| E hene, 22.06.2015, 07:17 PM |
Sejdi BERISHA:
NGA DRITARJA IME...
(
Nga dritarja ime
Sa shikimet më janë përvjedhur
Dëshirat
Në ëndrra më janë shndërruar
Nga kjo dritare
Zogun e lumturisë e kam thirr
Bukurisë së tokës lutur iu kam
Në fllad vere jam shndërruar
Qershizat për t’i pjekur
Nga dritarja ime
Me përrallat e gjyshes
Rritën e shtatit e kam mashtruar
Në vapë vere kur mbyste vetmia
Me zukatje mizash bëja histori
Nga dritarja ime
Gjithçka kam parë
Tinëz e kam parë
Përcjelljen e gjyshit për në varr
Edhe qyqen duke kënduar
Nga kjo dritare
Me sytë dhe zemrën time
E kam parë vdekjen e poetit
Që kullonte plagë atdheu
Nga dritarja ime
Ndoshta do ta shihni
Atë djallin
Që unë edhe sot e kërkoj...