| E hene, 15.06.2015, 06:06 PM |
Hoxha nga Prizreni, Irfan Salihu i cili pati deklaruar se gjatë viti 1445 Kosova popullohej me vetëm një përqind shqiptarë është përjashtuar përfundimisht nga BIK’u.
Deklarata e tij, e cila pohonte pretendimet e historisë serbe mbi popullimin e Kosovës me shqiptarë i ka kushtuar këtij imami që kur u bë publike në media. Pas publikimit të video-deklaratës së tij nga Gazeta Express, në prill të këtij viti, Irfan Salihu fillimisht u suspendua nga puna nga Bashkësia Islame e Kosovës për tu shkarkuar përfundimisht katër muaj më pas nga Komisioni Disiplinorë i këtij institucioni.
Lajmin për përjashtimin e tij e kanë konfirmuar për Gazetën Express burime zyrtare brenda Bashkësisë Islame të Kosovës, duke treguar se një vendim i tillë është marrë nga gjysma e javës së kaluar dhe vlen për një vit.
“Në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë, kurse turqit i paskan sjellë shqiptarët në Kosovë dhe më pastaj u kanë dhënë toka atyre”, ishte kjo deklarata e Irfan Salihut e dhënë para xhematit të tij në Prizren, ku edhe shërbente si imam në njërën nga xhamitë e qytetit.
http://www.gazetaexpress.com/lajme/biku-e-perjashton-per-nje-vit-hoxhe-irfan-salihun-108538/