Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Haxhi Dauti: Takim miqesor ne Departamentin e Shtetit

| E hene, 18.05.2015, 06:05 PM |


Takim miqesor ne Departamentin e Shtetit

Washington D.C./ Ne fund te vizites ne SHBA, Kryetari i Komunes se Struges, zoti Ziadin Sela, u taku me Drejtorin e Europes Jug-Qendrore te Departamentit te Shtetit, zotin Tom Yazdgerdi. Ne takim merrnin pjese Desk Oficeret qe mbulojne Maqedonine dhe Shqiperine ne Departamentin e Shtetit, zonja Carina R Canaan dhe Benjamin P Rinaker.

Zoti Ziadin Sela ishte i shoqeruar nga zoti Haxhi Dauti, presidenti i Keshillit Shqiptaro-Amerikan si dhe nga zoti Mustafa Xhepa, njeri prej derjtoreve te bordit drejtues te organizates Shtepia e Lirise Shqiptaro-Amerikane me qender ne Washington.

Pas fjaleve te ngrohta miqesore  te zotit Yazdgerdi e mori fjalen zoti Sela, i cili beri nje prezantim te gjendjes aktuale te shqiptareve ne Maqedoni. Ai u perqendrua tek mos zbatimi i Marreveshjes se Ohrit dhe pasojat e saj,  tek nxitja e ndasive etniko-fetare nga qarqe te caktuare te lidhura me qeverine, tek mos ndeshkueshmeria dhe mbrojtja qe gezojne prej kryeministrit disa ministra dhe zevendesministra pergjegjes per pergjimet antikushtetuese, tek centralizimi i pushtetit lokal, ku çdo investim varet nga kryministri, i cili ka ndaluar apo derguar fondet ne destinacione te tjeter per te mos financuar projektet lokale, theksoi rendesine qe kane projektet e USAID per te afruar komunitet me njeri-tjetrin, si dhe njeved te veçante ne fjalen e tij zuri prezantimi i levizjes se re politike qe ai drejton.

Nga ana e tij zoti Yazdgerdi  pershendeti vendosjen e dialogut Kosove-Serbi. Akuzat publike per pergjimet e bera i quajti te renda dhe shtoi se ministrat pergjegjes duhej te dorehiqen, ose te pushohen. Per kete shtoi ai, duhet qe opozita te marre pjese ne Parlament dhe te perfshihet ne hetim. Lidhur me Marreveshjes e Ohrit zoti Yazdgerdi theksoi faktin se SHBA-te kane mbetur te zgenjyer nga mos zbatimi i saj. Ai theksoi gjithashtu rrezikun qe mund te vije nga fryerja e zjarrit te çeshtjeve etnike dhe theksoi qendrimin e SHBA-ve se nuk deshirojne qe te cenohet integriteti i Maqedonise si dhe te pengohet hyrja e saj ne Bashkimin Europian dhe NATO. Ai e mbylli fjalen e tij duke nenvizuar se Ballkani eshte nje rajon, ku fare lehte mund te krijohen trazira qe mund te çojne ne trazira te pa parashikueshme, prandaj lidera te rinj si zoti Sela jane ato qe i duhen vendit.

Me pas fjalen e mori zoti Haxhi Dauti, i cili e njohu z. Yazdgerdi me projektin “Korniza e  Marreveshjes se Ohrit”, ku KSHA po lobon qe Universiteti i Kolumbias, me ne krye z. David L. Phillips, te studioje sa perqind eshte implementuar Marreveshja e Ohrit. Ky projekt u mireprit nga z. Yazdgerdi. Po ashtu, z. Dauti foli rreth vizites se tij ne Maqedoni, takimeve qe ai kishte pasur me disa politikane pjese te qeverise, si dhe politikane te partive opozitare, ku u kishte bere te njohur projektin “Korniza e Marreveshjes se Ohrit” dhe kishte gjetur mbeshtetjen e tyre.

Takimi u pershendet edhe nga Zevendes Nensekretari i Shtetit zoti Hoyt Yee, i cili e siguroi zotin Sela se do te kete mbeshtetjen e tij.

Pergatitur nga Haxhi Dauti

5/7/2015