Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Florim Zeqa: Gjykata Speciale nënshtrim i radhës

| E diele, 14.06.2015, 11:02 AM |


Kosova në 16 vjetorin e çlirimit

Gjykata Speciale nënshtrim i radhës, dita e paqës tjetërsim i luftës çlirimtare !

Shkruan Florim Zeqa

Në Kosovën e lirë dhe të "pavarur", në vendin e paradokseve të shumta ndodhi edhe kjo; të mos kemi ditë të çlirimit, të mos kemi ditë të Republikës, të mos kemi ditë të festës kombëtare (28 Nëntorin),... të mos kemi dinjitet kombëtar !Secili komb në botë që ka zhvilluar një luftë çlirimtare e ka edhe një ditë çlirimi. Ata, që parreshtur rrahinin gjoks për çlirimin e vendit, na dalin të jenë mohuesit më të mëdhenjë të luftës çlirimtare !A ka paradoks më të madhë që në njërën anë thirremi e shtirremi që jemi të pavarur, ndërsa në anën tjetër të mos kemi ditë të çlirimit ! Për secilin popull që ka përjetuar një pushtim të gjatë, dita e çlirimit është dita më e dashur, kremtja më e madhe dhe data më e paharruar në kujtesën popullore.Për shqiptarët e Kosovës, 12 qershori i vitit 1999 është dita më e madhe, më e lumtur dhe e paharruar. Marshimi i ushtrisë se NATO-s (më pas edhe i UÇK-së) rrugëve të Prishtinës dhe Kosovës shënoi gëzimin më të papërshkruar më fjalë të qytetarëve, të njerëzve të vuajtur dhe të përndjekur që ktheheshin në shtëpitë e tyre të rrënuara nga lufta...të cilin mundi ta përshkruaj në mënyrën më besnike vetëm blici i aparatit dhe syri i kamerave televizive.Shënimi i ditës së çlirimit në mënyrë institucionale dhe shtetërore e madhështon luftën dhe sakrificat e popullit për çlirim, lirisë së vendit i jepë kuptimin e plotë, ndërsa popullit i shtonë dashurinë ndaj atdheut.Në vendet e lira e të pavarura është zakon të organizohen parakalime (parada) ushtarake për të nderuar prezencën e krerëve shtetëror e politik. Për nderë të ditës së çlirmit bëhen nominime (gradime), avancime në poste të shërbyesve civil dhe ushtarak, ndarje mirënjohjesh dhe dekoratash...e shumë veprimtari tjera më karakter shtetëror.Ndërsa tek ne nuk ndodhi asnjëra nga këto, për arsyen e thjeshtë së Kosova në kushtetutën e saj nuk ka ditë të çlirimit !Tradita e mirë e festimit të ditës së çlirimit u ndal pas 17 shkurtit të 2008-së !Pas "pavarësimit", në Kosovë po festohet 15 prilli si "dita e Kushtetutës" së hartuar prej ndërkombëtarëve (Pakoja e Ahtisarit) e cila është në kundërshtim më vullnetin e popullatës shumicë shqiptare në vend,...e cila ditën e çlirimit e zavëndësoj më "ditë të paqës", ndërsa popullin shumicë shtetformues të vendit e barazoj më pakicat minoritare në vend.Pranimi i termit "ditë e paqës" në vend të ditës së ÇLIRIMIT paraqet njërin nga gabimet më fatale të politikës kosovare.Sipas kësaj i bie së në Kosovë nuk ka pas luftë çlirimtare, por vetëm një konflikt të vogël ndëretnik...Më mohimin e ditës së çlirimit, po tentohet të mohohet lufta çlirimtare,...si pasojë kemi veprimet e EULEX-it (për hatër të Serbisë e Rusisë) për kriminalizimin e UÇK-së,...më ndjekjën dhe burgosjën e çlirimtarëve në ëmër të "drejtësisë" ndërkombëtare.

Gjykata speciale një nënshtrim i radhës !

Tani kur Kosova ndodhet në prag të ndryshimeve kushtetuese për formimin e Gjykatës Speciale, nuk e di si do të quhet kjo kushtetutë; e Isos apo e Hashës, ngase vendi po qeveriset nga dy kryeministra !Po ndodhë pikërisht kështu sepse drejtuesve shtetëror u ka humbur busolla orientuese, u ka humbur vetëdija, u ka humbur dashuria ndaj atdheut dhe fryteve të luftës-LIRISË, për të cilën u derdhë shumë gjak dhe u bënë sakrifica të panumërta ! Çasjen jopragmatike, nënshtrimin dhe varësinë e tepruar të liderëve tonë shtetëror karrshi ndërkombëtarëve është duke e shfrytëzuar siq është më së miri Serbia më një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare, përmes të ashtuquajturës "Gjykatë Speciale", synon t'i nivelizoj krimet e supozuara individuale të ndonjë pjestari të UÇK-së me krimet gjenocidiale shtetërore të saja ndaj popullatës civile shqiptare në Kosovë.Sa ishte gjallë presidenti historik Ibrahim Rugova vlerat e luftës çlirimtare u mbrojtën më dinjitet të lartë shtetëror. Presidenti pa hezitim u thoshte gjithmonë ndërkombëtarëve: " Ne kemi mbrojtur pragun e shtëpisë".Madje edhe në Tribunalin e Hagës, në cilësinë e dëshmitarit kundër satrapit të Ballknit, Rugova si burrështetas i vërtetë kishte dalë në mbrojtje të UÇK-së duke pohuar, po citoj; "UÇK-ja nuk është terroriste,...ajo është formuar nga njerëzit e thjeshtë, nga patriotët që luftuan për lirinë e vendit të tyre", për të vazhduar akuzat ndaj Millosheviqit;..."ky është personi që ka kryer krime e gjenocid ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare në Kosovë".Mirëpo tani, kur ai na mungon, nuk ka kush të del në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare nga akuzat e EULEX-it, pasi mungon autoriteti i një lidershipi të përgjegjëshëm siq ishte ai rugovian.Ditë e paqës mund të quhet dita e arritjës së një marrveshje pajtimi mes dy palëve në konflikt. Madje ditë e paqës nuk mund të quhet as "marrveshja" politike e Brukselit e 19 prillit të vitit 2013-të, ngase kjo nuk është ndonjë marrveshje historike, por vetëm improvizim i saj.Ditë e paqës mund të quhet dita kur Serbia do t'i kërkonte falje publike shqiptarëve dhe mbarë popullit ë Kosovës për krimet e kryera, me përgjigjen pozitive mbi dëmshpërblimin për shkatrrimin e pronave publike dhe private gjatë luftës në Kosovë, kthimin e arkivave, aktifakteve dhe pasurive tjera me vlera kombëtare të grabitura gjatë luftës së fundit në Kosovë.Marrveshja fatkeqe e 19 prillit 2013-të, objektiv kryesor ka hapjen e dyerëve Serbisë drejtë antarësimit në Bashkimin Europian, krijimin e Asociacionit të komunave serbe në veri të vendit e cila "de jure dhe defakto" e ndanë pjesën veriore të vendit tonë, ndërsa Kosovës i mbetë "të trasht e surlës" në dorë,...për vazhdimin MSA-së, si kusht për geotizimin e mëtutjeshëm të popullit shqiptar, pa mundësi lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave drejt vendeve të Bashkimit Europian, duke e lënë Kosovën si një vrimë të zezë në Ballkan !

12/06/2015