| E merkure, 20.05.2015, 07:02 PM |
Çfarë po ndodh me Ballkanin…
Nga Viktor Mërkuri
Njëzet vjet pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik ,vendet e Ballkanit si Shqipëria ,Kroacia , Kosova,Serbia,Sllovenia, Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia janë kthyer në modelin e mwparshwm të udhëheqjes dhe formimit nga fuqitë e mwdha tw jashtme si Perëndimi, Turqia dhe Rusia. Ndryshimi i natyrës së këtyre fuqive të jashtme, veçanërisht nën ndikimin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, duket se është po ajo force cila drejton Ballkanin.
Ballkani ashtu si dhe në të shkuarën e tij ,përballet sot me të njëtin rrezik: paqëndrueshmërin politike. I vendosur në kryqëzimin e tre perandorive të së shkuarës, kjo pjesë toke midis Mesdheut dhe Detit të Zi ka qenë prej kohësh në qendër të konkurrencës ndërmjet fuqive botërore, dhe tashmë është kthyer në një arrenë mes Rusis dhe Perëndimit. Ndërkohë që të dyja palët përpiqen të “blejnë” influencë me investimet dhe projektet e tyre të energjisë, sfidat e brendshme politike të shteteve të ballkanit të cialt vazhdojnë dhe zgjerohen po e rrezikojnë këtë plan.
Fuqit rajonale
dhe botërore i kanë kushtuar një vëmendje të madhe vendeve të Ballkanit kohët e
fundit. Më 15 maj, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov vizitoi Serbinë, vetëm
pak ditë pasi Kryetari i Këshillit të Federatës Ruse, Valentina Matviyenko u
takua me udhëheqësit serbë në
Nga ana
tjetër ,udhëheqësit perëndimor kanë treguar gjithashtu interes mbi ballkanin me
vizitën e sekretarit amerikan të shtetit John Kerry dhe sekretarin e puneve të
Jashtme të Britanis së Madhe Philip Hammond në Bullgari gjatë muajit janar,
ndërsa zyrtarë të lartë amerikanë janë në vizita të rregullta në Rumani. Parë
në një këndvështrim më të gjerë, qeveritë perëndimore kanë dy synime kryesore
në Ballkan: ruajtjen e stabilitetit në pjesën perëndimore të rajonit dhe
minimizimin e ndikimit rus në Ballkan. Për këtë qëllim, Shtetet e Bashkuara dhe
Bashkimi Evropian kanë qenë të përfshirë në politikën e brendshme të Ballkanit
që nga periudha që NATO ishte angazhuar në luftën e Bosnjes dhe luftën e
Kosovës në 1990. Por pavarësisht
vëmendjes që Ballkani ka nga fuqit e mëdha ,shpesh shtetet anëtare të saj janë
të paqëndrueshme , duke sjellur si shembull dhunën vdekjeprurëse e cila
shpërtheu në Maqedoni në datën 9 maj me përfshirjen e personelit të Ministrisë
së Brendshme të Maqedonis dhe shqiptarëve në Kumanovë duke arritur kulmin me vdekjen e tetë
oficerëve të policisë dhe 14 shqiptarëve si dhe plagosën e 40 policëve dhe
arrestimin e 30 personave . Përplasjet në Maqedoni rrisin spektrin e tensioneve
me thelb etnik dhe dhunës në Ballkan, ku kufijtë politikë nuk përputhen me
kufijtë etnikë. Edhe pse ka pak gjasa që dhuna të përhapet në vende të afërta,problemet e
Maqedonisë janë një shqetësim i madhë në rajon , duke vëne re që
Duke
hedhur një sy dhe në pjesën me lindore shohim që kriza në Ukrainë ka detyruar
Shtetet e Bashkuara të rrisin mbrojtjen përgjatë kufijve lindore të NATO-s,
ndërkohë që luftimet në Ukrainë detyruan BE-në të vendos në prioritetet e saj
përshpejtimin e punimeve për tubin e gazit natyror nëpërmjet korridorit jugor,
i cili do të anashkalojë Gazprom-in Rus në tregun evropian të energjisë dhe do
të të zvogëlojë varësinë e Europës nga Rusia.
Ndërkohë nga ana e saj Rusia po përdor ndikimin e saj në Ballkan në vende
si
Rivalitetet gjeopolitike historike dhe konfliktet lokale në rajon kanë formuar një kombinim shpërthyes, duke nxitur konflikte ushtarake si Lufta e Parë Botërore por dhe beteja të tjera gjatë viteve. Sot një konkurrencë e ndryshme është duke u zhvilluar ndërkohë që fuqitë e huaja përdorin ndikimin ekonomik, bashkpunimin ushtarak dhe mbështetjen politike për të aritur qëllimet e tyre në rajon. Ndërsa Perëndimi, Rusia dhe Turqia vazhdojnë të jenë të etur për ndikimin e tyre në rajon, qeveritë lokale do vazhdojnë të ndodhen në mesin e nje përplasjeje më të fuqishme se ato dhe do të mundohen të zgjedhin mbështetjen me të mirë të mundshme nga fuqitë e mëdha për raste krizash apo nevoje.