Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zenel Çeliku: Marëdheniet Shqipëri-Serbi

| E diele, 24.05.2015, 10:33 AM |


Tani koha për shkrirjen e akujve në marëdheniet Shqipëri-Serbi

Nga Zenel ÇELIKU

Historikisht marëdhëniet Shqipëri-Serbi kanë qënë problematike, ashtu në kohën e luftës së ftohtë, kështu edhe aktualisht.Mirpo, tani bota ka ndryshuar, është larguar nga lufta dhe konfliktet, dhe në vecanti Rajoni I Ballkanit vërtetë ka ndryshuar dhe nuk shikohet më si zonë e rezikshme, ashtu sic ka qënë perifrazuar “fuci baroti”.Atëhere cilido mund të pyes, përse marëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë duhet të jenë të akullta, plot konflikte, të mbartura me armiqësira, me shumë akuza dhe kundër akuza???Për fat të keq, pa dashur të fajësoj njërën palë dhe të shfajësoj  palën tjeter, ngjarja  e shëmtuar që ndodhi në stadiumin e Beogradit, në vënd që të shkrinte këto akuj disa dekadash, ajo bëri të kundërtën.Më pas vjen vizita historike në Beograd e Kryeministrit Shqiptar Z.Edi Rama.Edhe pse ajo vizitë u realizuar pas 5 dekadash dhe pritej me shumë interes nga të dyja palët, përsëri konfliktet u acaruan edhe më shumë.Vizita ishte plot tension politik dhe me shumë kërcënime për atentat ndaj Kryeministrit të Shqipërisë.Gjithsesi, Rama shkoi në Beograd shumë serbes, sepse atje shkoi për të hapur një faqe të re në marëdhëniet e cungura Shqipëri-Serbi, dhe kurrsesi për të thelluar më tej konfliktet e vjetra.Në atë takim të akullt, sejcili nga kryeministrat respektiv, gjatë konferencës për shtyp, tha atë që ata mendonin edhe pse nuk munguan akuzat kundër kryeministrit Rama.Gjithsesi, pas konferencës për shyp, natyrisht u nënshkruan ato marrëveshje që ishin paramenduar sipas protokollit.Le ti lejmë më një anë kritikat dhe akuzat e shtypit andej dhe këtej.

Ja, tani për pak dit ( 27 Maj 2015) Kryeministri Vucic do të vij ne Shqiperi, per te kthyer viziten e Kryeministrit Rama.Nje ditë më parë Ministri I jashtëm serb Dadic,  deklaroi se vizita e Kryeministrit Vucic do të jetë larg presioneve politike, do të shikojmë se cfarë bashkojnë dy vendet tona në rrugën e integrimit në BE.Ky mesazh para vizitës së Kryeministrit Vucic, pa diskutim është sinjal shumë pozitiv nga Beogradi zyrtar, gjithashtu kjo dekleratë është shenjë  shpresdhënëse për të hapur

vërtetë një faqe të re në mes Shqipërisë dhe Serbisë.Nga ana tjetër, Rama ka deklaruar se Tirana zyrtare dhe personalisht Ai si Kryeminiter, do të mirpresë Kryeministrin Vucic ne Shqipëri, se shqiptarët e kanë në traditë mikpritjen.Vucic do të jetë i lirë që të shprehë qëndrimet  e tij, ashtu si Ai do të mendojë.Vucic nuk do të ketë bariera psokologjike gjatë vizitës së  tij në Tiranë, gjithashtu edhe gjatë konferencës për shtyp e cila eshte parashikuar nga të dyja palët, Vucic do të jete i mirpritur-ka thënë Rama.

Si gazetar me përvojë shumë vjecare, mendoj, besoj dhe jamë I bindur se Kryeministri i Serbisë, do të pritet shumë mirë nga Kryeministri I Shqipërisë, kundrejt një protokolli shumë serjoz, do të respektohet tradicionalisht nga mikpritësi Rama, dhe mbi të gjitha nuk do të ketë asnjë deklaratë tymuese se, ndaj Vucic do të ketë ndonjë rrezik për atentat-kjo nuk do të ndodhë në asnjë rrethanë.

Rajoni i Ballkanit edhe pse ka ndryshuar shumë nga konceptet e vjetra, edhe pse është larguar nga ideja e tragjedive të luftrave, përsëri ka problem mjaft serjoze.Krimi i organizuar, korrupsioni, kontrabanda, terrorizmi dhe trafiqet e cdo lloji, e kanë bërë problematic në vecanti Ballkanin Perëndimor.Më 19 & 20 Maj 2015, në Tiranë u zhvillua Samit Rajonal për të kundështuar ekstremizmin e dhunshëm, ku morën pjesë ministrat e brëndshëm të Ballkanit, gjithashtu edhe Ministri i Brëndshëm Serb.Në këtë Samit, u theksua se terrorizmi i dhunshëm, mundet dhe duhet të luftohet duke qënë të bashkuar dhe të angazhuar masksimalisht në bashkëpunim të ndërsjelltë, duke koordinuar kontributet të gjitha vëndeve te Ballkanit.Që Shqipëria dhe Serbia, të luftojnë me sukses krimin, terrorizmin, korrupsionin e të tjera fenomene negative që kanë prekur thellë dy vëndet tona dhe mbarë Rajoni, kërkohet bashkim forcash, bashkim vullnetesh, bashkim kapacitetesh, bashkëpunim të ngushtë në mes strukturave shetërore përkatëse të vëndeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe me gjërë, sepse vetëm kështu popujt tanë do të jenë të qetë, pa kërcënime dhe drejt Euopës.Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, do të thotë shumë punë, luftë dhe përpjekje të  përbashketa të vëndeve të këtij Rajoni, dhe respektivisht të Shqipërisë dhe Serbisë, dhe kështu suksesi do të jetë i garantuar.Para këtij fakti dhe kushteve të BE, përse marëdhëniet Shqipëri-Serbi duhet të jenë kaq të akullta, pse jo edhe armiqësore?! Në Shqipëri ka disa futbollistë serb që kanë luajtur dhe luajnë me ekipet shqiptare.Ata jo vetëm që nuk  kanë asnjë problem në Shqipëri, por janë trajtuar mjaft mirë nga shokët dhe drejtuesit e ekipeve ku ata luajnë dhe jetojnë përkohësisht në Shqipëri, por janë respektuar masivisht edhe nga mijëra e mijëra tifoze.Edhe shqiptarët kur shkojnë për arësye biznesi në Serbi, janë pritur dhe priten shumë mirë nga serbët.Konkretisht edhe unë në krye të një grupi nga TIR-FAX News Agency, kur kemi shkuar në Beograd për takime bashkëpunimi me Agjensinë e Lajmeve Tanjug dhe Beta, na kanë pritur dhe respektuar pa masë.Kështu, shikojmë se në mes njerëzve, popujve,  nuk ka ndonjë armiqësi dhe as konflikte, me përjashtim të disa fanatikëve miop, por ka mjaft bashkëpunime në shumë fusha.Mos vallë është politika, ajo që i ngatrron keq marëdhëniet ndër dy vëndet tona??? Trup mëdhenjtë e hijshëm Rama dhe Vucic, i përkasin një gjenerate që janë larg, shumë larg asaj kohe që e shikonin njëri-tjtrin si gogol.Rama dhe Vucic kanë mentalitete të kohës që sejcili lufton që ta çojnë vëndin e tijë drejt BE, ndaj le të lejmë më një anë të shkuarën e largët dhe atë të afërt, le të shpresojmë, të besojmë dhe të kërkojmë se Vucic e ka të gjithë vullnetin e mirë për të kryer vizitën e tijë në Shqipëri me sukses, ku do të shikojë se  homologu Rama, do të shpalosë mikpritjen e tij tradicionale.Pa dyshim kjo është dëshira e popujve këtej dhe andej, që akujt të shkrihen dhe të fillojë një bashkëjetesë miqësore, ku fqinjësia e mirë do të ofrojë bashkëpunim të sinqertë bilateral dhe shumë konstrukviv në të gjitha fushat.Vetëm kështu Rajoni ynë do të dale nga ky rreth vicioz ku është sot, dhe do të ketë sukses në integrimin e tij në BE, prandaj thirja dhe dëshira është, ”ju mirpresim Z.Vucic” në Tiranë.