Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Çeliku: Hoxha i allahut në takimet e ''Koço Racinit''

| E merkure, 10.06.2015, 08:10 PM |


HOXHA I ALLAHUT NË TAKIMET E “KOÇO RACINIT”

NGA KALOSH ÇELIKU

Duartrokitje. Vërtetë, duhet përshëndetur shembulli i “vëllazërimi-bashkimit”: Fituesi i çmimit për Twitter, porosinë më të bukur në “Racinovi Sredbi”. “Analistin”, fitues i konkursit: “Shkuaj dashuri në 140 karaktere” në manifestimin poetik “Racinovici Sredbi”, që u shënua për shfrytëzuesit e rrjetit social Twitter. Siç informojnë nga manifestimi, nga numri i madh i porosive të arritura në profilin e tij, komisioni zyrtar ka vendosur që “analisti politik”: Hoxha i Allahut ta fitojë çmimin për Twitter porosinë (poezinë) më të bukur për dashuri, çmim që do të i ndahet në hapjen ceremonial të 52 “Racinovi Sredbi” më 11 Qershor me një “ilahi”. Himnin  e “bashkëjetesës” në Shtetin e “përbashkët”. Nuk e di, pse duan të na përçajnë “hasmit” dhe shtinë në luftë me “vëllezërit” e Njerkës. Përditë shpallin “terroristë”, në vend, që të shpallin dëshmorë të “vëllazërim-bashkimit”. Shembull konkret: Hoxhën e Allahut. Përkundër asaj, që ne të parët e pritëm Zaevin në “Lagjën e trimave” me duartrokitje, dhe e puthëm në të dyja faqet si “shpëtimtar”. Flamurin kombëtar kuqezi, në protestat “paqësore” e lidhëm në mes krah për krahu me atë serb dhe maqedonas. Publikisht, dolëm përparara Qeverisë edhe në protesta me “rroka mandolinën”. Kohë, kur bota delë në “mejdan” me vlera të arrira politike, kulturore e artistike. Fjalën nuk e kam për serbët, që edhe sot dalin me këngën e tyre historike “antologjike”: “ko to kazhe, ko to lazhe, da Serbija e mala” (Kush thotë, kush rren se, Serbija është e vogël)?! Gurin e hudh përtej bregu, pa e fshehur dorën.

Popull i lumtur jemi ne shqiptarët, do të thoni ju si lexuesë. Pajtohem. Vetëm, nuk mund të pajtohem me politikën e dalldisur shqiptare: Gjithë jetën e kaluam me këngë dhe valle. Themelimin e partive politike me pjellën e plakës si trashëgimtarë, kur marsi i kërkoi prillit hua: “Prill bre vëlla, m’i jep tri ditë hua, ta shuaj plakën me gjithë çka ka”!. Herë përdridhemi në njërën anë, herë në tjetrën anë duke u rënë duarve shuplakë e përdredhur bythët nëpër dasmat familjare, Akademitë përkujtimore të dëshmorëve përpara kamerave televizive. Kurrë, nuk u pash kokë më kokë të vajtoni për Atdheun. Ose, për Mëmëdheun. Agimin ta pritni me trutë në kokë e jo në legen.

Kohën e fundit, më duket se nuk i keni as kokën e as këmbët në legen. Turreni me të katra në themelemin e partive të reja politike shqiptare për pushtet argati. E kënaqën këto që i kemi me vite në skenën plolitike në pushtet e opozitë, krah për krahu me “vëllazërit” në rolin e shërbetorit dhe lypësit te Ura e Gurit, në Shkup. Tashti, radha u ka mbetur edhe juve viçave të palëpi që u pollën mu këto pela politike pas porte në Shtëpinë Publike të merreni me “politikë madhore”. Popullin ta thirrni në protesta “paqësore”, nxirrni në rrugë, kur ai gjithë jetën është i papunë në rrugë. Përmëtepër, kur ai është i përçarë copë-copë nëpër parti politike e shoqata të “pavarura” joqevritare. Edhe atë, kush: mëzat e palëpi të Pelës politike që na i polli kopila pas porte. I rriti në grazhdin e Qeverisë me një krah kashtë, torbë me taxhi përqafe, sot t’i dalin zot Atdheut në rrezik.

Publikisht, e them: Thyeni qafën nga politika shqiptare! Mjaftë më me vite e mashtruat nëpër shekuj këtë popull të përvuajtur liridashës! Nuk ka nevojë për ju si “shpëtimtarë”, kur sot i digjet zjarr mbi krye.

Burra të tjerë janë ato trima, që do t’i prinë popullit shqiptar në ballë për Liri…