| E enjte, 25.06.2015, 07:34 PM |
Në Ditën e
Çlirimit Vushtrria nderon Bedri Tahirin me çmimin “Pena e artë”
Nga Kaltrinë TAHIRI
Në 16- vjetorin e çlirimit të qytetit të lashtë të Vushtrrisë, Kuvendi Komunal mori vendim që profesori, shkrimtari e publicisti Bedri Tahiri të nderohet me çmimin “Pena e Artë”, i cili ndahet për herë të parë, me motivacion: Për merita të veçanta në fushën e krijimtarisë letrare.
Ditë më parë, pikërisht më 11 qershor 2015, në 17- vjetorin e Betejës fitimtare të Hamidisë, ky autor, promovoi librin e tridhjetë, monografinë “Jashar Jashari- Komandant DURAKU”.
Shënime për autorin
Bedri Tahiri u lind në Galicë të Drenicës më 1956. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të mesmet në Gjimnazin e Skënderajt. Studimet i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Që nga janari i vitit 1980 ligjëron lëndën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Gjimnazin “Eqrem Çabej” të Vushtrrisë.
Krahas punës edukativo-arsimore dhe veprimtarive të tjera shoqërore, merret edhe me artin letrar. Me shkrime ka zënë të merret qysh herët. Shkrimet e tij letrare- historike- dokumentare- publicistike mund t’i gjesh nëpër faqet e revistave e të gazetave shqipe që dalin në Prishtinë, në Tiranë e në mërgatë. Merr pjesë nëpër Simpoziume e Sesione shkencore me tema hulumtuese shkencore. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit si dhe nënkryetar i ArtClubit “Rifat Kukaj”, i cili u themelua më 2014.
Gjatë tërë kohës së luftës sonë çlirimtare qëndroi në shkrepat e Arbërisë së Vogël, përkrah luftëtarëve të lirisë, duke mbajtur shënime e ditar lufte dhe gëzon statusin e Veteranit të UÇK-së. Për suksese dhe të arritura në punën me nxënës, në krijimtari dhe në hulumtime shkencore, ka marrë shumë Dekorata, Mirënjohje, Falënderime e Plaketa.
Deri sot, pa përmendur librat si bashkautorë, ka botuar këta libra:
Azem Bejtë Galica, 1995
Përmendorja që mungon, 1997
Hys Popova- një yll në Yllësinë shqiptare, 1998
Adem Jashari- legjendë e legjendave, 1999
Përjetësia, 2000
Agu i lirisë (e ribotuar dy herë), 2001
Drenica- një shekull trimëire (u ribotua tri herë), 2002
Përtëritja, 2002
Flakadanët e lirisë1, 2004
Drejtësia në sprovë, 2005
Azem Bejtë Galica (botimi i dytë i plotësuar), 2005
Flakadanët e lirisë 2, 2006
Nga Shqipëria në Shqipëri, 2007,
Flakadanët e lirisë 3, 2007,
Adem Jashari- legjendë e legjendave (botim i nëntë), 2008,
Hasan Prishtina- Truri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, 2008,
Abdyl Krasniqi- frymëzes brezash, 2009,
Diferencimi (Tregime), 2010,
Për Flamurin kuqezi, 2010),
Vesel Galica atdhetar dhe mentar i shquar (2010),
N? Gryk? t? Valbon?s (2011),
Flakadan?t e liris? 4 (2012,
Ramadan Bajraktari...(2012),
Përsiatje recensionale, (2013),
Gur i diellit shenjëtor, (2013,)
Atdhetarizmi jeton në përjetësi, (2013),
Përmendorja që mungon, (2014),
Toponimia e Galicës (2014) dhe
Lufta e Drenicës...(2015)
Gjeografia e veprave të Bedri Tahirit është e plotë, ajo përfshin gjithë Trojet Etnike Shqiptare. Edhe idetë e veprave bartin mesazhe të qarta dhe të gjitha nënkuptojnë synimet tona shekullore që konsistojnë në ribashkimin tonë kombëtar. Ky krijues i palodhur nuk pushon për asnjë çast. Pena e tij e mprehtë nuk i lëshon lehtë as dukuritë negative të aktualitetit tonë shoqëror. I ka të gatshme për botim edhe këta libra:
Fehmi e Xhevë Lladrovci- të pandarë edhe në përjetësi,
Përshtypje nga Franca,
Flakadanët e lirisë 5,
Drenica- djep i trimërisë,
Xhemë Tërnafci- Sugari i Çetës,
Ligjërime e përimëtime,
Poezi e tregime etj.
Në vitin 2008 doli nga shtypi libri “Opusi krijues i Bedri Tahirit- lapidar për dëshmorët e lirisë”, përgatitur nga Zenun Gjocaj e Xhavit Aliu, ndërkaq në botim e sipër është edhe libri “Pena e Bedri Tahirit përjetëson historinë tonë kombëtare” të autorëve Xhemail Peci e Xhevahir Cirongu.