| E enjte, 11.06.2015, 07:11 PM |
Hirësia e Tij Purpuri
(Beqir Musliut)
Mehmetali Rexhepi
josh bukur
njeri
në gurrën e kohës
i gjeta sytë tu
ishin sytë e mi
pashë dritëzën
farfurisë
në qiellin tënd
horizontin tim
në kopshtin
e gjithësisë
gjeta lule
të së shtatës shqisë
t’i dhashë Ty
m’i ktheve mua
se ç` mu avulluan
*
në zgot të bukurisë
se si ke hyrë
vetëm Ti dhe Efemerja
di kur ike
lëpirash lesbikja
ftoi në gosti
të (a)dhuroi
të zbrazurën ngriti
la mbushur një dolli
pre e dehjes
hilja
përfitoi
proverbori jermi
tha:
në zgotin tënd
jam unë hyra
të mos shqitem
perri do të dal
pasi hiret do t’i kem
dhuntitë marr
vardisur
përgjëruar
kopjen përsosur
(m)vesh
si mjeshtri timen
*
agresori gjen prishës
pas pushtimit të brendisë
të gjen gjenisë
koruben
i la Shën Arkitektit
trupit muzat mërguar
regjimi i zisë
krimbave u dha mandat
verën t’ia lëvrojnë
kush e çfarë
muzave një fyell
muzash
të praruar ua kishte falë
kush e kur
e grabit ndër duar
vetëm fillikat
vetëm i pasionuari
unikat
o kallet o e kallë
*
çfarë zhgënjimi
fundosej alkimia
në më të thellin det
një mençuri e rreptë
edhe ajo harroi
vogëlsinë e vet
rrjedhojave u doli tymi
teksa pa fundin
përkufizimi
i fërkimit
në hirin e yllit
të pikëllimit
*
nisur një vere të përhershme
Hirësia e Tij Purpuri
i pathyer në Mbretërinë e Mistershme
përhihej orbitës
magjinë e hirit të Feniksit
e ruajti pos Ai
endi ibërshime kostumesh
mes kopertinash potpurish
*
në pirg
vari kuçedrën groteske
tutje sponsori
thuri konteste
“populli qiellor”
vaj gazin e helmët
nyjat në ndërdyje
çmbështillje këtë univers
ironizuar
madhëruar
kod(ç)koduar
kopertinave zi kaltërsia
rrathët parabolikë
zbardhojnë purpurin
ku shkrihej Hirësia
hijeve të zeza
shtarë
loton artin e vrarë
bukuria e paparë
Gjilan, 1997
Rishkruar në maj 2009