| E merkure, 17.06.2015, 07:04 PM |
Sfidat e gazetarisë bashkëkohore!
Shkruan: Florim Zeqa
Evolucioni
i madhë i zhvillimit teknologjik ka ndikuar në zhvillimin e hovshëm të
gazetarisë. Krahas një zhvillimi të tillë, lexuesit po përballen me fenomenin e
krizës morale të gazetarisë moderne (portaleve dhe gazetave
oneline).Imoraliteti i disa portaleve i ka kaluar të gjithë kufinjët e etikës
njerëzore, përveq se janë bërë krah i fuqishëm i së keqës, krimit dhe
korrupsionit,...me promovimin e prostitucionit politik dhe seksual njikohësisht
janë shëndrruar në porno-portale që dëmtojnë rëndë aspektin edukativ të moshave
rinore.Madje disa portale janë bërë të neveritshme duke prezantuar çdo ditë
fytyrat e shëmtuara të politikës, kusarëve dhe matrapazëve politik që rropën e
gjithë pasurinë e këtij vendi duke lënë në varfëri dhe të pashpresë një
popullatë të tërë !Edhe përkundër varësisë së madhe të mediave nga pushteti,
politika prostitucionale dhe grupet e interesit, megjithatë hapsira e lirisë së
shtypit dhe shprehjes së lirë nuk guxon të keqpërdoret kaq
paturpërisht.Përkundër vështirësive të shumta ekonomike, politike dhe të tjera,
gazetarët duhet të dëshmojnë etikë gazetareske, kulturë njerëzore, gjuhë të
pastër, të dëshmojnë se janë të zotët të shpërndajnë të vërtetën ashtu siq
është pa kamuflime. Rrethanat politike shpeshëherë prodhojnë presione,
shantazhe, madje edhe kërcënime ndaj gazetarëve,...gjëra të cilat për fat të
keq kohëve të fundit janë në rritje e sipër !Mbi të gjitha, gazetarët e
mirëfilltë duhet kuptuar një gjë; se misioni i tyre është i shenjtë, ata janë
avangardë e shoqërisë e jo e pushtetarëve. Asnjëherë nuk duhet humbur besimin
për një gazetari të lirë dhe të pavarur dhe të pandikuar nga politikat
ditore.Kur flasim për kërcënimet dhe shantazhet që vijnë nga politika,...nuk
guxon të vie në shprehje tërheqja e gazetarit nga misioni fisnik shkaku i një
kërcënimi, përkundrazi duhet të ballafaqohet me kërcënuesin,...përveq bërjes
publik të rastit për opinionin e gjerë, rastin duhet denoncuar edhe tek organet
kompetente.Pavarësisht, kërcënimeve, shantazheve dhe sulmeve virtuale pas
publikimit, nuk guxon të ndodhë tërheqja e shkrimit nga gazetari,...përkundrazi
duhet mbrojtur me fakte dhe argumente të fuqishme interpretimin (prezantimin) e
së vërtetës sado sfiduese të jetë ajo.Komunikimi me opinionin publik për gjëra
të tilla përveqse reflekton mbështetje, krijon besueshmëri dhe ndershmëri
reciproke,...gjë e cila ndikon drejtëpërdrejtë edhe në parandalimin e së keqës
!Gazetaria është sfidë në vete, nuk është në krizë vetëm në Kosovë, por në
mbarë botën, madje edhe në shtetet me traditë të gjatë demokratike dhe
civilizuese.Pothuajse në të gjitha ndryshimet politike të vendeve
euro-përëndimore, gazetarët janë edhe protagonistët të ngjarjeve. Gazetaria nuk
e nënkupton vetëm kërkimin e lajmit,...përkundrazi nënkupton kërkimin e së
vërtetës mbi të gjitha ato ngjarje që janë me interes për shoqërinë, për
qytetarët, për njerërzit e thjeshtë.Në rrethanat e pluralizmit politik,
gazetaria nuk guxon të jetë partiake dhe as në shërbim të grupeve të interesit,
ashtu sikurse që gazetari nuk duhet të vrapoj pas lajmeve senzacionale, pas