Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Asnjëri nuk më fliste...

| E enjte, 11.06.2015, 07:33 PM |


SHFLETOJMË  HISTORINË  E  DËSHMORËVE    KOMBIT;

JUSUF  E  BARDHOSH  GËRVALLA    DHE  KADRI  ZEKA.

ASNJËRI   TANI  NUK     FLISTE.., TË  TRE     SHIKONIN…, DHE   SIKUR    THONIN: FARIDIN   JU   DUHET  VAZHDUAR  RRUGËN .

Nga  Ramiz DËRMAKU

Atdhetari, aktivisti, humanisti, patrioti i denjë i Diasporës Shqiptare, punetori i palodhur i ÇËSHTJES  KOMBËTARE, bashkëpunëtori dhe shoku i ngushtë i HERONJVE të KOMBIT ; JUSUF E BARDHOSH GËRVALLA, dhe KADRI ZEKA, z. Faridin TAFALLARI, pjesën më të madhe të jetës ia kushtoi Çështjes sonë Kombëtare!

Tërë   kjo   veprimtari e  bujshme , atdhetare  e patriotike    z. Faridin  TAFALLARI,  flasin qartë librat e shkruar prej tij, me vërtetësi dhe me korrektësi të ngjarjeve dhe aktiviteteve ndër vite e dekada!

Faridin Tafallari është autor i pesë librave, tash të bota  deri    tani !?

Ky atdhetar, në librin e dytë të tij, të titulluar “Dhembje Krenare“, që në rreshtat e parë nuk harron t'i falenderoje lexuesit e vet për vlerësimet e shumta pozitive (por edhe ato negative... nuk harron t'i shënoje edhe kërcenimet...!?). Megjithese, është  në një gjendje jo të mirë shëndetësore, autori  ka bërë përpjekje titanike që, të shkruaj realitetin, në të cilën kaloi diaspora jonë në Gjermani dhe jashtë saj.

Ne librin “Dhembje Krenare“, hasim një fjalor të pasur të fjalëve shqipe. Autori, Faridin Tafallari, siç e cek edhe në libër, gëzohet kur lexon nga të kritikuarit, për “ gjoja“ gabimet e çastit!?! Autori me dëshirë, vullnet e respekt të madh, bën shtjellimin e ngjarjeve, ashtu siç kanë ndodhur, pa kurfare ndryshimi e stilizimi, të ruajtura në kujtesë apo në ditaret e tij më së miri, pra pa jua humbur kuptimin real të tyre. Aktivisti patriot Faridin Tafallari, që nga ditët e para të vendosjes së tij në diasporë, filloi ta shtrijë aktivitetin e tij, për t‘i ndihmuar atdheut, Kosovës e për ta internacionalizuar Çështjen Kombëtare Shqiptare!

Autorin, z. Faridin Tafallari, e lëndojnë rëndë në zemër ; ndarjet, përqarjet, akuzat, shpifjet, intrigat, familjarizimi i sëmurë, demagogjia si dhe shumë dukuri të tjera negative, që paraqiteshin tek mërgimtarët tanë në diasporë. Faridin Tafallari, me të gjitha forcat e tij mendore e ideore, materiale dhe fizike i dënon keto dukuri negative - ....“ Të gjithë ata, që merren me akuza, shpifje, gënjeshtra, intriga…, jo që ia kënaqin zemrën armikut tonë, por i pengojnë aktivitetet dhe unitetin e mërgatës sonë...." - shkruan ai -

Autori me dokumente origjinale dhe materiale tepër të sakta informon lexuesit mbi të gjitha ato ngjarje, aksione, protesta, demonstrata, tubime, pa kurfare hipërbolizimi e ndryshimi... i paraqet ashtu siç kanë qenë dhe ashtu siç janë zhvilluar në realitet.... Ai citon në libër: - "... Ne, shqiptarët, kemi durim ndaj pushtuesit, e mosdurim ndaj njëri tjetërit ???!..."-

Gjendja, në të cilën kalonte diaspora shqiptare, në Gjermani, gjatë atyre viteve, e shqetësonte shumë autorin... Dhe për këte ai shprehej shpesh: - "... Sa më tepër që të zgjatë kjo gjendje, aq më tepër do të ndihen pasojat e saj. Kjo gjendje e ky mjerim, do të ndikojë që, mërgimtarët tanë ta humbin dashurinë ndaj çështjes kombëtare, vendlindjes e atdheut, moralin për ta mbrojtur atdheun nga armiku..." -

Kur, atdhetarin Faridin Tafallari, e kaplon malli për atdheun dhe, kur dëgjon se si po maltretohet, rrahet, burgoset e po vritet populli shqiptar nga regjimi kriminel serb... revoltohet... del nga banesa dhe... i viziton shokët e idealit, Jusufin, Bardhoshin, Kadriun.... Bisedon me ta, dhe siç shihet gjatë bisedës, ai e shpreh atë, mllefin...shuan dhembjen... qetëson veten..!

Ja se çfare deklaron i burgosuri politik dhe atdhetari Kadri Osmani, lidhur me librat e Faridin Tafallarit : - " Veprat voluminoze të Faridin Tafallarit, janë Kurani e Bibla e Diasporës Shqiptare për plagët shqiptare, përpjekjet titanike për emancipim e çlirim. Qyqarët, injorantët, demagogët, butakët, etj…, jo që nuk guxojnë të kontaktojnë me veprimtarët, por fshihen dhe ikin edhe nga gjyshet e tyre, që të mos i takojnë e të mos i pyesin për evladët e vet?...."-

Po ta lexosh me vëmendje amanetin e dëshmorëve, sidomos pas citatit monument të JUSUFIT të Paharruar: - “Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij populli flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij, do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën“ - nje citat ky i gazetarit, atdhetarit, kompozitorit, këngëtarit, intelektualit dhe heroit të kombit shqiptar, JUSUF GERVALLA!!!

Autori i librit, “Dhembje KRENARE“, lidhur me programin kombëtar shqiptar, thotë:-"... Programi kombëtar shqiptar përcakton drejtimet dhe detyrat e tërësishme themelore imediate të punëve e të veprimeve që parashikojnë dhe parashtrojnë organizmat kombëtare shqiptare për të siguruar e mbajtur bashkimin, zhvillimin dhe përparimin e vet. Ky dokument bazë i popullit dhe i truallit shqiptar për riintegrimin dhe përforcimin e kombit , është konstrukt konkret i përpjekjeve dhe punëve të lëvizjeve, organeve dhe organizmave shoqërore dhe shtetërore të popullit shqiptar. Programi paraqet parimet dhe zgjidhjet e zakonshme të Lëvizjes Kombëtare për të tanishmen dhe të ardhmen e viseve shqiptare të riunifikuara. Programi kombëtar është propozim praktik për Lëvizjen në këtë periudhë të ngjeshjes së përgjithshme të normës kombëtare dhe i pari i këtij lloji i cili është bazë konvergjente, konsoliduese, ndihmëse në mes të organizmave shoqërore e shtetërore, të cilët paraqesin mbrojtjen e bashkuar të interesave të gjithë popullit shqiptar prej rreth 10 milionësh, të të gjithë popullit shqiptar prej rreth 100 000 km në Ballkanin e sotëm ose në ilirikumin e hershëm...."

Ja se si e përshkruan z. Tafallari një takim me të madhin Jusuf Gërvalla: - "... Jusufi e kishte zakon me krahëhapur e me një përqafim dhe shtrëngim duarsh, me një zë tërheqës dhe buzagaz, të thoshte, urdhëroni hyni mbrenda. Pasi u përshëndetëm të gjithë, filluan t'i pyesin Jusufin dhe Kadrin për gjëra që atyre u interesonin. Kadriu, tha, po sa shumë njerëz paskan ardhur.. ! Po - shton Faridini,- po kush nuk dëshiron të rrijë e të bisedojë me Jusuf Gërvallën..

....Isha futur në mendime, dhe i kujtoja fjalët, bisedat, takimet, tubimet, protestat, demostratat që i organizuam me dëshmorët e kombit, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka...Shikova jashtë, pashë se, kisha arritur pranë vorrezave të tyre. Po u ofrova varrezave dhe u drejtova nga ata, i shikova gjatë dhe mu mbushën sytë me lot. Ju ofrova varrit të Jusufit dhe të rrahurat e zemrës sime shpeshtoheshin, buzët më dridheshin dhe sytë më lotonin. Po qëndrova gjatë pranë vorrezave, vendosa lule të freskëta, pastrova ca fije të barit nga vorrezat dhe s’mund t’ia ktheja shpinën varrezave. Asnjëri tani nuk më fliste.., të tre më shikonin dhe sikur më thonin, Faridin ju duhet vazhduar rrugën. Asnjëri nuk më fliste.., thashë vehtmevete ah jetë o jetë.., po pse i morre këta njerëz këta atdhetarë, këta intelektualë.., pse ?! dhe fryente një erë e lehtë vere dhe lulet e vendosura mbi vorrezat e martirëve dridheshin siq dridhej edhe trupi e zemra ime nga dhembja që ndjeja për ta. Po, mendova sikur të ishte gjallë atdhetari, intelektuali, gazetari dhe gjeniu i kombit Jusuf Gërvalla…, e të më pyeste.., se çka ka të re Faridin.., çka do ti thoja.., çka do t’i rrëfeja.., keq oh sa keq. Po u drejtova nga varret e tyre dhe mu kujtuan fjalët e Jusufit

“ Bashkohuni dhe ashtu të bashkuar mëshojini armikut. Faridin mos harro.., nga ne e ke vetëm këtë porosi.

Vetëm të bashkuar do të fitojmë.

Armiku ynë po punon, ai po bën një propagandë të keqe ndaj shqiptarëve.., ai s’po ndalet e ne po shuajmë, po heshtim po bëhemi të shurdhër., deri kur? !...Afrohuni, bashkohuni si një trup i vetëm dhe për një qëllim “ - Këto ishin fjalët lapidar, të fuqishme të Jusuf Gërvallës...

Autori përshkruan ndarjet, që ju bëheshin me rastin e vizitave tek varrezat e dëshmorëve, ashtu siç bëheshin. "... Kur i kujtoj momentet e lumtura që kalonim gjatë vizitave që i bënim ne familjet e tyre, aty ne gjenim ngrohtësinë e familjes, atje ne gjenim babanë, nënën, vëllezërit, motrat dhe na dukej sikur ishim në Kosovë..."

Faridin Tafallari shkruan edhe për ditën e betimit..." Atë ditë së bashku e bëmë betimin. Jusufi e lexonte tekstin e unë shqiptoja fjalët pas tij. BETOHEM! Betohem se, edhe jetën nuk do ta kursej !"... E puthëm Flamurin që kishim para, morëm qëndrim gatitu dhe me grushtet lart, njëzëri edhe njëherë thamë : “BETOHEM!“... U kthyem njëri nga tjetri dhe ia shtrime dorën njëri tjetrit, ia shtrënguam me përqafim... e dhamë besën se, për Kosovën dhe viset e tjera shqiptare në Jugosllavi do të luftojmë deri në frymëmarrjen e fundit , se nuk ka gjë që, do të na largojë nga rruga e nisur!!!"...

Pra, kur njeriu lexon këta rreshta, kur njeriu e kupton qartë mesazhin, që thonë keto rreshta të këtij libri, të shkruar me shumë përkushtim nga atdhetari dhe patrioti FARIDIN TAFALLARI, nuk ka tjetër çka të thotë.., vetëm se të uroj me zemër të bardhë :-" Ju priftë e mbara o patriote e atdhetare të vërtete, o burra të kombit e atdheut!".

  fundë  z. Tafallari  tha; Shfrytëzoj  rastin  që në emrin  tim personal  dhe  tuajin, ti përshëndesim    gjithë  shqiptarët  kudo    ndodhën.