| E hene, 01.06.2015, 07:49 PM |
Luftëtarët e Kumanovës nuk janë
Terrorist as ekstremist, por thjesht janë kryengritës!
Këta duhet të mbesin me epitetin kryengritës, luftëtar dhe simbol i çlirimtarëve për trojet shqiptare nën okupimin maqedon . Për ti fshehur këmbët pas kësaj që ndodhi në Kumanovë, disa zyrtarë kosovarë dhe në Maqedoni po përpiqen që interesat e tyre ti shndërrojnë ne viktimizim, vlerat tona kombëtare siç ishte rasti i luftëtareve shqiptarë në Kumanovë.
Nga Asllan Dibrani
Ngjarjet e dhe aksionet kundër shqiptarëve nuk po ndalen edhe ne ketë shekull. Ne si komb po i paguajmë haraçet e padrejtësive historike qe u bënë ndaj shqiptareve !.Luftërat shekullore për tu çliruar nga pushtuesit po vazhdon. Gjyshërit ,stërgjyshërit dhe baballarët tanë rezistuan në format e veta për ta mbrojtur vlerën tonë kombëtare, po pushtuesit qe na servuan robërinë po shkallëzohen me dhunë terror dhe vrasje edhe këto ditë në Maqedoninë e vockël sllave të ndikuar nga qarqet e Beogradit dhe Moskës dhe Atinës. Lufta heroike ishte gjithmonë ballash por kësaj here kjo luftë nuk i ngjan luftës dhe historisë se luftëtarëve shqiptaë gjatë shekujve, kjo u tradhtua!
Në të
gjithë e dimë që, si
Këtë e bënjë pa fakte, sepse vetëm kështu duke i shpallur kryengritësit shqiptarët terrorist , i jep vetes autoritet për të shtypur popullin shqiptar edhe ma barbarisht ne forma sistematike !
Çdo shtet në botë është i obliguar ne raste konflikti t'i respekton dhe t'i përmbahet rregullave dhe konventave ndërkombëtare sidomos me dorëzimin e robve të luftës e jo ti vras pas dorëzimit siç veproj Maqedonia terroriste.
Kjo çfarë ka bërë regjimi shovinist maqedon është në konflikt me rregullat dhe konventat e Gjenevës. OSBE dhe komuniteti ndërkombëtar për mbikëqyrje te rregullave të luftës duhet kërkuar llogari nga regjimi i dhunshëm maqedon për keqtrajtimin brutal të qytetarëve dhe civilëve si dhe shembjen e lagjes se trimave në Kumanovë.
Titullime të tilla me akte terroriste të vlerësuara gjoja se si terrorist për kryengritësit shqiptar duhet të analizohen dhe te hetohen nga komuniteti ndërkombëtar, se kush ishte në rolin e terrorizmit në Kumanovë, shteti maqedon në krye me Gruevskin ,Nikullovsken dhe argatët shqiptar tradhtar dhe të dëgjueshëm nga serbosllavet maqedon ,apo shqiptaret që ishin ne shtëpitë e tyre në Kumanovë. Këta duhet të mbesin me epitetin kryengritës ,luftëtar dhe simbol i çlirimtarëve për trojet shqiptare nën okupimin maqedon .
Bashkësia ndërkombëtare duhet përpiluar rregulla dhe standarde kur një grup quhet terrorist por disa nga ta u treguan ma të sinqertë se vet shqiptarët që po gjenden në vlerësimet e kësaj ngjarje. Për ti fshehur këmbët pas kësaj që ndodhi në Kumanovë, disa zyrtarë kosovar dhe në Maqedoni po përpiqen që interesat e tyre ti shndërrojnë ne viktimizim vlerat tona kombëtare siç ishte rasti i luftëtareve shqiptarë në Kumanovë.