| E marte, 02.06.2015, 07:23 PM |
Shahin
Ibrahimi
Kam frikë
Kam frikë, pse nuk e di
Kur ty shpesh të kujtoj,
Një qiell vendos mbi sy
Një këngë mbi buzë formoj.
Kam frikë, mos të prish qetësin
Të të shtoj rrudhat në ballë,
Mos të heq unë dashurinë
Dhe atë shikim me mallë.
Kam frikë urrejtjen tënde
Më fort rrahjet e zemrës,
Unë ty të kam në mëndje
Dhe pa gjumë rri prej ndjenjës.
Kam frikë të rri veçuar
Mendimet pa zë bluaj,
Në heshtje rri menduar
Imazhin tënd të ruaj.
Kam frikë shikimin tënd
Atij si bëj dot ballë,
Vetëm veç mbas tij unë rend
Të shfryj e të nxjer mallë.
Kënga e emigrantit
Vitet kaluan unë u rrita
Doja jetën ta ndërtoja,
Me det në Itali mbërita
Punë në ndërtim fillova.
Emigrant mua më thonë
Shpesh me tallje e qësendi,
Punoj gjer natën vonë
Se kam një tufë fëmijë.
Dua të kthehem skthehem dot
Mendoj vuajtjet, qaj me lot,
Shikoj kallot nëpër duar
Si peshqesh nga vëndi huaj.
Të vi këtu, s`punoj dot
Bëj çdo punë për të jetuar,
Puno sot dhe ha veç sot
Ky është vënd për tu harruar.
Por fëmijët më thërrasin
I kam lënë pa ngrënë pa pirë,
Mallet shpirtin po ma vrasin
Ndaj dhe ngjaj si trung i mpirë.
Këngë
Këngë që del nga thellësia e zemrës
Herë e butë e herë e fortë,
Shpesh me bisqe e mbush pemën
Dhe na ngren pezull mbi botë.
Notat fluturojnë si flutra
Meloditë ngado përhap,
Gurgullon nektari i ëmbël
Ushqen zjarret në oxhak.
Lis më lis këndon bilbili
Kënga hapet me jehonë,
Lart në qiell kënaqet ylli
Dhe me të nis e këndon.
Dhe peshqit në det këndojnë
Nga melodia e tyre rriten koralet,
Neve gjuhën sna kuptojnë
Por kjo është një gjë që falet.
Këngë që del nga gjithësia
Ç`emocione që na fal,
Trupin ma vesh mrekullia
Dhe ma ndrron shpesh herë në valë.
Ku je
E dashur letrat e padërguara
Janë pjellë e fatit tonë mizor,
Në një trup me venat e thërmuara
Zemrën tonë e bënë theror.
Ti për mua je si maji
Që nga do shpërndanë pranverë,
Do ti gris këto letra vaji
Dhe me to do bëj një erë.