| E merkure, 10.06.2015, 07:28 PM |
Luis Raúl Calvo
JETA REALE
Jeta reale është një priftëri
E eroduar.
Në qytetet madhështore
Mijëra besimtarë fisnikërojnë shpirtërat,
Që të qetësojnë zjarrin e mishit
Në mëshirën e praruar të lëmoshave,
Urdhërin fetar të ditëve
Që do të vijnë.
Lëshova gjithëçka në duart e hyjnive,
Lëshova gjithëçka në duart e Divinitetit,
Të Kreshmës së Pashkës dhe të Evangjelive
Të Shenjta.
Ishim mirë dhe të pastër dhe toka
E Parajsës përbënte
Pasurinë tonë më të çmueshme.
Por ti, që ke mohuar dogmat dhe zakonet,
Dhe zgjodhe lirinë e të vërbërve
Në vend të perandorive të premtuara
Të mençurisë, po sorrollatesh sot
Nëpër mjegullën e trashë të muzgëtimit,
Duke hezituar me kokën ulur
Dhe duart e mpleksura në një banket të dyshimtë.
TJETËRSIM
Kjo epidermë që vuan pas lëkurës së asaj gruaje
bëhet në vetëvete epiderma e asaj dëshire.
Edhe nëse ylli i arsyes invokon
besime të tjera, apostolate të tjera,
barra dërrmuese e këtij pasioni i detyron ta përjetësojë
pazëvendësueshëm në trupat e tyre.
Tani ata e dinë se rrugët
që veçojnë rrëfimin e tyre të dashurisë, janë njësoj të shtrira
porsi shpresa e pafrytshme e një ritakimi;
për këtë përçohen në mend çdo sekondë
e kaluar së bashku
dhe e mban kohën në këtë sekondë.
RËNIE
Dikush përvetëson gjërat
Për t’u dhënë një emër tjetër;
Por jo emri është ai
Që predispozon në vakum.
Dikush precipiton me vështrimin e vet
Rënien e botës,
Vetëm për të shpikur vise të tjera
Që të na e kthejnë
Atë që e kemi humbur më parë.
Por sa nuk shpëtojnë duke vrapuar të mësyer,
Si një grua që sodit e turbulluar
Shokët e tryezës së vetmuar e të trishtë?
Kujtesa në flakë
Invadon kohëra të tjera.
VETMIA E VJETRUAR E SHTËPISË
Vetmia e vjetruar e shtëpisë
Vazhdon të perpetuohet
Në një hapsirë të pakontrolluar
të arësyes.
Duke pritur, në kufirin
e heshtjes
Stërgjatja e zërin tënd
Do të zejë rrënjë
Dhe gjumi i vdekjes do të ngopet
Me mbeturinat e një tereni pjellor.
Në këtë vend
Të papërshtatshëm dëshirave
Gjestacioni i të priturit
Do ta mbushë humnerën.
DUKE E INVOKUAR EROSIN
Të rinjohish
Në plëndësin tënd
Territore të paeksploatuara.
Ta rinjohish Erosin,
Duke e invokuar,
Në rrënjët e epidermës sate.
Dhe të zbulosh herët në mëngjes
Mrekullitë e një dashurie
Që u mbar nga mungesa.
TJETRA ERRËSISË
Pakti i mbyllur me maskarenj të shurdhët
Përfaqësojnë zjetrën errësirë.
Kush i ka transformuar
Leckat e djegura n’ëndërrimet e budallenjve?
Revolta e lëkurës shndërrohet tani
Në ilaç kundër gënjeshtrës.
Ne, të bardhit e barikaduar
Në qirinjtë e plumbta,
Mundohemi të vëzhgojmë bluzat e verdha
Të femrës së dashur;
Riciklojmë parfumin e siç të tjerët
Riciklojnë mizerjet më të mëdha humane.
Ja gjendja reale e gjërave,
Dizolvim i fragmentuar i shpirtit
Në mishin e të zhvarrosurve.
Dhe ndoshta për këtë, kjo dashuri e gangrenuar,
I tund ata që përplasen, dhe i transponon
Madje në Notre Dame, atje ku plaku i kërrusur,
Rimishërohet në kambana të argjenta,
Duke rendur pas hajmalive të tëhuajësuara që lëvaren,
Dhe të cilat një ditë
Do ti nxusë të rivijnë në ndjenja.
NGUSHTËSIA E BOTËS
Në kufirin e krejt gjërave, ti e dashura ime,
Eja në krahërorin tim tani,
Kur mbrëmja e hekurt ende nuk e ndryshk
Lëngun e spermës.
Eja drejt meje, efemerë e bardhë,
Duke i ngritur sytë e stërkuqur
Nga defilimet e oqeanit.
Dashuri e ndëshkuar, ngushtësia e botës thellohet
në detra të namatisura.
Atje ku drita përpëlitet, dhe shtretërit prej katrani
Ende s’kanë arritur ta ndalin
Skllavërinë e robëve.
Dashnore e bukur mbarim shekulli, shikimi yt
Më përplas në humnerë, ku mbetem
I ndjekur nga skleroza e korbave
Që fërshëllijnë, duke më fryrë në qafë
Të vërteta të përjetshme:
-Magjistari që puth për herë të fundit litarin e varjes,
duke i duartrokitur katilit.
Kafkat prej lecke duke flatruar në vrapin e egër të kuajve të vdekur,
Dhe terrori i akumuluar në shqeptoren që shtirret
Si xhuxhimaxhuxh.
Ky vizion djallëzor i gjërave
Është vetëm zemërim i reflektuar në shalët tua të vlagta,
Sot kur muret janë shembur dhe alkovët
E tregojnë mjerimin prej leshi.
Jemi të bashkuar, e dashur,
Në rajonin e pabanuar të zjarrit.
(I shqipëroi nga rumanishtja; Baki Ymeri -
Përkthimi në gjuhën rumune: Flavia Cosma)