biling dhe përafruesit të kulturës sonë letrare me kultura të tjera evropiane. Në përpjekjet e tij të vazhdueshme letrare, Shahin Hasani del para lexuesit shqiptar me librin e vet të radhës, përmbledhjen poetike Urnë e ndezur, një titull pa dyshim simbolik dhe një gjetje poetike interesante.
E unë do
të thosha se në të gjithë librat e Shahinit ka një fill të ndezur të zjarrit
poetik, por dhe të dhimbjes, dashurisë dhe mallit njerëzor; e kjo lexohet si kumt i metaforave, epiteteve
apo simboleve nga zenë fill ato. Kjo është shenjë e sigurtë e një talenti të
pjekur e të mirëorganisuar, pra përzgjedhja e titujve dhe përmbajtja ciklike e
librave të tij nuk është rastësi.
Nga leximi fillimisht diagonal e tash dhe rrokësor i veprës së tij 15 vëllimshe ne ndajmë me kritikët e tjerë mendimin se pesë dekada e gjysmë të jetuara larg atdheut vërtet ia kanë krijuar poetit një distancë hapësinore me tokën e lindjes, që në veprën e tij shpërfaqet në trajtën e mallit, por kjo trajtë synohet të relativizohet dhe madje edhe të zhbëhet nëpërmes afrisë shpirtërore që autori e ndien për njerëzit e vendlindjes e përgjithësisht për botën shqiptare, ajo në krijimtari vjen e bëhet si diçka e natyrshme, madje trashedentale, e brishtë e delikate, por tejt njerëzore.
E GJITHË
Motivi atdhetar në poezinë e Shkozës ( nuk di pse preferoj ta shenjoj kështu) vjen e ngjizet edhe nga leximet apo ngjarjet e përjetura, janë me dhjetra poezitë për Kosovën të konturuara prej kësaj doze malli, por atij i ndodh që edhe nga leximi i poezive të Bilal Xhaferrit, veçanërisht Baladës çame të vijë e të skicohet e pastaj të rritet si ullishte e re. Ndaj krejt cikli poetik për Ullinjtë, një cikël vërtet i frymëzuar që na ka ngjallur një ndjenjë habie për prurjet e reja që me finesë ai i sjell poetikisht bukur. Le të hedhim një vështrim mbi itujt me një sy të shkathët: Ulliri- i vjetër...sa vet njerëzimi, ulliri si shtrirje kohore e hapsinore me zanafillë të stërlashtë: Ullinjtë e Ilirisë, ullinj të kopshtit tim, ullinj të pavjelur e të zhuritur të Çamërisë, ullishte të reja të Jugut, ullinjtë e krujës ai kujtesë e martesave në kohën e arbërit, ullinjtë e tërë Shqipërisë e gjer lart, të Dalmacisë... Ndaj autori i këndon Ode ullirit, tërheq dhe e intrigon Gjaku i bardhë i ullirit, Zanafilla dhe përjetësia e tij e shpesh hidhërimi i vetëm i ullirit që vjen prej prerjes si ndalje e rrjedhës së jetës, ndaj përjetohet rëndë. Ndaj kemi dhe poezi për Gjakimin r ullirit, për Vajin e tij të bekuar, për Gjurmët e ullirit, për lashtësinë e tij si Metafora e re. Dhe ja tek mbrijmë te Dega e ullirit, herë si Ngushtimi i largësive, e herë si kurorë për homazh të Tribunit kombëtar Bilal Xhaferri, aty te Krahu i shqiponjës, tek luajnë tango Joni dhe ulliri. Dhe shkojmë te Gjeniu prej ullirit dhe padyshim te përfundimi se E gjithë bota është një lot. Janë 19 poezi, pra një cikël poetik më se i plotë. Për nga përmbajtja dhe forma këto poezi u ngjajnë familjeve të një fisi, të fisit të vjetër të ullinjve që janë banorët e përhershëm të të njejtës lagje të moçme.