| E shtune, 20.06.2015, 06:55 PM |
Nr.1…Partia ABCDEFGGJ…Nr.
77…Partia UVXXHYZZH
-tregim humoristik-
Nga Hamit Taka
Cingëroi me tërsëllimë telefoni i shtëpisë, sikur sillte ndonjë gjëmë.
-Alo! –erdhi përgjigja në anën tjetër.
-Zoti Viktor?
-Jam zonja Vitori, bashkëshortja e Viktorit.
-Desha pak Viktorin, ju lutem.
-Më vjen keq. Për momentin nuk është në shtëpi.
-Jë lutem, është çështje me shumë rëndësi. Është jetike për mua.
-Pse, nuk më besoni për sa ju thashë? Vini në dyshim sinqeritetin tim?
-Oh,Jo, kurrësesi. As më shkon në mëndje. Në asnjë mënyrë. Mos më keqkuptoni. Kam shumë besim tek ju. Derisa jeni gruaja e Viktorit…
-Më
falni, u nxitova, flisni, -iu përgjigj
-Ju lutem shumë, a mund t’i thoni zotit Viktor, sigurisht dhe vetes, se jam numri 1.
-Nuk të kuptova. The diçka për numrin 1? -Pyeti ajo.
-
-Prapë nuk po ju kuptoj.
-E thjeshtë fare. Në fletën e votimit për kandidatët e këshilli bashkiak unë jam numri 1. Partia ABCDEFGGJ. Mos harroni, ju lutem!
-Aha, po. Tani e kuptova. Kurrësesi nuk do të harroj.
–Faleminderit, zonjë e nderuar. Tani do t’më falësh, se jam i zënë deri në grykë sot.
-Suksese! –e uroi gruaja mëndjehumbur dhe i mbeti receptori në dorë.
Në dhomën
e gjumit cingëroi zilja e celularit të Viktorit.
-Mirëmëngjes! Viktor. Pse nuk ma hap telefonin. Sot s’kam asnjë sekontë për të humbur,-tha zëri në anën tjetër të telefonit.
-Jam e
shoqja e Viktorit, -iu përgjigj me përtesë
-Mirëmëngjes, e nderuar! Ju lutem, kujtoje Viktorin… Sigurisht edhe veten: Numri 52.
-E kuptova, por, për siguri, ma e thuaj edhe emrin e partisë, për të cilën kandidon.
-Partia KLMNNJ...
-Suksese! –uroi dhe e hodhi celularin mbi kolltuk.
Prapë
cingëroi zilja e celularit të Viktorit.
-Viktor, mos harro, numri 33, -tha zëri në anën tjetër..
-Për
cilën parti? -pyeti
-Ah, jeni ju, zonja Vitori. Më fal, se nxitoj, e kam kohën flori sot. Partia OPQRSSH, -u përgjigj marrësi dhe e mbylli telefonin.
-Alo!-telefoni i shtëpisë.
-
-Zoti Viktor, mos harro, numri 49. Partia EFGGJHIJ.
Tani
cingëriu zilja e derës.
Ra sërish zilja e celularit të Viktorit.
-Tungjatjeta! Viktor. Numri 57, mos harro. Partia SSHPEPTH.
-Si më je gdhirë sot, mikja ime?...Mos harron numrin, ë!
-Ma përsërit edhe një herë se na është bërë mëndja numra dhe emra partishë sot.
-Hahaha!...
Ke shumë miq të aftë, moj mike...
-
-PUFQRS. –I erdhi shpejt përgjigja dhe u mbyll telefoni.
Kur vihen
në listën e këshilltarëve edhe injorante si ti, pse të mos tallesh me mua, tha
me vete
Teta Vitori, brenda është xhaxhi Viktori? –pyeti vajza.
-Jo, të keqen, ka dalë, për të marrë gazetat.
-Jepi
këtë zarfin, -tha vajza.
Nuk vonoi
zilja e celularit.
-Numri? –tha ajo në telefon.
-65, Partia RPSTDEF.
Ra zilja e telefonit fiks. E ngriti menjëherë.
-Numri? –pyeti ajo në telefon.
-27, partia EDCBA.
Ra zilja
e derës.
-Jam djali i Albinës, -u prezantua ai me pak ndrojë, por buzëqeshur.
-Numri?
–pyeti
Që nga ora 8.00 deri në orën 18.00 Vitorisë nuk i zunë këmbët dhe. Vrap te dera, vrap te celulari, vrap të telefoni i shtëpisë. Biseda u automatizua. I ngjante vetja si një instrument i programuar: Numri?... Partia?... Numri? … Partia?… Zarfi?...
Boboooo!
Sa parti! –tha një çast me vete. Bëri përpjekje t’i numëronte. Ishte ora 2.30
kur filloi. Në çdo faqe blloku ishte një numër e një parti. Të tjerat ishin në
zarfa pak të trashë për një fletushkë. Por kush ua kishte ngenë t’i hapte.
Ndërkohë ra zilja e derës.
-Nuse, je
mirë?... Kur dëgjoi zërin e njohur,
-Mirë jam, nënë, mirë. Jam pak e lodhur. E përqafoi vjehrën dhe nisi t’i bënte një kafe. Sa mori xhezven, cingërroi celulari. E kapi me inat sikur do ta përplaste në tokë, shtypi butonin dhe filloi shprehinë:
-Numri? …
-65.
- Partia?...
-Kishte emër të gjatë e kam harruar.
Rifilloi kafen. Cingërroi zilja e telefonit fiks. Ngriti receptorin:
Numri?...
-Asos, 31, -bëri shaka kandidati në krahun tjetër…
-Partia?...
-Eshtë ajo partia e kryetariiiiit...me mustaqe.
Pa mbritur te aneksi, ra celulari.
-Lere kafen, se kam pirë, -i tha vjehra.
Zilja cingëronte pa pushim në të dy telefonat.
Ç’është kështu?! –tha vjehra e habitur.
Vitorja shkonte te dera, merrte zarfin ose shkruante në bllok. Kthehej në sallon, ngrinte celularin e receptorin pa puashuar. Numri?... Partia?...Zarfi…
Në orën 18.00 fiks tringëlloi zilja e derës. Robotikisht Vitoria mori bllokun, stilon, hapi derën dhe filloi.
-Numri?... Partia?...
-Mos ke lajthitur, gruaja ime e bukur? –dëgjoi zërin e Viktorit. Ajo ngriti kokën, i rodhën rrëke lotësh dhe e qëlloi me të dy grushtat në gjoks.
-Pse ike e më le vetëm sot?... Pse e le celularin në shtëpi?... Gjithë ditën cërr-cërr telefonat…Numri…Partia… Zarfin… Nuk kishte fjalë e punë tjetër…M’u bë shtëpia ferr e zeher..
-Telefonin qëllimisht e lashë në shtëpi. Kur e pe keq, pse nuk e mbylle?
-Nuk më vlejnë tani këto këshilla e mësime. U bëra telef gjithë ditën, sikur kam vrapuar në Maratonën olimpike.
Ndërsa Vitoria përgatiste darken, Viktori filloi bisedën me nënën. Zilet e telefonave kishin pushuar. Me sa kuptohej ishin lodhur dhe ata. Nikoqirja e përgatiste gjellën me duar, ndërsa në vesh i tringëllinin zilet. Ajo vazhdonte përgjigjet automatike: Numri?... Partia?...Zarfi...
Pas
darkës bënë një llogari. Ishin 47 parti në bllok dhe 30 zarfa, domethënë 77
parti. Pastaj u bënë kureshtarë se për sa këshilltarë votohej. Llogaria e
përafërt u dilte 9999 kandidatë. Pastaj filluan të hapnin zarfat, për të
selektuar cilat parti do të votonin. Gjithsej, si familje, kishin katër vota:
nëna, Viktori,