| E enjte, 11.06.2015, 06:52 PM |
Poezi
fetare nga permbledhja "Perjetesia"
Begzat Rrahmani
O NJERËZ
Zemra e Kur’anit
është JASINI
lexoni me vëmendje
te pseja do të vini.
Në Kur’an ka dijeni
sa Galaktika me yje
prandaj Ju o njerëz
hulumtoni fusha dhe pyje.
Të dërguarit e Zotit
na kanë ardhur me vepra
mrekullitë e tyre
i kemi nëpër letra.
Me leximin e tyre
ju pastrohet zemra
me mirësi e butësi
ktheheni te amshimi-tjetra.
FJALËT E XHIBRILIT
Me penë dhe armë
kur e mbron vatanin
adhuron Zotin
dhe beson Kur’anin;
Lutjet për amshim
ti kuptoni mirë
duhet gjuhë amtare
dhe vatan të lirë.
Fjalët e Xhibrilit
peshojnë sa tërë bota
veproni sipas tyre
jo punë
të
Kraharorin për të çarë
duhet punë e dijeni
si dikur Muhamedit
e Zotit - FUQI.
PENA DHE DITURIA
Simbolet e shenjta
na i fali perëndia
-DITURI E PENË-
të adhurojë njerëzia.
Si ngjiza në mitër
që rritet ngadalë
Zoti i jep shpirt
në jetë për të dalë.
Pena prej fëmijërisë
të kalit adhurim
pastron diturinë
për trupin shpëtim.
Dituritë e thella
Kur’ani i brumos
argumentet e jetës
pena i vulos.
PARAJSA
Me mirësi hapen rrugët
në rreth të ngritët vlera
Zoti të shpërblen
Xhenetit i hapet dera.
Engjëjt janë të gëzuar
që të ndjekin në jetë
çdo fjalë e vërtetë.
Shejtanët pëlcasin
kurrë si ke bërë shokë
ke menduar për amshim
dhe për këtë botë.
Rrugëve të Kur’anit
kurrë s’ mbyllet dera
ZOTI TË SHPËRBLEN
kurrë s’të bie vlera.
KUR’ANI
Zoti dërgoi Kur’anin
truri ti pastrohet njeriut
si freskimi i ajrit
pas ramjes së shiut.
Të trasojë rrugët
që i duhen në jetë
tjetrit mos i bëhej keq
pasi së dëshiron vetë.
Duke lexuar Kur’anin
shpirti hedh prapësitë
je i respektuar
shton dijenitë.
Të urrejnë shejtanët
s’të afrohen në shoqëri
sa kohë lexon Kur’anin
ata ndodhen në robëri...!
BUTËSI SHPIRTI
Kur të preket shpirti
digjesh në zemër
i kthehesh Zotit
përfiton emër.
I a lehtëson vuajtjet
atij që kërkon mëshirë
prej tij të vjen urata
të gdhihesh shëndosh e mirë.
Ai që s’ka shpirt e zemër
është një copë kallkani
e urren edhe Zoti
dhe i tërë vatani.
Duke lexuar Kur’anin
ndien në zemër butësi
përherë të thotë shpirti
njeriut i duhej liri.
NATA E MADHE
Natën e Madhe
ne të gjithë festojmë
duke iu lutur Zotit
dhe e falënderojmë.
Që na bëri njerëz
dhe na solli në jetë
të përgatitur të shkojmë
edhe në Ahiret.
Pasi në këtë botë
askush s’ka mbet
mirësitë hapin derën
për në Xhehenet.
Me lexim të Kur’anit
Dimë për dje dhe sot
prej mrekullive në te
derdhim edhe lot.
VEPRAT E BËRA
Do të ringjallemi o njerëz
si bimët në pranverë
-Ditën e gjykimit-
të gëzuar apo të mjerë.
Në varr shkon trupi
por s’është i amshuar
-VEPRAT E BËRA-
s’kanë të mbuluar.
Engjëjt ndjekin
çdo vepër e fjalë
për ju njerëz
deri sa jeni gjallë.
BETIMI
Ai që beson Zotin
adhuron me zemër
bënë vepra të mira
në shpirt ka një emër.
Pasurinë e kemi shpërblim
kurse trashëgim fëminë
siç kujdesemi për ta
duhej edhe dijeninë.
Edhe vetë Zoti
betohet në penë-shkrim
me te ruhet çdo gjurmë
që kemi trashëgim.
SHPIRTLIGU
Ai me shpirt të lig
bënë vepra krimi
kurrë s’ pendohet
i mungon besimi.
Djalli ia ka mbyllur sytë
është i bindur se s’ bënë mirë
e dinë se engjëjt regjistrojnë
është zemërkeq e plotë smirë.
Zotin e kujton
kur ndodhet në rrezik
pasi kalon stuhia
s’njeh Zot as mik!