| E enjte, 04.06.2015, 08:04 PM |
Gjon
Markokaj
SHKËMB DHE BURRË SHTETI
-Poemë kushtuar Nikollë Kaçorrit-
I,
Mëndja, më vjen si nji reportazh
Zbrazi, "shpirtin" tim t' kthjellët....,
Në kët poemë, t' "shpirtit historik"
"Monizmi", m' vjenë si "fantazëm"
-- Me diktatin, dhunën, persekutimin etj.
Më lëndojnë, "shpirtin", e zemren
N' mes t' natës, ma shqetësojnë !
-- Trurin tim e zhbirilojnë si burgia
E kaluara jonë ishte e hidhur....,
Në trurin tonë la, "vatra kanceroze"
Ato ënde po vazhdojnë t' na brejnë,
si tënja, drurin e prerë pa hanë !
E, ato s' ikun lehtë, nga trutë tona
"Lëkurën tonë" e lanë me "puçrra"
Që është e veshtirë për t' u mjekuar
-- Ato, i mjekon vetem e verteta!
...
"Pa e njohur, të kaluarën e hidhur,
s' e shijojmë, të arshmen e lumtur"!
I themi të gjitha këto se kanë peshë
Ashtu si përseritet dimri me borë
-- At'dheu don përherë "vlagë"
Kaluam nji tranzicion të gjatë
Të "hardallisur e t' zhgënjyar" nga:
Historianët e "diktuar" t' kohës shkuar
T' cilët, "anashkaluen" nga "fleta e historisë"
Shumë burra patriot t' vëndit tonë
Shteti Monist, i asajë kohe që iku
-- Si i vrau dhe i masakroi...
..... Shumë klerikë at'dhetarë?
Ata, ishin intelektual e prodhuan ide
Ata morën pjesë, n' levizjet Kombëtare
Ruajtën e përehapën Gjuhën Amëtare
Jetën e tyre e shkrinë, për Kombin
-- Historiografia i la n' tymnajë
Pse...pse...pse...pyes veten time ?
Duke mënduar si historian, thëmë:
-- Patriot ma t' madh; s' mund t' ketë
Se ata që ruajtën, Flamurin e Gjuhën
Punën e jetën e shkrinë, për atdheun
Rrugën e ndriçimit të tyre e apin vetëm:
-- Historianët e moderuar demokrat
që shpirti i tyre jeton, me zëmër të madhe
Shpresojmë...shpresojmë...se bëhet..!
-- Kujtesa m' sjell Klerikët e shkodres
E të tjerë, e tëtjerë, në t' gjithë Shqipëri
-- Kujtoi, nji Burrë Kombit
Atdhetarin Dom Nikoll Kaçorrin
Lindi n' fshatin "Krejë e Lurës"
-- Zoti e rriti, me zëmër t' madhe
"Burrë Malsorë" e njeri i shkollës
-- Zot, i doli Atdheut e Gjuhës
U shkollua, n' përëndim
Filloi punën, shumë t' nderueme
Famullitar në "Dioçezën e Durrësit"
-- Ai punoi, me përkushtim...,
Nuk shkelqeu veç si meshëtarë
Fenë dhe At'dheun, kurrë s' i ndau
-- Ai shkelqeu edhe si at'dhetarë
Ishte njeri i pa mposhtur ....,
Zëmëra e tijë digjej, për kombin
"Shpirti" i tijë, ishte "brëndia e zëmres"
Të cilat e vertetojnë, jetën e vepren e tijë
I pikëlluar në "shpirt", përsëri pyes vetën:
--Pse këta njerëz... pse këta njerëz,...
.... u përsekutuan ..., u lanë n' tymnajë ?
II,
Nikollë Kaçorri ishte ''yllë ndriçues''
Jo vetëm në Zonën e Durrësit
Ishte i gjithë Shqpërisë, n' jugë e veri
-- Mbrojtës i Flamurit, dhe i Gjuhës
N' vitet njimijë e nëndëqin e tre, ishte:
Udhëheqës, n' Kryengritjen e Kurbinit
N' njimijë e nëndëqind e nënden
-- Çeli Kongresin e Manastirit....,
Përkrah Gjergj Fishtës e Gurakuqit
N' njimijë e nëndëqind e dhjetën
Luftoi, n' Kryengritjen e Kosovës
-- Përkrah, Hasan Prishtinës
Bajram Currit e Isa Buletinit
Frymën e së cilës e përhapi
-- Edhe n' jugë, t' shqipërisë
Ai gjindej, sa n' jugë edhe n' veri
Kombi, për atë, ishte vetem nji
Anë e kënd, i binte Shqipërisë
Ndesi s' kishte -- jugë e veri
Nderfetarisht kishte armoni
"Gjakë Kombit", kishte Flamurin
"Gjuhën Amëtare", e kishte t' shëjtë
-- Jetën e tijë e shkriu për Kombin
Gjatë Kryengritjes së Pergjithshme
Në Njimijë e Nëndëqind e Dymbëdhjetë
-- U gjënd nderlidhës i Shqipërisë Jugut,
Me Shqipërinë e Mesme e t' Veriut
Ai ëndërronte: Shqiperi t' Pamvarur
Të shkëputur, nga Përëndoria Osmane
-- Etnikisht, me kufinjë natyralë....,
Me Njëzet e Tetë Nëndor t' Dymbëdhjetës
Dom Nikollë Kaçorri e kurorëzoi:
Me firmosjen e "Aktit t' Pavarësisë"
--Në Qeverinë e Parë Shqiptare
Pas Qeverisë t' Gjergj Kastriotit
-- "Kuvëndi i Vlorës" e zgjodhi:
Z/ Kryeminister të Shqipërisë
-- Papa i asaj kohe, n' vitin 1917-të
E pat dekurue me "Kryqin e Artë"
-- Gjatë regjimit Totalitar...,
Klerikët shqiptar u etiketuen:
Si njerëz, që nuk e njohin Kombin
-- Kjo s' ishte aspak e vertetë !
Klerikët u, anashkaluen, nga historia
-- U vranë dhe u përsekutuen....,
Ata ishin, njerzit më të mirë
Që lartësuen, Shqipërinë si komb
...!
Ku na çojë..., e ku po na çon ...,
Kjo, "dritë e zezë", kjo "zezinë e pa shoqe"?
Qe errësoi e ka tendëca t' errësojë Kombin
"Përsekutimi i historisë"... është m' i madh...
...po, është, m' i madhë se ai, njerëzorë
...!
Na mbet e mbjellur "therrë në derë"
e "gjëmb n' shpirtë" që gjithënji na therë
-- Nga "Stalinizmi e Enverizmi" lindorë
Populli thonë: "faji është jetim"
e s' e pranon, asëkush fajësinë"
Ata "historian t' diktuarë" të pakten ...,
Të thonë: ishim, "nën dhunën e diktatit " !
"Ma mirë vonë se kurrë"
-- Dom Nikoll Kaçorri u nderua:
Figurë e Shquar,e anashkaluar
E, Levizjes Kombëtare Shqiptare
Nga Presidenti, Dok. Sali Berisha:
Me "Urrdhërin e Lirsë, t' Klasit Parë"
-- Kohë mëpas u dekurua edhe :
Nga Presidenti Dok. Bamir Topi
-- Atdhetarit s' i humbin kurrë vlerat
Shëndrit si ari e s' ndyshkët kurrë
Shpresojmë se ikun, "mjegullnajat"
Pastrohet qielli e toka nga "tymnaja"
Ata," që u anuen" nga historia...,
Atdhetarizmi i sotëm, i çliron
-- I zbardhë në dritën e diellit
Dhe historia do ta ruajnë mirë
Aty, në gjirin e vet, në panteonin
E njerëzve të mëdhenjve të kombi...!
Shifet, ka përpjekje, për t' i zbardhë
Të vertetat e tyre si figura, t' Kombit
Historianët duhet, të jenë të sakët
Që jeta e tyre në mbrojtje të kombit
Të shëndritin gjithë jeten e jetës!
-- T' i respektojmë e t' i nderojmë
Pa t' cilët, Kombi Shqiptar venitet
...!
--"Ai që ishtë, s' vdesë kurrë"
Mos i humbtë kujë "breznia as trolli"
Mos i humbtë, "gjaku asë vorri"
...!
"Djali i axhës", Kolë Kaçorri
-- Edmond Kaçorri, "sternip i tijë"
U interesuen, n' "Bashkinë e Vienës"
-- "Shqiptari, gjindet për shqiptarin"
Vorrin e gjet: -- Dedë Prëgë Kola
Ndihma e madhe e "Bahkisë Vienes "
Me nëndë shkurt dymijë e njimbëdhjetë
-- Eshtrat e tijë, i sollen, n' Shqipëri
Të rivarrosën, n' At'dheun amë
IV,
N' shkurt, dymijë e trëmbëdhjetë
E rivarrosën, n' Durrës, n' Kishën e tijë
-- Gjithë Shqiptarët, i banë nderim
Për vepren e pavdekësinë e tijë,
Për besnikëri, ndaj atdheut e kombit
-- Foli imzot Rrok Mirdita
Dhe Kryeministri Dok. Sali Berisha
Sjellja e eshtravet t' tijë, në Shqipëri
Ishte Vlerë e madhe, për shqiptarët
Vepra e tijë, mbetët në përjetësi
Të gjithë Dibranët e "Krejë-- Lura",
Për atë "Burrë Shteti", kanë lavdi
I pavdekshmi Dom Nikollë Kaçorri
Do të mbetet në historinë e kombit t' tijë
-- Ishte njeri i fesë e "pishtar i kulturës"
Ishte njeriu, i dashurisë njerëzore
-- E donte At'dheun e popullin e vet
Me jetën dhe veprimet e tijë
-- Hyri thellë n' zëmrat e njerëzve...,
Preku "shpirtin" e marë shqiptarevet
-- T' vertetën s' e errëson "tymnaja"
Se heret, a vonë, ajo zhduket...,
-- Dhe e
verteta,
Citojmë, Dom Domjan Kurtin, icili tha
Në rivarrosjen e eshtrave të tijë:
"Sot po e rivarrosim, n' Kishën e Tijë
-- Don Nikollë Kaçorrin
"SHKËMB dhe BURRË SHTETI
Jeta dhe aktiviteti i tijë janë
shëmbull, si mundë t' i qëndrojë,
besnik Atdheut e Kombit të tijë"
"Shpirti" e zëmëra, m' digjen
Ndoshta asë gjë, ndoshta shumë
-- Si nuk pranohen këto fajsi,
këto padrejtësi që tashmë dihen
Shkruaj, se s' mund t' heshti
Kujtoj perpjekjet e tijë t' mëdha....,
Për ruajtjen e përhapjen e Gjuhës
Për besnikërinë, ndaj At'dheut
-- Kujtoi Atë Gjergj Fishtën
Ndre Mjedën e Ernest Koliqin
Atë Zef Pëllumbin, e Konicen...,
Çfarë bënë ata për ruajtjen
e përhapjen e Gjuhës Shqipe ?
Kujtoi, t' krishtërë e muslimanë
-- Të cillësdo fe, qoshin ata
Luftuen e vdiqën bashkë
"Akti i Pavarësisë" u firmosë:
Nga delegat, të t' trija besimevet
Në Qeverinë e Parë Shqiptare
Ishin Nikollë Kaçorri e Vehbi Dibra
-- Përkrah, Ismail Qemal Beut
E, sa e sa, deshmi të tjera
Të tolerancës në mes fevet
Çdo shqiptar në rradhë t' pare
I cilësdo fe që t' i përkasin
I thotë vetës, jam shqiptar
Thëm, me "shpirtë" e zëmër
Historia, pse i ka anashkalue ?
Ne që jetuem ato vite që ikën
Si pranuem, t' u themi "trathtarë"
Njerëzve më atdhetarë, t' kombit ?
V,
Kurë i kujtoi, t' gjitha këto
Çfarë është bërë nga këta patriot
Për ruajtjen e pastert t' Gjuhës Shqipe
-- Mëndja e "shpirtin", m' shkon
Të "gabimet e mëdha" të sotme
T' "masakrimi", i Gjuhes Kombëtare...,
Mbas, m' shumë se nji shekull Pavarësi
-- Gjuha Shqipe është e përjashtuar
Në ceremonitë e lutjeve fetare ..!
...Pse kjo... e "zezë"...vazhdon t' bëhet
-- Ditën për diellit, n' vëndin tim
...S' po i luten Zotit shqip...,
Sikur Zoti s' e njeh Gjuhen Shqipe
Nji nga gjuhët më të vjtra në botë
Shteti im, "rrinë gjumë" nëpër mjegull
Kurë hapur, shkelet Kushtetuta e Vëndit...,
-- "Kombi dhe feja janë të shtrëjta"
Besimi, në Shqipëri, është i lirë
Kjo, s' do të thotë, t' cenojmë gjuhën
-- Ajo, mrohet me Kushtetutë...,
Zotit nese i lutem Shqip, na ndihmon
-- Të gjithë, i madhë dhe i vogël
Ta ruajme t' paster, Gjuhën e nënës
-- Gjuhen pellazge - iliro - arbëreshe
"Është rrënje" e disa gjuhëvet,
Të rracave t' bardha, t' evropës
Mbas "Zgjedhës së egër Osmane"
Kaluan mese , njiqind e sa vjet...,
S' i shkojnë," fjalët barbare" Shqipes!
Gjuha Shqipe po pushtohet nga prurje
fjalësh : greko - serbe e turko - arabe
Pa lënë pas dore, barbarizmat ..etj.
-- Nese ne s' jemi, t' vetëdijshëm...
Rreziqet, janë aktuale, t' vazhdueshme
Kurë, ne vetë e cenojmë Gjuhën...,
Veprimi, sjell, ujë n' "mullirin e armikut"
" Bëhem armik", i qënsisë kombëtare
-- Gjuha Shqipe ekziston:
"E shkruar ne romon e në poezi,
me këngë djepi, ninulla për fëmijë,
me këngë, dashurie e gëzimi,
me kënë, lufte e trimërie,
me përralla, gjithë fantazi,
me këngë vaji gjithë merzi,
britma e grave gjama e burrave,
me këngë satirike e humori
kënga e pijeve, "putira e filxhanit"
Këngë lojrash, "loja kapuça"...etj.
...!
Shqipja, është e lashtë sa vetë Evropa
Nga gjuha, folklori, kultura, doke e zakone
Për të gjitha këto, ekziston Shqipëria
Gjuha Shqipe, nga më të vjetrat në botë
...!
Fishta dhe Konica, atëbotë na thonin:
"Ruaje zot Shqipërinë prej shqipëtarve"
-- Kishin të drejtë -- ajo mbetët aktuale!
Ne shqiptarët me "veprimet e mos veprimet"
--
Theksova edhe më lart, po u cenue gjuha
Cenohet edhe vetë ekzistenca e kombit
-- Kujtoj një famullitarë të nderuar,
Në përkujtim të deshmorëve, t' Mejës-Gjakovë
Padër Ndue Kajtazi, nëpërmes të tjerave tha:
...!
... "Ne vdiqëm bashkë, u varrosëm bashkë
-- musliman e të krishtërë,
Ju të jetoni bashkë, të gëzoni bashkë,
të festoni bashkë, Bajram e Pashkë"
...!
Çfarë, t' i shtojmë këtijë Famullitari ?
"Të rrimë shtrëmbet e t' flasim drejt" !
Jemi shqiptarë e s' po merremi veshë
Uniteti është kombëtar e mbetët, kombëtarë
-- Të flasim të gjithë shqip, të lutem shqip!
Vetëm atëhere, ndergjegjëja kombëtare
-- Ruan gjuhën, fenë dhe historinë;
ruan zakone, dokë e ritët shqiptare
-- Ato dhe vetëm ato, janë e mbeten
"Simbolet kryesore", të unitetit kombëtar
-- Thekësoj, edhe nji herë!
Shqiptari i cilësdo fe, t' i përkasin
I thotë vetes dhe tjetrit, jam shqiptar
Shqiptaret e duan njëri - tjetrin
-- Pa dallim e përcaktim fetar
Ketë e ka përcaktuar lufta e përbashkët,
puna e përbashkët e jeta e përbashkët,
zëmra e përbashkët At'Dheu i pëbashkët
-- S' ka si mund, t' jetë ndryshej,
Sëpari, JEMI SHQIPTARË !
Sëdyti, JEMI BESIMTARË!
./.
-Botohet per here te pare, per ZemraShqiptare, nga Uashington State, USA, 4 Qershor 2015-