| E merkure, 20.05.2015, 07:50 PM |
Epoka (e turpit) para gjyqit – Pjesa e dytë
Kadare për Lubonjën: Çmitizuesi shqiptar
Nga Fahri Xharra
Gjyqi moral kundër Fatos Lubonjës , për shtrembërimet e tija të porositura nga dikush të historisë shqiptare dhe “mundi “ i tij i pa shoq për të rrënuar Kështjellën e Madhe të trashëgimisë sonë identitare po e filloi me fjalët e gjeniut tonë Ismail Kadare ; i cili tezat lubonjase i quan antishqiptare, dhe tejet të rrezikshme.
"...Ditën
e 31 majit 1999, në kulmin e bombardimeve të NATO-s, shënimi i ditës merret me
një polemikë midis shqiptarësh në gazetën “
"Ata zbuluan se “çmitizuesi” shqiptar nuk ishte aspak origjinal, siç kishin kujtuar. Tezën e prindërve serbë të Skënderbeut, e kishte marrë nga dikush tjetër dhe ky dikush tjetër nuk ishte veçse famëkeqi, sipas tyre, Vuk Drashkoviç, një nga ministrat e Millosheviçit, rrjedhimisht një ndër përgjegjësit për plojën e Kosovës. Së dyti, se kjo tezë ishte botuar në vitin 1987, pra, dymbëdhjetë vjet përpara plojës, në gazetën franceze “Le Monde Diplomatique” dhe bënte pjesë në tezat që duhej të përgatisnin shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova. Së treti, se as Drashkoviçi nuk ishte origjinal, por përsëriste në shkrimin e tij teza të vjetra serbe, të Radonicit, 1942, e teza edhe më të vjetra të Vladan Gjorgjeviçit, të Grashaninit, të Çubrilloviçit, të Millosheviçit, që flisnin jo vetëm për zanafillën serbe të Skënderbeut, por, kryesorja, e lidhnin këtë zanafillë me këmbënguljen e tyre se Kosova kishte qenë e mbetej djepi i serbizmit, ndaj serbët nuk do ta lëshonin kurrë atë. Së katërti, strehsat zbuluan se shumicën e argumenteve, qoftë për Skënderbeun, qoftë për rrënjësinë e shqiptarëve në Ballkan, mohsat i kishin marrë nga famëkeqja, sipas tyre, Akademia serbe e Shkencave" - shkruan ndër të tjera Kadare.