| E diele, 07.06.2015, 12:25 PM |
Pentagrame shpirtërore me ngjyra
ylberi qiellore
Esse
Nga Xhevahir Cirongu
Do vijë një ditë kur ti do flasësh, por e do prekësh ngjyrat e ylberit deri në skutat e shpirtit tënd. E pse jo!? Mos u çudit! E vërteta egziston. Ajo ndodhet midis nesh. – Pse udhëton me heshtjen tënde drejt hapsirës qiellore, e diçka kërkon atje nëpër kozmos të fshehtat e shpirtit …! Thuaj jo, po deshe! E,pra rreth teje qëndron vala magnetike, dhe të ka pushtuar qënien tënde në çdo qelizë, ashtu si ngjyrat e ylberit. Kjo s’është çudia e vetvetes, ajo rrjedh në shpirtin tonë me gjithë bukurinë e forcën e ngjyrave qiellore, pastaj dalngadalë e një e nga një, ato ngjyra të ylberit shtrohen si një qylim në trupin tonë; na japin oksigjenin e jetës sonë.
Pastaj , instikti i ngjyrave të ylberit i shtyn në vena gjaku e do qëndrojnë fushës shpirtërore mbushur me petalet e luleve të globit, ku merr jetë jeta jonë. Sa bukur ylberi në qiell! Sa margaritarë ngyrash në shpirtin tonë njerëzor! Bota, kjo lozanjare që ka frymarrje, jep gjallesa të shumëllojshme, por edhe unë jam pjesë e kësaj bote të madhe, ku lind gëzime, dhe…,te vdekja, prapë lind jeta si më parë me gjithë ngjyrat e ylberit në kozmos!? Kushdo e ndjen këtë ngjyrim ngjyrash, të cilat tek ne ky gravitet kozmik jep shtysat e dimisioneve jetësore jetës sonë.
Ne jemi thërrmija të vogëla, sa edhe të padukshme ndaj kësaj bote të madhe,dhe do vijë ajo ditë si re qiellore e cila shkëlqen e jep shtatë ngjyra që ne i quajmë mgjyra të ylberit; ku do ndriçojnë shpirtin tonë, do japin dritë, do japin ëmbëlsi, do buzëqeshin gëzimet tona. Ato do të ndalin e takojnë mua, ty, të gjithëve do na përqafojnë me urimin e emëruesit tonë të përbashkët: Jetë!
Tek ylberi e rreth tij janë kujtimet tona, janë ëndrrat jetëdhënse, aty qëndron e dieshmja, e sotmja, por edhe stolia e së nesërmes zbukuruar me ngjyrat e ylberit qiellor. Falë Zotit, atje gjen ngrohtësi e qetësi shpirti ynë!
Vrapoj drejtë liqenit shpirtëror me varkën e ngjyrosur të dritës së ylberit, e cila ecën duke lundruar hapsirës së shpirtit në pafundësinë e jetës. Unë ndal pak çaste, dhe përqafohem me iluzionet e humbura të dallgëve hapsionore, e më thërret ndjenja e shpirtit, e dëgjoj zërin e ngjyrave atje në qiell që është i përzierë me këngën e lejlekëve që shtegëtojnë nga një kontinent tek një tjetër. Me vete ata marrin edhe ngjyrat e ylberit,por ngjyrat e shpirtit tim s’mund t’i marrin dot e t’i shtegëtojnë, sepse ato kanë rrënjët në vendin tim,aty nga kam lindur me ato ngjyra e thërrmija dheu të pavdekshme.
Prandaj i them ngjyrave të ylberit: ‘’Ejani ngjyrosni shpirtin tim, ejani të këndojmë e vallzojmë bashkë këngën e jetës!’’.