| E merkure, 20.05.2015, 07:22 PM |
Largimi i plagjiatëve dhe
pengmbajtësve të frymës rugoviane nga LDK-ja, nevojë urgjente !
Shkruan: Florim Zeqa
Në kohën kur LDK-ja po shkon drejt përmbylljes së procesit të mbrendshëm zgjedhor, e gjithë popullata kosovare është e orjentuar kah kjo parti. Përderisa elektorati besnik i kësaj partie është duke e pritur nën ethe fundin e këtij procesi, kundërshtarët politik janë duke pritur me kurreshtje të madhe rezultatin final.Ska dyshim se për drejtuesit aktual të LDK-së dhe kundërshtarët politik të filozofisë politike rugoviane, vazhdimi i "STATUS QUOS" do të ishte një fitore e madhe, madje shumë e madhe dhe e papërseritshme.Nuk është krejtësisht e parëndësishme se kush zgjedhet në krye te LDK-së ! Pikërisht zgjedhja e kreut të LDK-së është bërë shkak i ndarjeve dhe përçarjeve të elektoratit nga grupet e interesit mbrenda LDK-së postrugoviane, andaj nga zgjedhja e kreut të LDK-së varet e ardhmja jo vetëm e kësaj partie, por edhe e ardhmja e proceseve politike të vendit në katër vitet e ardhshme.Unifikimi për ndryshime në kreun e partisë dhe unifikimi në luftimin e grupeve të interesit paraqet çelësin suksesit, në të kundertën LDK-ja rrezikon të humbas terësinë-elektoratin e saj.Një LDK e reformuar dhe e ristruktuar në permbajtjen e saj do të garantoj ruajtjen e frymës rugoviane, traditës së besës dhe shpresës në mesin e popullatës shqiptare në Kosovë."Zgjedhjet" e kurdisura, apo më mirë të themi gjykimet e gabuara në procesin e mbrendshëm zgjedhor në LDK do të reflektohen negativisht,...asaj më pas do t'i kthehen si bumerang ndëshkues në zgjedhjet e ardhshme lokale apo nacionale kur do që mbahen ato.Zgjedhja për kryetar të degëve të LDK-së, e kryetarëve humbësve serik në zgjedhjet lokale për të shpëtuar një humbës më të madhë serik në qendër do të shkaktoj degjenerim të thellë politik në LDK, siq është; humbja e besimit dhe mosdalja e elektoratit në zgjedhje, gjë e cila do të ndikojë dhe do të ndihmojë në mënyrë të drejtëpërdrejtë rivalët politik të saj,...do të ndihmojë në vazhdimin e keqeverisjes jo për vite,...ndoshta edhe për dekada me vendin do të qeverisin uzurpatorët dhe servilët politik të të gjitha ngjyrave partiake.Po ndodhë kështu në vendin tonë, pasi ka humbur në masë të madhe logjika e gjykimit mbi zgjedhjet !Në vend që zgjedhjet të shërbejnë si një instrument korrektues për përmirësimin e gabimeve në qeverisjen e vendit, apo kur jemi në rastin konkret në përmirësimin e gabimeve dhe lëshimëve drastike në drejtimin e partisë, ato po manipulohen në vazhdimësi nga lideri, me ndihmën e drejtuesve partiak dhe servilëve të tyre politik.Diktati, kërcënimet me humbjen e vendeve të punës dhe format e shantazhit tjetër politik e përcjellën shumicën e nëndegëve dhe degëve të LDK-së.Zgjedhja e delegatëve për Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor sipas shijës dhe orekseve të drejtuesve aktual të partisë, nuk është një sinjal i mirë për ndryshime pozitive, të shumëpritura dhe aq të nevojshme substanciale në kreun e partisë.LDK nuk guxon edhe më tutje të drejtohet nga ambicilet personale të individëve, por nga vullneti i elektoratit të saj,...335 delegatët e Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor nuk guxojnë të ngulfatin vullnetin e elektoratit për ndryshime, në këmbim të kënaqjes së egos karrieriste të një grupi të vogël njerëzish të padinjitetshëm. Largimi i të pabesëve, mashtruesve, intrigantëve, shantazhuesve dhe kërcënuesve nga LDK-ja është nevojë urgjente, në të kundërtën njerëzit e sinqertë, anëtar dhe simpatizant besnik të kësaj partie nuk do të rrijnë duarkryq !Do të gjejnë forma dhe mundësi të tjera demokratike,...në formën e një referendumi popullor (një anëtar një votë) për zgjedhjen e organeve drejtuese mbrenda kësaj partie për largimin e të keqës nga LDK-ja,...për largimin përfundimtar të uzurpatorëve, plagjiatëve dhe pengmbajtësve të frymës rugoviane,...që e shëndrruan LDK-në nga partia (levizje) e parë politike në hapsirat shqiptare në patericë të krimit të organizuar, korrupsionit dhe mbështetëse të keqeverisjes në vendin tonë.