| E premte, 05.06.2015, 07:39 PM |
Begzat
RRAHMANI
KONKURSI
U hap konkursi
Për
U paraqitën intelektual
Dhe prej atyre të parë...
Kushte specifike
Fals diploma
Banim nëpër male
Të veshur me dolloma...
Të njohin gjuhën
E zonjës lopë
Rrena për në NATO
Por dhe Evropë...
Përparësi kanë
Ato që bëjnë tradhti
Me stazh pune
Vetëm në malësi...
Dollomatë e pamje
Si në kohën e Turqisë
Që i bënte shik
Si hoxhallarët e Serbisë...
Me HËNËN në gojë
KRYQIN për qafe
Në punë tradhtar
Kombëtar me llafe...
Analizoni mirë
Filmat e Turqisë
Ju o shpirt prishur
Çka i bëni rinisë...
Nesër do cofni
Si qenë e derra
Me siguri nga nëmët
Do tu mbyllet dera...???!!!
KUJDES NËNË MADHE
Plasën bombat
Në lagje të Kumanovës
Bënë shumë dëme
Viktima të Kosovës...
Tash derdhim lot
Si ato të krokodilit
Me shumë qejf i japim
Duartrokitje bandillit...
Jepen shumë mendime
Rrugë e korridore
LUMË TI MOJ NËNË
Me këto bijë prore...
Të lëvdojnë shumë
TË STOLISIN SI KUKULL
Ti nuk i sheh aspak
Se bëhesh LËMSH e SUKULL...
Ti bëjnë nipat
U japin pasaporta
Por jo si shqiptar...
Ikin në Evropë
Më shumë në Amerikë
Rehatohemi thonë horrat
Nënë mos ki frikë...
TI MOJ NËNË MADHE
ME SHTATIN SELVI
I afrohesh Adriatikut
A nuk sheh se të përpi...
Ke plotë ekspertë
Edhe albanologë
KUJDES NËNË MADHE
Paraja ti ka bërë ULOKË...???!!!
PRANGA E ROBËRI
Partitë shqiptare
Tregohen si tigra
Si hynë në Parlament
Zbuten, luajnë si çigra...
I kemi parë dje
I shohim edhe sot
Vetëdijesohu popull
Vota të shkon kot...
Ato si e marrin
Ashtu edhe e japin
Përherë thotë xha Biti
Mjaftë e dëgjuat lapin...
Vota e popullit
Ndokund ka peshë
Por nëse e vlerëson
Si burrë e burrëreshë...
Atij që ia jep
Kërkoi përgjegjësi
Nëse donë përparim
Popull me rini...
Edhe lopa e delja
Hapi sytë popull
Nesër bëhet vonë...
Ato rriten e trashen
Si derra e dosa
E rruajnë edhe kokën
Thonë
jemi bërë
I shikojnë tenderat
Haptas bëjnë tradhti
Ti u duartrokit
Prandaj ke pranga e robëri...
KORBAT JANË KORBA
S’dimë si u përzien
Korba dhe SHKABA
S’njehin ato më nënë
E ku të njohin baba...
Korbat janë korba
Përherë sytë ti nxjerrin
Por pse SHKABAT
Punët mirë si tjerrin...
Kundërmimi i ngordhësirave
Oreksin ia çel
Kurrë s’ngopet korba
Prandaj prej HORDHIE s’del...
I ka heshtur SHKABAT
S’kanë gojë e as fletë
Si dikur kryelartë
Që fluturonin përpjetë...
Prej hajeve e pijeve
Vetëm vrer vjellin
SHKABAVE ua kanë ndal
Vetëm korbat pjellin...
Korbat përherë bashkohen
Kur janë në rrezik
SHKABAVE u shtinë fitme
Prandaj Shkaba prej Shkabës ik...
Vetdijsohuni SHQIPONJA
Dëboni korbat grabitqare
Të shpëtojë KOMBI
Dhe ju nga kjo marre...???!!!
POPULL LARGOI QELBËSIRAT
Budallenjtë bëhen të mençur
Të mençurit bëhen budalla
Dy shteteve SHQIPTAR
Aspak s’u ha palla...
Vritemi e pritemi
Si gjela e pula
Prej atyre të mirëve
Që më i ka vulos vula....
Këto të mirit thonë:
-partitë janë të mira
Si gratë edhe burrat
Të bukur e lavira...
Shumë qejf e kanë llokën
Me mish sallame e suxhuk
Prandaj për ato punë
Asnjëherë s’ thonë nuk...
Kur kërkon diçka populli
Thonë trurin e kanë dhallë
Prandaj kur kris pushka
Ato s’ bëhen të gjallë...
Pasi kalon rreziku
Dalin si miushë
Përkrahin padronin
Me zë e fytyrë prush...
E hedhin topin
Prej xhepi në xhep
Dalin triumfues
Popullin për ta rrjep...
Vetëdijesohu o popull
Mos fut në këmbë ferrë
Largoi qelbësirat
Që të kanë tradhtuar përherë...?!
CURRILAT E GJAKUT
S’ merrem me vrasje
As me tradhti
S ’mi ka falur Zoti
Mua këto veti...
Të bëjë varre
Të ngrejë lapidar
Duke e zhdukur
Popullin tim shqiptar...
Hajë misërnike
Atë më ka falur Zoti
Të qeshem i lumtur
Të mos derdhet loti...
Për atë që them e prish
Kurrë se bëjë në jetë
Sikur currilat e gjakut
Të më shkojnë përpjetë...
Juve në këtë shtet
Kanibal në botë
Krejt mundi parë
Dhe ky shkojë kot...
Hapni sytë burra
Mos kënaqeni me prapësi
Nesër ndoshta u kthehet
Nga populli zi e më zi...
FYTYRËN UA KANË PËRMJERRË
Sa të etur janë shqiptarët
Për të qenë në Qeveri
Bëjnë part(i)alla
O sa çmenduri...
Çajnë rrugë e shtigje
S’ mendojnë për burrëri
Të kenë plot grazhdin
Dhe të çmendur kënaqësi...
Të frikojnë popullin
E rodit të vet
Ç’ janë Zot këto krijesa
Që na bëjnë shkret....
S’ka më forcë populli
Merru me këto o Zot
Ose çoi ato prej varri
Që derdhen gjakun kot...
Ndryhen në Qeveri
Si buça dhe qeni
Largoni këto njerëz
Kujt i përkasin gjeni...
Turren kush më parë
Si cjapi te kasapi
Akoma pa hipur
U çahet trapi...
Bëheni bashkë
O shqiptar të mjerë
Vërtetë nuk shikoni
Fytyrën u kanë përmjerrë...
NË BOTË S’ KA TJETËR FARË
Ligj i mrekullueshëm
Përgatitet për në koalicion
Ajo parti që me vullnet
Fe e komb vetë ndërron...
Është privilegj
Veçanërisht për shqiptar
Ti bëjmë të urtë e të butë
Jo si te Enciklopedia më parë...
Shpejtoni liderë
U kemi ndarë e përçarë
Në botë s’ka tjetër farë...
U presim krahë hapur
Si kurrë më parë
Mos mërziteni prej tyre
Që thonë jeni të marrë...
Kurrë s’ do të ketë
Për ju varfëri e acar
Prej te koalicioni
Rruga drejt e në varr...
Kështu e ka politika
Por vetëm te ne
Populli s’ u kërkon përgjegjësi
As nesër as sot e as dje...
Veproni lirshëm
Si mandatin e parë
Populli mirë u ruan
Si kokrra për farë...
U kemi futur egjër
Duket pak si shumë
Prandaj ju dhe populli
Jetoni me ëndrra e gjumë...
Ëndërroni si më parë
NATO dhe Evropë
S’ dini Histori e Gjeografi
Ju more kokë lopë...???!!!
TULAREMIA
I ka kapur qeveritarët
Sëmundja Tularemi
Pasi trurin e kane
Të këpushave, morrave e mi...
Nëpër trup kanë njolla
Por edhe fytyrë
Pasi në popullin e vet
Mbjellin vetëm mynxyrë...
Këto Tularemanë
S’ kanë fytyrë as marre
Përjetojnë kënaqësi
Kur në popull hapen varre...
E copëtuan popullin
Në pozitë e opozitë
Edhe pse në Qeveri
Askush më si pyet...
Vdesin e cofin
Duke bërë temena
Padronit të dashur
Që aq shumë i ka përça...
Kur vinë zgjedhjet
Qajnë e premtojnë
Si e ngrohin prapanicën
Krejt i harrojnë...
Padroni zgërdhihet
Me robërit që robërojnë
Atij pas zgjedhjeve
Krejt votat ia çojnë...
Ai u jep tagji
Ato bëhen kalë me shalë
Edhe pse janë të bindur
Se janë këmbë çalë...
Popull i nderuar
Vendoni gishtin në kokë
Këto maniakë dhe maskarenj
Na bëjnë të huaj në tonën tokë...???!!!