Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Veselaj: Rreth kontaminimit homonimik të fjalës Emën

| E diele, 17.05.2015, 07:05 PM |


RRETH KONTAMINIMIT HOMONIMIK TË FJALËS  EMËN OSE EMËR1

ME FJALË-TERMIN KURANOR  EMËR2 (*EL ÄMR)

NË GJUHËN SHQIPE

Nga Dr. Nuhi Veselaj

Hyrje

Kontaminimin homonimik ose përzierjen e koncepteve të këtyre dy fjalë-termave, nga titulli i kësaj trajtese që ne i dalluam për qartësim me numra: emër1/emër2, të cilët kanë konstrukt shkrimor e shqiptimor të njëjtë ose të përafërt e kam vërejtur më parë në një artikull të botuar në gazetën Bujku, të datës 16.IX.1985, f. 13, ku artikullshkruesi dëshmonte me vend se në të folmet tona popullore (Kosovë) paska vënë re trajtën emër në shprehjen "Me emër të Zotit ka me u ba mirë", të cilën, jo pa të drejtë, e cilëson si "shprehje të shtanguar",  por pa u thelluar në kontaminim homonimik të saj, shqiste paksa në silajthitje, ngase i dukej që trajta e tillë emër si me qenë toskëzim i trajtësemën të gegnishtes, e bërë nën ndikimin e letrarishtes së sotme(!). Në të vërtetë, aty kemi të bëjmë me diçka tjetër e jo me toskëzim të trajtës emën, e cila zakonisht edhe në të folmet e trevave tona si në mbarë Gegninë përdorej dhe përdoret në ligjërim të lire e parotacizuar. Nuk dime sa patëm të drejtë që shqitjen e autorit e quajtëm : paksa silajthitje,kur kemi parasaysh faktin se kjo përzierje, që dikush edhe sot nuk e dallon dot, potencialisht del shumë e ngatërruar në gjuhën e të gjitha trevave të gjuhës shqipe, ku mbase shumica nuk e vret mendjen t'i dallojë, edhe pse janë dëgjuar e dëgjohen edhe shprehjet e rregullta, të cilat, qëndronin në përdorim normal në ish shqipen letrare mbi bazë të gegnishtes. Sidoqoftë tash fill po japim një shembull të paqortueshëm me nocionin emën (emër1!) ndaj emër2 në dy versione,  sipas normës së situates të dialektit përkatës:

(1) Sipas ish-shqipes letrare mbi bazë të gegnishtes:

a) Me emnin e Zotit po e filloj këtë punë (nënkuptohet realizimi me shqiptim paraprak të shprehjes me këtë emër:Zot, (Perëndi, Allah);

ndaj

b) Me emër të Zotit do ta kryej këtë punë (sipas urdhër-detyrimit të nënkuptuar si ndihmë hyjnore e fatit të mëparëcaktuar!).

 

(2) Sipas letrarishtes së sotme mbi bazë toskërisht:

a) Me emrin e Zotit po e filloj këtë punë (nënkuptohet realizimi me shqiptim paraprak të shprehjes me këtë emër Zot (Perëndi, Allah).

ndaj

b) Me emër të Zotit do ta kryej këtë punë (sipas urdhër-detyrimit të nënkuptuar si

ndihmë hyjnore  e fatit të mëparëcaktuar!).

 

Të vërehen trajtat: me emën ndaj me emër në versionin e parë, ku nuk shfaqet kontamini, ndërkaq në versionin e dytë shfaqet kjo kontamini e shprehur me homonim, dukuri kjo e krijuar në toskërishte kohësisht që me rastin e huazimit, por e sforcuar edhe më tepër me rastin e formëzimit të shqipes letrare kombëtare mbi bazë të atij dialekti. Andaj për të qenë më e kuptueshme kjo problematikë, e pamë të arsyeshme që në këtë trajtesë t'i qartësojmë këto katër çështje:

 

e para, si e ndeshim shtrirjen dhe shqiptimin e këtyre dy fjalëtermave emën ose emër1, në njërën anë dhe emër2 në gjuhën tonë , në anën tjetër, sipas trevave e burimeve përkatëse?

e dyta, cilat janë nënfushat semantike që mbulojnë ose mbulonin tradicionalisht këto dy fjalë, njëra e burimit vendës: emën krahas emër1, tjetra fjalë e huazuar emër2?

e treta, si qëndrojnë dallimet dhe përkimet formale shkrimore e ato kuptimore të këtyre fjalë-termave: emën ose emër1 /emër2, sidomos në letrarishten e sotme? dhe

e  katërta, çfarë duhet ndërmarrë për zgjidhjen e kësaj çështjeje?

 

Pra në vijim do të përpiqemi të japim sadokudo përgjigjet për çështjet e saposhtruara.

I. SHQIPTIMI DHE PËRHAPJA E KËTYRE

DY-TRI FJALËTERMAVE

 

Ç'është e vërteta, në ligjërimet tona të zakonshme (gege) dhe përgjithësisht jo vetëm shprehja e vërejtur nga autori, por edhe të tjera të ngjashme nuk janë të rralla, si:

"Zoti ka ba emër ashtu...", "Me emër të Zotit kemi me  fitue", "Do të zbardhet kjo punë, me emër të Zotit", "Me emër të Perëndisë kemi me ia dalë", "Emri i Zotit është hak, është i drejtë","Emri i Tij  patjetër ashtu qysh asht shkrue do të shkojë në vend! Me emer të Zotit kemi me u kthye mbarë! etj.

S'do mend se trajta emër në këto shprehje nuk ka të bëjë fare me toskizëm, madje as me trajtën emën të gegnishtes, por siç del e shënuar në titullin e kësaj trajtese kemi të bëjmë me një fjalëterm të huazuar nga arabo-turqishtja, kuptimi i së cilës në radhë të parë i takon fushës së terminologjisë kuranore, andaj si e tillë del e nevojshme të sqarohet nga ekspertë njohës të asaj problematike. Por mbasi në realitetin tone gjuhësor, siç do të shohim, kjo fjalë kalon edhe në përdorim të rëndomtë, pa hy në analiza të thella rreth kësaj fjale në kuadër të terminologjisë fetare ontologjike në përgjithësi dhe të asaj islame në veçanti, vështruar nga këndvështrimi i shqipes, ne e pamë të mbëhishme që me aq sa dimë dhe aq sa kemi mundësi, qoftë edhe guximtarisht, të shprehim mendimin tonë rreth shfaqjes së kësaj kontaminie homonimike në gjuhën tone, ndërmjet fjalës anase shqipe  emër (emën), qoftë si term gramatikor-gjuhësor etj., me termin kuranor emër, ose shtrirjen e kësaj fjale për hijesa të tjera nocionore si në gjuhë të tjera edhe në gjuhën shqipe.

Po fillojmë me një konstatim të përgjithshëm që mbase ia vlen të njihet. Theksojmë faktin se fjala e tillë emër, dëgjohet e shqiptuar te ne edhe si emer e cila nuk vjen vetëm si ndikim i ndonjë gjuhe të huaj në kontakt, por edhe nga arsyeja se në viset tona (gege), ë-ja  tradicionalisht nuk artikulohet ose nuk ka shqiptim të përputhshëm si në letrarishten e sotme, mirëpo meqë në gjuhën e shkrimit, mbizotëron trajta emër, ne e shënuam kështu.

Sido që të jetë ajo nuk është toskizëm, por kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur kontaminim kuptimor ndërmjet këtyre dy fjalëtermave edhe më parë në të dy dialektet emën ose emër1 ndaj emër2, por kjo përzierje sidomos në toskërishte del më e dalluar dhe së andejmi ky kontanimim është ngjizur në letrarishten e sotme zyrtare, prejse kjo e njeh të normëzuar vetëm fjalë-trajtën autoktone emër1, e cila siç e pamë në rastin që po trajtohet këtu del si homoformë e plotë  ose gjithsesi e ngatërruar me atë të huazuarën emër2(emer, *el-emrun).

 

Te shembulli i parë që e dhamë në fillim,  nën (1) te pikat: a) dhe b)  në gegnishte, siç e pamë, nuk ka homoformë, ndërsa te shembulli i dytë (2), te pikat  a) dhe b) në toskërisht ose në letrarishten e sotme, po. Pra, sot për sot, vetëm në letrarishtes e sotme paraqitet një homonimi e tillë problemore.

Tash besojmë se çdo lexues e ka të qartë problemin e të shfaqurit të kësaj homonimie vetëm në versionin toskërisht, por kjo nuk do të thotë se del i qartë krejt problemi rreth raportit të nënfushave semantike ndërdialektore që mbulojnë këto dy fjalë: emën/emër ose emër1/emër2, qoftë bashkë si homonimi, qoftë veç e veç, si në letrarishten e mëparshme me bazë gegërishte, qoftë sidomos në letrarishten e sotme me bazë toskërishte.

 

 

II) RRETH FUSHËS KUPTIMORE QË MBULOJNË TRADICIONALISHT

DY FJALËTERMAT NË SHQYRTIM 

Për t'u kuptuar edhe më mirë objekti i trajtimit të kësaj trajtese, së pari do të rikujtojmë , mbështetur në burimet normëzuese, përkufizimin e kuptimit të fjalëtermit emër1 (emën) e cilësuar si fjalë anase dhe së dyti, do të konstatojmë fushën semantike që mbulon fjala e huazuar ndërkombëtare emër2 (emer  *emr ose el -emrun) e cilësuar si term kuranor, po edhe me shqitjen ose përdorimin e saj si fjalë e rëndomtë në stilin përkatës administrativ.

a) Rreth fjalës emër1 (ose emën) si fjalë autoktone e shqipes

 

Nga  FGJSSH 1980 si dhe përgjithësisht në burime të tjera normëzuese të shqipes standarde sipas zërit përkatës fjala emër1 (geg. emën bashkë me disa shprehje plotësuese, edhe ndonjë rast me kuptim të figurshëm, si rrjedhojë e saj, sqarohet në mbi 5 kuptime polisemantike,  duke filluar: si fjalë:

emër - që i vihet çdo njeriu posa të lindë, që e shoqëron gjatë tërë jetës si shenjë identiteti, pastaj

emër - quhet çdo nofkë - si,fjalë e ngjitur,  për të kaluar kështu si lemë emërtuese a si njësi leksiko - gramatikore, të cilës në gramatikë kryesisht i jepet ky përkufizim:

emër -   pjesë e ndryshueshme e ligjëratës që shënon një qenie a një send dhe që eptohet (sipas  gjinisë, numrit, rasës).

Ndërkaq sipas funksionit ose realieve që shprehen me këtë njësi semantiko-gramatikore kuptohet:

emër -fjalë ose grup fjalësh me të cilat quhet (emërtohet) një njeri, një kafshë, një send, një vend, por edhe një dukuri etj. për ta veçuar ose për ta dalluar atë nga një tjetër a nga të tjerat.

Madje si shprehje plotësuese me fjalën emër jepen shembujt ilustrues, si:

emër - një njeri i dëgjuar; autor i një vepre, pastaj:  (emër me.)  nam, famë,

por edhe:

flas në emër të. Trego emër për emër kush erdhi? E njoh vetëm me emërpër nga emri, (me) emërmbiemër etj.

 

Por siç do të shohim, në kontekste të ndryshme me fjalën emër1 (geg, emën) si njësi leksiko-gramatikore, sidomos sipas rrjedhojave fjalëformuese që përftohen mbi këtë bazë dalin edhe kuptime të tjera polisemantike, por, mesa hetuam, me to nuk shprehet ndonjë proces a dukuri jashtë sferës së kuptimit të ngushtë të fjalës emën (emër1), por në raste mund përftohen ose përzihen asociacione kontaminuese në krahasim me fjalëtermin e huazuar homoform emër2, siç do ta shohim më poshtë.

 

b)  Rreth fushës kuptimore të fjalëtermit kuranor emër2 (*el-emrun)

 

Fjalë- termi  emër ose emer (arab. *ämr, el-amrun), siç shpjegohet në tekstin e Kur'anit në shqipe është:

një ndër termat: "ndoshta më kryesori, më i përgjithshmi" i Kur`anit, ku flitet për "natyrën hyjnore" të përmbajtjes së tij dhe njëherëshsiç ceket aty, me këtë fjalë-term: "çdo send, ipso facto, është "*ämr" (emër2) a nënkuptohet vetvetiu si i tillë.

Me fjalë të tjera:

kjo fjalë- ide (hyjnore) si një dukuri (e shprehur në Kuran) nënkuptohet si simbol a si një siligj që ngërthen në vetvete të gjitha faktet ekzistuese të botës organike dhe inorganike, të cilat, sipas  këtij libri të shenjtë (fjalë e Zotit) integrohen në një sistem".

të cilin, mbase sipas terminologjisë së sotme dialektike (ontologjike), më mirë ta quajmë:"rend" a "strukturë sistemesh", apo jo?!

Sidoqoftë,

Në këtë "sistem" a "rend", bën pjesë edhe vetë "shpallja e ämr-it" ose të një pjese të tij që quhet vahj-i, d.m.th. shpallje e fjalë-ideve të Zotit, që del e realizuar nëpërmjet të të frymëzuarit (inspirimit),e deklamuar nga goja e Profetit, siç është teksti i Kur'an-it në arabishte, gjuha e të cilit, shikuar sipas pikëpamjes së përgjithshme (në vetvete si gjuhë perëndie): "është e përsosur, e qartë  dhe e kuptueshme, e pajisur  me saktësi e koncizitet të plotë (dhe si e tillë), si unikat " nuk ka model imitues" etj.(Shih: Kur'an-i, Prishtinë 1985 f. 15 - 16.)

Dhe së këtejmi, meqë:

"Kurani vlerësohet si një libër i jashtëzakonshëm me karakter universal me përmbajtje ekonomiko-sociale, juridike, apologjetike etj etj..,

 

atëherë dhe fjala  emër (emer *emr) duhet vlerësuar si te tillë, si fjalë e karakterit hyjnor, të cilën dikush e quan edhe fat i mëparëcaktuar i individit!, që ne e shënuam me pikëçuditje, ngase një mendim i tillë mund të arsyetohet ndoshta vetëm në parim (si sistem, si rend), por jo në hollësi, sepse, siç komentohet mendjesisht, çdo njeri duhet të përpiqet që vetë ta shkruajë fatin e rrugës së vet të shpëtimit, duke u mbështetur në dhantitë që ia ka dhënë i Lumi Zot, siç janë: arsyeja (aftësia e të gjykuarit), vullneti, ndërgjegjja dhe kujtesa historike, të cilat është i autorizuar t'i shfrytëzojë e t'i përsosë si mëkëmbës I Zotit që është, por njëherazi ka përgjegjësi që këto dhanti t'i përdorë me invencion, me vertëdije të lartë në rrugën e së mires, të drejtës, në rrugën e shpëtimit, pra sipas  emrit Krijuesit  e jo sipas të paudhit etj.. Së këtejmi për ta kuptuar dhe përkthyer nocionin e fjalë-termit emër2 lypset përpjekje e niveleve më të larta të mendjes njerëzore, ngasefjala e Zotit në procesin e të kuptuarit i tejkalon aftësitë e njeriut të rëndomtë, madje as në arabishte ose aramishte nuk mund të kuptohen në mënyrë natyrore (!) fjalë-idetë e Krijuesit të Universit, andaj librat e shenjtë: Kurani e Bibla (përkatësisht, Teurati aTora, Zeburi a Psalmet e Davidit, Ungjilli a Dhjata e re - të pëmbledhura në Bibël) si shpallje hyjnore (revelata) imponojnë interpretim kompetent profesional nga dijetarët e profileve të caktuara, ngase në çdo pikëpamje çdo shprehje a shenjë-ide e Zotit dhe tërë teksti (b.f. në Kuran), siç thuhet, zë majat më të larta të çdo stili funksional, andaj edhe kushtëzon interpretim me përgjegjësi të jashtëzakonshme autoritative nga ulemaja. Andaj po ky vlerësim vlen edhe sa i përket gjuhës dhe ideve letraro-estetike të shprehura në këtëKryelibër, sepse bazuar sipas burimeve përkatëse teorike dihet se çdo vepër (gjuhësore) e sidomos:

 

"Vepra poetike duke qenë manifestim i ndjenjave më të larta njerëzore. e cila porosinë e poetit (autorit) e shpreh nëpërmjet vargjeve (gjuhës poetike), ku përmban një varg figurash stilistike, siç janë metafora, metonimia, rima, krahasimi, simboli, hiperbola e të tjera, lë vend për përjetime e interpretime të ndryshme ndenjore e kuptimore varësisht nga  aftësia e konsumuesit (lexuesit e interpretuesit), andaj edhe vepra e Kur'anit,(me vargje të përkryera duhet të përjetohet me "fi se bili lah", me mend, me zemër e me shpirt), sepse kjo vepërqë përshkohet me besnikëri e bukuri të paarritshme estetike nga çdo njeri-poet,si e tillë në rastin kur u shpall i linte në hije të gjitha ose ua kalonte në çdo pikëpamje të gjitha maul-lakateve të atëhershme (poezi më të përsosura arabe të kohës) madje, siç vërtetësohet nga kritika përkatëse, mbetet e tillë edhe ndaj krjimeve të mëvonshme deri në ditët e sotme, në atë gjuhë e përgjithësisht, apo jo?!

 

Sidoqoftë, sipas konstatimeve që lexuam nga të tjerët (nga interneti) në kontekst të kësaj tërësie gjithpërfshirëse,  edhe përmbajtja e fjalës emër2, sipas Kuranit paraqitet si një rast"me specifikë të veçantë" si perceptim i një siobligimi moral e intelektual ose një siligj i nënshtrimit të besimtarit ndaj Zotit, por edhe si zotim i mëkëmbësit njeri në këtë botë me autorizim nga Zotit, për me i krye punët e detyrimet e veta të emëruara (të mëparëcaktuara), të cilit, njeriut, ç'është e vërteta, siç nënkuptohet nga kjo shpallje "nuk i është dërguar prej së larti" vetëm  si  një vahj-i (shpallje) ose vetëm si një emër (*ämr)apo si urdhër zbatimimi, por, siç thuhet, njeriut  i vjen edhe si botë gjalluese subjektive në vetvete si shpirt krijues inventiv, pra si një "shpirt nga ämri", d.m.th. gjallim kreativ po nga ai zbatimim (ruh min al-ämr). Madje lidhur me këta dy terma "el-ruhu"(shpirti) dhe "el- amr" (urdhër ose porosi hyjnore e mëparcaktuar si ligj udhëzimi moralizues), studiuesi Dr.M. Mahmud thotë se "këto dy shprehje (el-ruhu dhe el-amru) si sinonime janë shenja (simbole), domethëniet e vërteta të tyre i di vetëm All-llahu, i Gjithdijshmi (Shih. Dr.M.Mahmud, Dialog me mikun ateist, Prishtinë 1990 f.77). Ndërkaq Muhammed Ikball në punimin: "Ego-ja e njeriut" (sipas shqipërimit të Avni Aliut, të botuar në gazetën "Hëna e re" të Shkupit, të datës 3.IV.1996, f. 19, shpjegon se fjala "Emr", e cila në shqipe aty shpjegohet me barasvlerësin qeverisje, urdhëresë, bashkë me fjalën "Halk" që aty shpjegohet me barasvlerësin krijim, shprehin dy mënyrat në të cilat "zbulohet aktiviteti kreativ i Zotit në ne" dhe se fjalë-termi *Emr si koncept hyjnor "funksionon si njësi e ego-s". Me fjalë të tjera, konceptet Halk (krijimi) si dhe Emr (qeverisja) i takojnë sistemit të njëjtë.

Duke mos kontestuar  përpjekjet për gjetjen e sinonimit ose edhe të barasvlerësist përkatës të fjalëtermit emër2 (el amrun) po theksojmë se edhe në librin Komentimi i përsosur i Kur'anit  nga Shirazi, pëkthyer shqip nga Vullnet Merja (Tiranë, 2011) fjala emrunpërkthehet urdhër, përkatësisht varësisht nga konteksti: urdhër që pritet të shfaqet!

Si do që të jetë, në shqipe, sipas këtyre burimeve përkatëse profesionale, fjalë-termi"emër", "*el-emr"është përkthyer me barasvlerësit: rend, udhëzim, qeverisje,strukturë sistemesh etj., por edhe thjesht si sistem, urdhërurdhërim, andaj kur kemi parasysh kompleksin semantik që mbulon një fjalë-term i tillë, siç u cek edhe pak më sipër, nuk përjashtohen edhe sinonime të tjera që mund të  ofrohen, qoftë në kontekste të caktuara që mund të përdoren edhe sotpërsot, qoftë në të ardhmen që mund të "zbulohen"fjalë-terma të rij, që varësisht nga përthellimi i të kuptuarit të temës si e vërtetë e të qenmes (ekzistueses) si dhe varësisht nga zhvillimi dhe përpunimi i vetë gjuhës e i shoqërisë shqipfolëse, ose varësisht nga ngritja intelektualisht e bashkësisë shqipfolëse. Kështu, me emër të Zotit, apo jo, mund të imponohet ndoshta ndonjë barasvlerës edhe më adekuat.

 

Sidoqoftë, fjalë-termi kuranor "emër"(emer), si fjalë ndërkombëtare, është e përhapur në gjuhë të ndryshme të botës, qoftë si huazim transfer ose si përkthim kalkëzues nocioni. Së andejmi, mesa u tha, është vështirë që për konceptin të tillë t'i gjendet një barasvlerës  i vetëm në sferën hyjnore në cilëndo gjuhë (njerëzore) e sidomos në gjuhën tone, në përpunim e sipër, por, megjithatë gjithsesi më fort nën ndikimin e stilit me ngjyrim administrativ shtetëror, si në gjuhë të tjera edhe në gjuhën tonë, siç do të shohim, mbizotëron përgjegjësi:

urdhërurdhër-porosi, urdhëresë, urdhërim, përudhëzimpërcaktim fati, leje veprimi eprorie nga i Gjithdishmi dhe i Gjithëfuqishmi, e të ngjashme.

III) DALLIMI DHE PËRKIMI SEMANTIK NË SHQIPE

I FJALË-TERMAVE NË SHQYRTIM

Siç po shihet nga përkufizimet e mësipërme  emën a emër1 /emër2 kemi të bëjmë jo me fjalë të karakterit sinonimik ose me kuptimësi të përafërta,  por, që nga zanafilla në shqipe, kemi të bëjmë me një homonimi formale me dallim kuptimor të një niveli të caktuar, më fort largues se afrues, ngase e para, trajta  emër1 (emën), si njësi leksiko-gramatikore a si fjalë e përgjithshme autoktone e shqipes, qoftë si term në gramatikë, qoftë si fjalë e rëndomtë emërtuese, ose me kuptim të figurshëm, nuk mbulon as pjesërisht kuptimin jo vetëm të termit kuranor me kuptim të gjerë si urdhër-porosi, a qeverisje hyjnore me detyrim moral të karakterit fetar ose në fushën filozofike (ontologjike), por as kuptimësinë e një procesi pune a të detyrave të punës si term administrativ siç del në të vërtetë,emër2, si fjalë e reflektuar aktualisht edhe në aktualitetin tonë gjuhësor.

Së këtejmi, e shohim të nevojshme ta përforcojmë idenë tone me nja tri arsye si çështje, të cilat do të na i bëjnë më të qarta si dallimet e përkimet, qoftë edhe përzierjen kuptimore në përdorim konkret të fjalë-termit emër2 (arab. *ämr, *el-emrun) në shqipe në krahasim me fjalemrin e shqipes emën ose emër1, në përdorim të gjerë si kategori leksiko-gramatikore e semantike që emërton diçka tjetër e jo që jep urdhëra të karakterit hyjnor ose që shpreh ndonjë dukuri a proces administrativ e shtetëror.  Andaj për ta pasur çështjen më të qartë, do të përpiqemi  që në këtë trajtesë me i bë më të qarta po këto tri çështje:

e para, si është reflektuar kuptimi i zakonshëm praktik i fjalëtermit emër2 (*amr, rëndomë në gjuhë të tjera dhe në shqipe?;

e dyta, në cilat burime dhe kryesisht në cilën trajtë e ndeshim të regjistruar ose me cilin barasvlerës e ndeshim të mbuluar konceptin e fjalëtermit emër2 në gjuhën tone? dhe

e treta, trajta në shqyrtim, emër2, duke qenë e ngjashme ose e afërme për nga forma e shqiptimi me fjalën autoktone të shqipes emër1 si mund të dallohen semantikisht,sidomos pas anashkalimit të trajtës gege emën emnoj emnim nga FGJSSH 1980, d.m.th. nga norma e sotme zyrtare e gjuhës sonë letrare?

a) Cili është reflektimi i zakonshëm i fjalëtermit emër2 (*el emr)

në disa gjuhë të huaja si term administrativ dhe

ndikim-përftimi i tij në shqipe

Si është reflektuar dhe reflektohet ky term, emër2, në gjuhë të ndryshme këtu nuk e kemi objekt trajtimi, por megjithatë, siç na dikton tema, ne konsultuam domosdo disa nga ato gjuhë , me cilat ka lidhshmëri ndërndikuese gjuha jonë. Kështu nga kjo arritëm në kostatimin që, jo vetëm në trajtën shkrimore, por edhe atë shqiptimore fjalëtermi emër2 (*emr) në gjuhët përkatëse del paksa me ndryshime të vogla, varësisht nga transkriptimi i sistemeve të ndryshme alfabetike, dhe varësisht nga natyra shqiptimore e gjuhës përkatëse, por me përcaktim kuptimesh të ngjashme, gjithsesi më të thjeshtëzuar, në krahasim me atë që u përpoqëm ta konceptonim ne si term kuranor. Sidoqoftë, pa  kaluar te shembujt konkretë nga gjuhët që konsultuam,që do t'i japim fill  pasi të cekim faktin se po mbi bazë ose nën ndikim të fjalë-termit kuranor emër (*ämr)  kanë dalë mjaft emra vetjakë  si dhe mbiemra (patronime familjesh) ndër arabë si dhe te popuj të tjerë të botën islame. Po mbi këtë bazë janë edhe disa ndërkombëtarizma të mirëfilltë si:

emername; emir, emirat, admiral, emir-al mumenin,  emir-al-umara etj.

Madje, theksojmë të vërtetën se në fjalorë emrash (vetjakë) të gjuhës sonë, janë shënuar me dhjeta emra mbi këtë bazë në të dyja gjijnitë, si:

Amir, Amërllah, Almir, Almer, Almero; Emir, Emire, Emri, Emrije Emrush, Emrushe,Emron, Emrit, Emrin, Emran, Emërllah, Emirshah etj.

Sido që të jetë, termi emër në terminologjinë kuranore që parësorisht kishte të bënte mestrukturë sistemesh, qeverisje, rend, system, urdhërim etj, ndërkohë, me sa kuptuam, në turqishten osmane  kishte kaluar si term në adminitratën shtetërore dhe si rrjedhojë përdoret edhe sot. Së andejmi, edhe në gjuhën  shqipe si në gjuhë të tjera në kontakt, si serbisht, kroatishte dhe boshnnjakishte fjala me konceptin emër2 del e specifikuar e gjalluese kryesisht për barasvlerësin:

urdhër, urdhërim, gjithsesi me ngjyrim komandimi - në kuadër të sistemit

administrativ (shtetëror).

Po japim  disa shembuj ashtu siç i ndeshëm në burimet përkatëse nga gjuhët e sipërcekura, por krahas barasvlerësve të tillë po shënojmë gjegjësin e përkthyer në shqipe prej nesh. Kështu, në turqishten e re b.f. trajtat: emir  (emër) ka kuptimin urdhër, emirname (yazili buyruk) - urdhëresë (urdhër me shkrim). Po ashtu në boshnjakishte: emer(zapovijed/urdhëresë), emer allah (bo¾ja volja /vullneti i Zotit/). (Shih: A.©kiljan,Turcizmi u srprskohrvatskom - hrvatskosprskom jeziku, Sarajevo 1985, f.267. Në serbisht, sipas RSHKJ 1  e ndeshim emer - turc. zapovest (urdhër komande), naredba (urdhëresë) dhe odredba  (dispozitë),  emername pismena zapovest (urdhër-komande me shkrim. Në kroatishte emer zapovijed  (urdhëresë). (Shih: B.Klaiæ, Veliki rijeènik stranih rijeèi, Zagreb 1968 f.352). 

Së këndejmi edhe në shqipe, siç do ta argumentojmë në pikën vijuese trajta "emër2", del e përdorur kryesisht me kuptim të njëjtë ose të ngjashëm si tek gjuhët e cekura më sipër, qoftë si huazim transfer, qoftë edhe i përkthyer.

b) Trajta e fjalëtermit emër2 dhe barasvlerësit në shqipe

sipas burimeve përkatëse

Pra, si në gjuhë të tjera edhe në shqipe, siç u cek, pak më sipër, fjalëtermi emër2 (emer)ka gjetur barasvlerësi më të përafërt, pikërisht me fjalën: urdhën me derivateKëtë fakt po e dokumentojmë, si më poshtë:

1. Nga Fjalori i "Bashkimit "

Në Fjalorin e "Bashkimit" (1908) shkrimisht dallohen qartë kuptimet e fjalëve në shqyrtim, ashtu siç i shënuam ne, veç e veç.  Kështu si barasvlerës për fjalën e shqipes: emën1 në italishte jepet përgjegjësi: nome, ndërkaq për trajtën e huazuar nga turqishtja. emër 2 jepet sinonim shqip urdhën dhe barasvlerësi italisht comando e ordine dhe përemername jepet po ashtu në shqip urdhën italisht decreto. (Shih Fjalori i "Bashkimit" Prishtinë 1978  f.102.)  Po te ky fjalor, në zërin përkatës shënohet prejfoljori urdhënim(urdhën/urdhënoj), për të cilin në italishte jepen barasvlerësit: comandamento eprecetto, fjalë këto, sidomos e para del paksa më e specifikuar se të tjerat për të shprehur "urdhërat" fetarë, të cilët më fort kuptohen si ligje moralizuese ose si detyrim moral, ashtu siç e pamë dilte edhe përkufizimi i termit kuranor emër *emrun), sigurisht jashtë sferës obliguese të stilit administrativ shtetëror, apo jo?!

Së këtejmi për me qenë edhe më të qartë, duke u kapur pas fjalës ordine, përkatësishtorde (urdhër, rend) të latinishtes mund të themi se edhe në gjuhë të tjera rëndomë barasvlerësit përkatës që i përgjigjen këtij koncepti janë:

it. ordin/amento/ (comandamento), fr. odre, gjerm. Ordnung (Behfehl), angl. order etj.

Jo vetëm sa për kërshëri, por edhe për arsye të tjera po e cek faktin se në Fjalorin e F. Bardhit (1635) pos barasvlerësisë: ordo - urdhën, del edhe trajta urdhënim, fjalë kjo, e cila del e ngarkuar për disa barasvlerës të gjuhës latine, siç janë: imperatum, mandatum, praeceptum, regula, scitum dhe decreto. (Shih: F.Bardhi, Fjalor latinisht-shqip 1635, Prishtinë 1983, f. 380.) Këtë fakt po e theksojmë me qëllim për të sugjeruar mundësinë e favorizimit si koncept barasvlerësie për emër2 emërim trajtën decreto si ndëkombëtarizëm (stili administartiv) dhe vendësen  urdhënim (urdhërim) në kuadër të barasvlerësisë përkatëse në shqipen e sotme në stilt ë rëndomtë, trajtë kjo që mund të integrohet për ndonjërin nga konceptet semantike që mund të dalë nga zbërthimi i fjalë-termit emër2 (emer) që po trajtohet këtu, si fjalë e huazuar.por ndërkohë thellësisht e përvetësuar.

 

2. Nga Mevludat në gjuhën shqipe

 

Në 20 mevludat që konsultuam  (Shih: Mevludet në gjuhën shqipe, "Camaj-Pipaj", Shkodër 2002) ndeshim jo pak shembuj ku dëshmohet përdorimi i fjalës emën ose emën1, por edhe emër2, madje mbi këtë bazë mësojmë sadopak edhe për shtrirjen e fjalëtermit emër2  ndaj emën ose emër1 në dialekte e të folme të caktuara të shqipes. Mirëpo ndërsa në shkrimet e përkthyesve ose të mavlud-hartuesve gegë këto dy fjalë konceptualisht dallohen lehtë, kryesisht kjo kuptohet nga trajta shkrimore emën/emër, në shkrimet toskërisht për shkak të homonimisë (homoformës shkrimore e shqiptimore) konceptet emër1/emër2 mund të dallohen vetëm nga ana kontekstore.

Po e ilustrojmë këto dukuri me ndonjë shembull kokret:

Shembuj nga mevludat në gjuhën shqipe

a.. Teksti gegnisht, ku dallimi del qartë nga forma shkrimore:

a)  me trajtën emën:

Zotynë përmendi 28 emna pejgamerësh  -  Emni i tina (duhet) me u përmendë.   Meemën t'Madhit tash po filloj.  E shkrova emnin tem me emnin tand. Emnin Emin vet populli ia ngjiti etj.,

b) me trajtën emër2

Xhebrailit bani emër ai Dhylxhelal,  Me emër të Zotit bahet gjithçka Me emër të Zotit.  Pruni emer, Jashtë emrit të Muhametit mos me dale. Zoti pa ba emër s'bin as nji fije bar.  Emri i Zotit refreni vjen.   Banu gati bani emër Zoti hak.Me emrin e Zotit prap u përcoll. Filloj rrugën  me emrin e të madhit Zot, Emrin e Zotit në vend çoje i tha, Perëndia emër ashtu kishte ba. Për një çast gjithçka bahet me emrin e Perendis . etj.

Sa më sipër, si konstatim i përgjithshëm del (po përsërisim) se nga autorët gegë dallohen shumë lehtë kuptimet emni i Zotit ndaj emri i Zotit.

Këtu sa për kërshëri,po cekim se kur kemi të bëjmë me ndonjë veçori karakteristike, po përmendim faktin se numerikisht Hafiz Islam Çelebiu si dhe  Hafiz Ali Ulqinaku, e kanë pëdorur këtë fjalë-shprehje: mëse 10 herë. Madje te H. Ali Ulqinaku, ndeshëm dhe emrin në trajtën  Zat, pastaj Biemër (mbase për mbiemër!) si dhe shumësin emeret(?).

b.. Teksti toskërisht, ku dallimi del vetëm nga ana kontekstore:

a) Me trajtën emër1:

Bismilahi me emrin tat, Dëgjova një emër Muhammed,  Mori emër Muhamed, Pranë emrit të Zotit u shkrua emri i Pejgamberit. Me emër të Ra(h)manit.Allahemri i Zotit sefte të kujtohet.  Emrin e Zotit kujtoni më parë, Ah sa mire or vëlla Emrin e Zotit kur e thua .etj.

b) Me trajtën emër2:

E bëri emër Allahu; Gjer erth emri i Zotit;  U krye emri i Zotit;

Me emër të Hakut.

Emër bëri Zoti për ty këtë herë.etj.

 

c. Shembuj jo të qartë kontaminues ose me kuptim alternativ:

Ndeshëm ndonjë shembull, ku logjikisht trajta përkatëse e fjalës emën ose emër1 /emër2 mund të interpretohet alternativisht, p.sh.:

Me emën !? (me emër)/ të Tij  vdes e ngjallet çdo gja.  Kujtoje dhe kuptoje  emrin!(?) e të madhit Zot?! . Lexo me emrin e Zotit (!?) /Lexo në emër të Zotit(!?).

Është interesant se te rastet kur teksti është adaptuar në normëzimin aktual (në standardin e sotëm) trajtat emër1(emën) e emër2 ngjan të ngatërrohen më tepër se në origjinal, andaj edhe kontaminimi semantik nuk mungon, edhe pse një përzierje të tillë (lapsuse) ndeshim edhe në fjalorët gegnisht të botuar para FGJSH 1954.

3. Nga "Këngë popullore të Rilindjes Kombëtare"

Nga libri "Këngë popullore të Rilindjes Kombëtare", Prishtinë 1978, po i veçoj këto dy raste:

 

1) Dogërllëkun jam tue ndiekë/ N'emër të Zotit s`ka me të gjetë (Aty f. 171) dhe

2) Mos m`u bafsh asqerit konak/ Kam emrin me jav marrë grat... (Aty f. 71).

 

Po në këtë burim në faqen 349, për këtë fjalë me prejardhje të huaj jepet sqarimi:

emër - "urdhër, vullneti i perëndisë (emri i zotit).

4. Nga Fjalori i H. Bariqit

Prof. Henrik Bariqi si barasvlerës të fjalës naredba, veç fjalës urdhën, urdhënesë, nën 2.adm. shënon edhe trajtat: embër dhe embrëname, por prek edhe nocionin hyjnor(emër2)obnarodovati naredbu -me përpallë (shpallë), me dhanë embër, narediti - me ba embër, me dhanë urdhën (Aty f. 507), me të cilën faktohet se fjala emër2 kishte shtrirje e njihej gjithandej dhe nuk shënohej përherë njësoj në të dy profilet semantike (edhe si term administrativ, edhe si term kuranor: revelatë (përpallje shpallje).

Kështu mund të themi se në këtë burim kuptimi  emër2 del më i plotë se në çdo burim tjetër.

5. Nga revista Takvim (1997)

Edhe në doracakun "Takvim" (Prishtinë 1997), kjo fjalë kuranore në shqipe del e shënuar në trajtën emër dhe sqarohet me barasvlerësin urdhër. (Shih aty f. 70 e 84.)

6. Nga Fjalori i M. Elezit

Në Fjalorn e Mehmet Elezit del emër (ar. turc,) urdhër, porosi, ku ndeshim edhe shprehjen: Me emër të Zotit vjen sot.

Siç po shihet në të gjitha këto burime kryesisht del trajta emër2, por, siç u tha zëvendësohet me trajtat barasvlerëse urdhër, urdhëresë, por përdoren  edhe trajtat sinonimike:, porosi, leje, vullnet, udhëzim etj.

c)  Ku shihen reflekse kontaminimi të fjalëtermave në shqyrtim emër1

dhe emër2 në burimet normative të shqipes së sotme

Edhe pse, siç e pamë në Fjalorin  e Bashkimit si dhe në atë H. Bariqit, si dhe në shumicën e rasteve në Mevluda etj.,  koncepti i fjalëtermit emën, që ne po e shënojmë edheemër1 me atë të stilit hyjnor ose administrativ që ne po e shënojmë emër2, dallohej qartë, mirëpo, me sa pamë si b.f. edhe në Fjalorin e Sokol Dobroshit e burime të tjera me trajtënemën emnim ngërthehej edhe nocioni i dekretimit emër2(!).

Mirëpo, ç'është e vërteta,  pasaktësitë e tillë  nga faktet që u sollën më sipër, nuk mund të mohojnë ekzistimin e fjalës emër me kuptimin emer2 si sinonim i fjalës urdhën urdhënoj urdhënim ose dekret, dekretoj, dekretim, qoftë nga gjuha e shkruar, qoftë nga ligjërimi popullor. Madje nuk mund të mohohet dot, as e vërteta që një dukuri e tillë nuk është sqaruar si e tillë pas LDB-së në asnjërin nga burimet tona teorike normëzuese. Megjithatë, me sa pamë, në FGJSH 1954, reflekton drita e arsyes, sepse aty dallohen paksa konceptet, respektohen në të shkruar të dyja nocionet. Në fakt, aty fjala emër sipas kuptimit emër2 nuk del e shënuar fare si fjalë më vete. Por aty, del e shënuar folja emëroj,vetëm për konceptin emëroj2, të cilës i mungon fjala temëprodhues emër me konceptinemër2. Madje po aty ndeshim, prejfoljorët: emërim, të emëruarit,  të cilët nuk dihet cilës folje i takojnë: emëroj1 apo emëroj2, edhe pse në fakt më shumë kanë të bëjnë me kuptimin emëroj2, ngase aty del e shënuar emnoj, në trajtën gege me përkufizim - sqarimin:

mos e emno, mos e zë në gojë me emër

çka nënkupton se kjo trajtë emnoj është formim prejemëror nga trajta emën dhe njëherazi nënkuptohen edhe prejfoljorët mbi atë bazë: emnim, të emnuemit që i takojnë pra konceptit emër1. Në të vërtetë aty si sinonim i trajtës emnoj nën 2.del trajta emëroj, e cila, edhe pse si formim i rregullt nga tema prodhuese emër, siç u cek, si sinonim kuptimor për përkufizimin që I jepet trajtës emnoj, del fare e panevojshme, ngase, në fakt nuk qëndron si sinonim zëvendësimi dhe kështu një prani e tillë aty, krijon ngatërresë kontaminie, me pasoja, por kjo më mire do të kuptohet kur ta sqarojmë konceptin e trajtës:

emnoj me emnue emnim /i emnuari, të emnuarit?/

që do ta bëjmë pas këtij sqarimi ndërmjetës, sqarim ky që është i nevojshëm nga dikush të njihet e nga dikush tjetër të rikujtohet.

Në të vërtetë, atëbotë, pas LDB-së, rrethanat shoqërore-politike në Shqipëri, ishin të tilla, kur edhe në hartimin e fjalorit normativ edhe pse hartues ishin 4 gegë dhe vetëm një toskë (E Çabej) duhej vepruar sipas direktivave të ravijëzuara që më parë (1952, kështu që me emrin e . (Partisë dhe të Pushtetit), Fjalori i gjuhës shqipe (1954) duhej hartuar dhe përfunduar domodo mbi bazë të dialektit toskërisht, fakt që tregon edhe ky citat i nxjerrë nga Parathënie e këtij burimi:

Fjalori, . është punuar në bazë të toskërishtes: përkufizimet janë shkruar toskërisht e janë vënë zakonisht në fjalët e në trajtat toskërishte.

Por megjithatë e quajmë shumë me mend rastin aty kur përkundër faktit siç u tha më sipër se politikisht e institucionalisht norma e bazës së mëparshme ishte shfuqizuar dhe tashti mbizotëronte baza e re toskërishte, aty del e shënuar në zëri të veçantë, siç e pamë, folja gege emnoj, ngase hartuesit mendjendritur, përkundër urdhër-vendimit administrativ të nënkuptuar (direktievës partiako-shtetërore) për anashkalimin e gegnishtes, ata në mënyrë dinake (siç e thotë prof. A. Pipa) sadopak u përpoqën me i ruejtë në standard disa trajta të gegnishtes, për koncepte të pambuluara me mjete të toskërishtes, pasuri kjo e pakompenzueshme, dhe si arsyetoheshin:

Format e gegërishtes, për të mos e ngarkuar shumë vëllimin janë dhënë vetëm në rastet kur ka ndonjë ndryshim kuptimi a për fjalët më kryesore, për të tjerat jo.

Dhe pikërisht  për "ndryshim kuptimi" ose mosmbulesë koncepti hartuesit  e fjalorit edhe pse mbi bazë toskërishte i lënë të paprekura disa trajta të gegërishtes si emnoj e ndonjë tjetërpër ato koncepte që edhe sot, as trajta emëroj1 as ajo emëroj2, siç do të argumentohet në këtë punim, nuk i mbulojnë dot. Në të vërtetë, mbi bazë të foljesemnoj, sipas fjalëformimit gegë aty dalin edhe fjalët: emnesë, emnore dhe emnues, kurse mbi bazë të konceptit të trajtës emër1(toskërisht) dalin: (listë..) emërore dhe emërtim(mbështetur nënkuptueshëm nga folja emërtoj, e cila mungon).

Pra lëshimi i parë ose kontamini i parë në fjalorin shpjegues normative ka ndodhur vetëm paksa në FGJSH 1954, kur  trajta emër nuk është shënuar në dy zëra të ndarë, siç po e propozojmë dhe po e praktikojmë ne në këtë punim: emën ose emër1 veçmas ngaemër2, ku:

zëri i parë,: emën ose emër1 - do të përfshinte: a) emnoj me emnue emnim; b) emërtoj (me emërtue) emërtim, emërzoj (me emërzue), emërzim etj. etj. me përkufizimet përkatëse dhe

zëri i dytëemër2 - 1. fet. Me emër I Zotit dhe 2. adm. (Me emër të pushtetit)emër emëroj emërim, gjithsesi të liruar nga koncepti i fjalës emën ose emër1 dhe prejfoljorëve të prejardhur mbi atë bazë.

Nuk dimë është diskutuar, apo jo, ky problem kontaminues nga hartuesit, por është shumë pozitiv fakti që ata  (harrtuesit e fjalorit FGJSH 1954) e dëshmuan të vërtetën se me trajtën e toskërishtes  emëroj1, emërim nuk mbulohej nocioni  që shprehej me trajtën e gegnishtes emnoj me emnue emnimprandaj edhe lejuan trajtën gege, sepse pa të mbetet e zbrazët kutia semantike për këtë pikë e standardit të emëruar (rekomanduar), ngase konceptet e tilla nuk mbuloheshin dot me mjetet e toskërishtes. Mirëpo, në vend që fjalë-trajtat e tilla si folja emnoj, me çerdhet e veta fjalëformuese të sforcohej dhe të pasurohej edhe më tej njëzimi i standardit të gjuhës shqipe me trajtat e tilla pa dëmtuar përparësinë e bazës së toskërishtes, hartuesit e FGJSSH 1980 (shumica emra të rij) me në krye prof. A. Kostallarin, pa i plotësuar konceptet e tilla, të foljeve më -NOj si, trimnoj, burrnoj, zotnoj, pleqnoj etj, pra edhe emnoj, mbaase pa i ditur rrjedhojatvajtën më tej nëthjeshtësimin e trajtave gege dhe kështu, siç po duket tashmë, shkaktuan varfërimin e standardit të shqipes globale, duke e ntrashur e ngjizur pa dyshim edhe kontaminimin që kemi në shqyrtim. Me një veprim të tillë të nxituar ata varfëruan normën lertrare, jo pse toskëzuan trajtat paralele emnore në emërore (rasë) si dhe emnues në emërues (term në matematikë) nga FGJSH ,po pse e hoqën trajtën emnoj, të cilës faktikisht, për atë koncept, nuk i gjetën zëvendësim fare, ngase folja emëroj, pasi ishte e zënë për koncept tjetër dhe foljet e tjera sinonimike s'mund ta mbushnin atë zbraztësi, andaj koncepti i foljes emnoj(me çerdhën përkatëse të natyrshme fjalëformuese) mbeti kuti e zbrazët. Në të vërtetë, nga fondi i fjalëve në FGJSH 1954 mbi bazë emën e lanë të paprekur vetëm trajtën emnesë, të cilës i shtuan edhe emnin emnak.

Sigurisht homonimia (homoforme) e fjalës emër2 (*amrun) me fjalën shqipeemër1 që u krijua ose u ngjiz keqas edhe më tepër sidomos në shqipen letrare të njësuar pasviteve '72) , kur u lane jashtë norme trajta e parotacizuar gege: emën emnoj (me emnue), emnim. Kështu, jo vetëm  lane pambuluar jo vetëm koncepti si I rastit që po shqyrtohet këtu, por u shkatua edhe bllokadë fjalëformuese mbi atë bazë, gjë që rrjedhojat e tilla sot janë gjithnjë e më të vërejtjeshme.

IV. ÇFARË DUHET NDËRMARRË PËR ZGJIDHJEN

E KËSAJ ÇËSHTJEJE

Në mënyrë që opinion i gjerë, ashtu si edhe studiuesit ta kenë më të qartë këtë problematikë ne e shohim të arsyeshme të ndërmerren këto veprime:

e para, të bëhet rishikimi dhe përplotësimi i detajuar i përkufizimit të koncepteve

të fjalëtermave në shqyrtim;

e dyta, të bëhet domosdo rishikimi dhe harmonizimi i barasvlerësisë si brenda gjuhën sonë ashtu edhe në krahasim me gjuhë të huaja dhe

e treta, të formulohet konstatimi përmbyllës me theks dallimet e koncepteve dhe mbulimi i tyre sipas specifikimit të trajtave në shqyrtim.

1. Rishikimi dhe përplotësimi i detajuar i përkufizimit të koncepteve

të fjalëtermave në shqyrtim

E shohim të arsyeshme, lexues i nderuar, tash fill që edhe më saktësisht të shpjegojmë kontaminimin ose dëmin e shkaktuar nga mosrespektimi i zgjidhjes së dhënë paksa në FGJSH 1954, duke përkufizuar:

së pari, konceptin e fjalës emnoj krahas emëroj1 (në dy versione) dhe

së dyti, konceptin e fjalës emëroj2 (në dy fusha semntike).

A) Konceptet e fjalës emnoj dhe emëroj1

Pra cilat koncepte nuk i mbulonte dhe nuk i mbulon as sot trajta emëroj1 për shkak të homonimisë me trajtën emëroj2, të cilat i mbulonte dhe i mbulon për mrfekulli trajtaemnoj emnim.

1) Disa shembuj, konceptet e të cilëve shprehen me trajtën emnoj:

a) Emër (emën)  -fjalë me të cilën emnohet fëmija i posalindur,

emnohet nofka,

emnohet mbiemri.

emnohen kandidatët

b) Me këtë trajtë emnohen shprehjet, si:

-emnimin me gojë e kemi kryer tash ju vendosni radhitjen në listen emërore,

- me emnue cili do të jetë kryevendi,

- e emnova (e përmenda) për të mirë

- e emnoj - e thërras (e quaj) me emër,

- emnoji tre të parët,

- emnoji dy të fundit që referuan:

- emnoji emër për emër,

- mos e emno po më trego me gisht, me sy ose me shtrëngim dore, cili është me atë

emër që duam ta njohim;

c)  sot emnohet, (pagëzohet!), d.m.th. sot i vihet emri, sot po vendoset emri i tij.

ç) Janë emnue (nominuar) tre kandidatëpor nuk dihet cili do ta marrë emërimin. Emërimi vjen pas numrimit të votove dhe apsi zyrtari ta lëshopjë ashkresën e emërimit etj.

Pra me trajtën emëroj1, emërim etj. nuk mund të mbulohen konceptet: emnoj, pika 1) a. b. c. ç , përkatësisht trajtat emnohet, u emnue, emno, mos e emno etj madje as koncepti i fjalës së huazuar nominoj (nominim) (me emnue, emnim), andaj kërkohet që në standardin e rishtë të gjuhës shqipe të inkorporohet kjo zgjidhje, pra me elemente të trajtës gege: emnoj, me u emnue, emnim. Dhe kështu standardi të pasurohet, duke i rikthyer në vendin që u takon këto trajta të gegnishtes.

Këtë po theksojmë në mënyrë të veçante, ngase kjo zbraztësi ekzistuese nuk del e hetuar pothuaj në asnjërin nga  fjalorët dygjuhësh si dhe ata normative përshkrues të botuar kohët e fundit, madje as në Fjalorin themelor të Pavli Qeskut (Tiranë 2012), edhe pse aty janë futur (legalizuar) mjaftt prurje barasvlerëse të gegnishtes.

2)  Disa shembuj, konceptet e të cilëve shprehen  me trajtën  emëroj1

 

Fjala me konceptin emër1 (emëroj), letrarishten e sotme përdoret:

1. për këto koncepte:

a) listë emërore,

b) emërembiemër

c) fig., emër i njohur,

ç) fitoi emër të mire

d) Mund të ndërkëmbehen joqortueshëm, sipas normës së situatës: emën oseemër1,edhe në shprehjet e ngurosura që ndeshëm në mevluda, si: Njëherë me zemëremnin (emrin!) e Zotit me thanë / Rrxon gjynah sa dushku i malit shumë me kanë etj.

 

2. Përdoret si bazë fjalëformuese për foljet me -O - të zgjeruar, më -TO dhe më -ZO:

a) emërtoj, emërtim (vënie emri gjësendeve etj.);

b) emërzoj,emërzim  (formëzim emri nga një mbiemër etj.).

Vërejtje.- Edhe pse edhe trajta e njëjtë  mbi bazë emën (gegnisht) mund të kryejë të njëjtin funksion për të gjitha konceptet e shprehura me emër1, siç ngjan në të folmen e përditshme ndër gegërishtfolës, ne mendojmë se për rastet e tilla, sidomos emërtoj emërzojetj., gjithsesi s'ka arsye mos të respektohet norma e letrarishtes së sotme, apo jo?!

B) Koncepti i fjalëtermit emër2

Koncepti i fjalës emër2, shtrihej në dy fusha: a) si term kuranor dhe b) si term i stilit administrativ shtetëror, andaj sqarimin tonë po e japim në dy pika:

1. Emër emëroj2 si fjalëterm kuranor (*el emrun)

Edhe pse rreth kuptimit të fjalë-termit emër *al-emrun si term kuranor hasëm në pyllnajë konceptesh, ngase ajo fushë kuptimore nuk dilte e përkufizuar qartë, siduket as në gjuhën origjinale, sidoqoftë, ne për konceptin  emri (i Zotit)-term kuranor - veçuam disa barasvlërës:

përpallje, shpallje hyjnore rend, qeverisje, strukuturë sistemesh, sistem, udhëzim hyjnor,

paracaktim udhërrëfimirregulli, fat i mëparëcaktuar, porosi, urdhërim etj.

2. Emër emëroj2 në stilin administrativ

Ndërkaq, si fjalëterm kryesisht në stilin administrativ (shtetëror) koncepti emër2  emëroj emërim mund të përkufizohet:

a) si veprim i autoritetit pushtetor si:  urdhërdhënës përmbarues, koncept ky, i cili varësisht nga

konteksti mund të mbulohet me disa barasvlerës sinoinimikë, si: caktoj (përcaktoj), vendos për.., rregulloj me.jap urdhër, urdhëroj, dekretoj etj

b), Ja disa shembuj konkretë:

- emërimi ose caktimi në vendin e punës;

- emërimi i një nëpunësi.

- emëroj- i jap nëpunësi një tjetri,

-  emëroj - e ngarkoj me një punë zyrtare;

- emërohem - marr një nëpunrësi ose autorizohem të emëroj dikënd në.

- emëroj- i jap detyrë nëpunësie dikujt,

-emërohem - marr një nëpunësi

- e emëruan drejtor (mësues, llogaritar etj.

-  me emërim  (urdhër zyrtar (dekret) është vendosur rasti i punësimit të tij

- emëroj dikënd në një punë a në një detyrë zyrtare;kund. çemëroj

-emërohem për të kryer punë a detyra të caktuara

c)  emërim - quhet.shkresa (vendimi, dekreti, urdhëri zyrtar) që njofton dhe vërteton sedikush

mori emërimin (vendimin) për atë vend pune, iu dorëzua dekreti (emërimi) për atë pozitë.

Jo vetëm te profili i konceptit nën 1, emër1 si term kuranor, ku ndër të tjera konsatojmë që si barasvlerës i atij koncepti në shqipe dilte edhe emri përpallje (shpallje hyjnore) që jo vetëm ky po asnjë shembull tjetër nuk kishte të bënte fare me konceptinemën ose emër1, siç e pamë në analizën e pakmësipërme, por, siç po shihet, as barasvlerësit e profilimit të konceptit nën2, emër në stilin administrativ, pikat a), b) c),siç janë shembujt  barasvlerës sinonimikë: urdhëroj, jap urdhër, emëroj etj., përkatësisht, bëj emërimin, lëshoj vendimin (emrimin) dekretin, urdhëresën, përmbarimin etj. nuk ka të bëjë fare me konceptin emën ose emër1, po kemi të bëjmë me një veprim, me një proces pune kryesisht administrativ(shtetëror).

Së këtejmi del se dallimi i kontaminimit në raportin emën ose emër1, ndaj emër2 i shkaktuar dhe zhvilluar pa kontrolll fare, tashti  është shumë lehtë për ta kuptuar dhe për ta zgjidhur në gjuhën e shkruar, sdimos pas  këtij konstatimi dhe kthjellimi që u përpoqëm  tza bëjmë me këtë punim. Dhe si përpjekje e parë e zgjidhjes le të shërbejë nisma që po japim në vijim.

2. Rishikimi dhe harmonizimi i barasvlerësisë në gjuhën tonë dhe

në krahasim  me gjuhë të huaja i  domosdoshëm

Në mënyrë që kërkesa e fundit të jetë edhe më e qartë dhe më funksionale, më poshtë po i shënojmë në dy pika:

a) ku shënohen barasvlerësit e nocionit emën emnoj me emnue emnim,  dhe

b) ku shënohen barasvlerësit e fushës semantike të konceptit emër2: emëroj emërim.

Të vihet  re fakti se shembujt nga pika a) (emnojemnim), sipas letrarishtes së sotme i takojnë fushës semantike emëroj1, trajtë kjo, e cila faktikisht pa lënë gjë keq nuk shënohet fare, sepse, siç është konstatuar disa herë më parë, atë trajtë nuk e lejon T'I konkurrojë trajtës së gegnishtes formë-koncepti i nocionit nga pika b).emër2, emëroj emërim, e cila te shembujt më poshtë në gjuhë të ndryshme ka prani të mirëdukshme.

Të shohim pra:

1.në turqisht:

a) emën ose emër1: ad- adlandirmak (emnoj); isimfili (emërfolje paskajore);

b) emër2:  emir (urdhër), emirname (dekret, urdhëresë),  emir vemek (jap urdhër); atamak  atanmak (emëroj emërohem).

2) në anglisht:

a) nominare (emnoj) nomination (emnimparashtrimi i emnit (Mann);

b) to appoint (emroj)appointment (emrim), by order of. (me urdhër(emër)

.); to obtain an appointment in a school (marr emrimin në një shkollë).

3. në frengjigjt

a) nommer, ordiner (emnoj) nomination (emnim) ;

b) assignation, order (urdhër), affecter, desinjer (emëroj), comandament,

ordination  (emërim).

4) në italisht:

a) nominare (emnoj) denomazione (emnim); don il noma (me emnue)

b) determinare (emëroj)  determinazione (emërim). decreto, ordinanza(emërim) 

5) në serbishte

a) imenovati (emnoj, me emnue), imenovanje (emnim); kazivati ime (me tregue emrin),

novoditi po imenu (emnimi emër për emër).

b) postavljati (emërojpostavljanje (emërim);

-namesti u neku sluzhbu (caktimi (emrimi) në ndonjë shërbim);

-izabrati radi vrshenja kakve duzhnosti (të emëruarit (emërimi) për të kryerë

ndonjë detyrë).

uzdici u neki polozhaj (të emëruarit (emërimi) në ndonjë pozitë më të lartë).

:           c) Postavljanje na random mestu prevodioca Emërimi në vendin e punës përkthyes.

Prandaj pas kësaj vërejtjeje del e nevojshme të bëhen përmirësime (plotësime), së pari, siç u tha, në fjalorët tanë përshkrues normativë,  pastaj në të gjithë fjalorët dygjuhësh, por gjithsesi këto duhet bërë me dijeninë dhe bekimin e institucioneve kompetente, apo jo?.

3. Konstatim përmbyllës me theks dallimet e koncepteve dhe specifikimi

i trajtave në shqyrtim sipas fushave semantike

Nga nëntitulli i mëparshëm u pa qartë edhe specifikimi i trajtave të caktuara sipas nëfushave semantike, kështu:

Së pari, trajta emnoj me emnue, emnim sipas pikës nën A):1), a),b),c),ç)., si dhe nën pikën a) sipas gjuhëve përkatëse, d.m.th.trajta: emnoj me emnue, emnimpërdoret në nënfushat e tilla semantike,  koncepte këto që nuk dalin jashtë të të cekurit të emrit të përgjithshëm si njësi gramatikore, ndërkaq  trajta emëroj1, ka fushë të lirëpërdorimi vetëm sipas pikës nën A): 1.,a),b),c),ç),d) që nuk prekin fare nënfushat e sipërcekura  të trajtës  emnoje cila  në ish shqipes letrare mbi bazë të gegnishtes i mbulonte thellësisht këto nocione.

Së dyti,, koncepti i fjalës emër2, si term kuranor dhe si term i stilit administrative shtetëror, gjeti shtrirje po në këto dy fusha semantike, të cilat assesi nuk preken nga nocionet e trajtave emnoj ose emëroj1, sepse ato kishin të bënin vetëm me cekje emni a emri, por jo me koncepte veprimi. siç është emërtimi i processeve që mbulojnë sinonimetfg e trajtës emëroj emërmdekretimi,  detyrimi, rregullimi,  urdhërimi, (për)caktimi, porosiaetj., që duhet zbatuar lidhur me punët detyrat e caktuara etj., Për këtë fushë semantike del e specifikuar me u përdorë, pra, vetëm trajta emëroj, emërim, sipas nocioneve nënB) 1.dhe 2. a), b), c).), ashtu siç është përkufizuar në nëntitullin më sipër, si dhe te shembujtnën b). sipas gjuhëve përkatëse.

Si përfundim për rastet e pikës së parëtë normëzuara me trajtën.emër1, nën A): 1.1),a),b),c),ç),d) edhe pse mund të zëvendësohen pa lënë gjë keq me trajtën e gegnishtes emnoj, nuk kërkohet rikthimi ose përdorimi paralel i trajtave gege me pestigj norme, por kërkohet me imponim detyrimi që t'i kthehet prestigji normëzimit  trajtës gege (emën) emnoj me emnue emnim vetëm për konceptet nën A) 1. a), b), c) ç), sepse kuptimisht janë të pambuluara konceptet e tilla, qoftë për shkak të sinonimisë jo të plotë ofruese, qoftë për mungesë të mjeteve adekuate të letrarishtes së sotme, ngase trajta emëroj2, kuptimisht e formalisht pamundëson që trajta emëroj1 të zëvendësojë nocionet e trajtës emnoj.

Së këtejmi del e domosdoshme që ky fakt të respektohet si në realitetin tone të gjuhës së folur, të sendërtohet,  ashtu edhe në burimet normëzuese të shqipes standarde. 

P ë r f u n d i m

Kështu pra pa marrë parasysh se në gjuhë të ndryshme, mund të ketë zgjerime ose ngushtime fushash kuptimore, në shqipe për fjalëtrajtat në shqyrtim patjetër duhet respektuar kriteri që u praktikua në këtë punim:

1) Nocioni që ka të bëjë ekskluzivisht me fjalën  emën ose emër1, si fjalë autoktone assesi nuk duhet ngatërruar me nocionin emër2, qoftë si term kuranor: arab. *el emrun (emri i Zotit),  , qoftë si term i stilit adm.: turq. *emër" (emri i pushtetit)  prej nga në shqip: jap emër (jap urdhër): emëroj, emërim, ngase këto fjalë njëra autoktone tjetra e huazuar kanë origjinë të ndryshme ashtu edhe mbulojnë fusha kuptimore krejtësisht të ndryshme. Krahaso: 

1. emnoj (me emnue)  - quaj (me quajtë), përmend (me përmendë)etj një emër (emën);

2. emëroj (me emrue) - urdhëroj (me urdhërue), caktoj (me caktue)  një punë, detyrë etj.

 

2) Kontaminimi në raport emën emër1 ndaj emër2, i shkaktuar nga homonimia e trajtave, emër1+emër2!, sidomos në toskërishte e së andejmi edhe në letrarishten e sotme zyrtare edhe pse paraqitet mjaft e ngulitur mund të zbutet ose edhe mund të zgjidhet plotësisht me rikthimin në standard të trajtave gege: emnoj me emnue emnim, dhe me një veprim të tillë do të lehtësoheshin e qartësoheshin edhe jo pak çështje të tjera në raportin shqipe e sotme letrare/prurje të domosdoshme nga dialekti gegnisht.

Meqë kjo temë Rreth kontaminimit të homonimik të fjalës emër1 me fjalëtermin kuranor emër2, e cila ka të bëjë me një çështje mjaft të mprehtë, por paksa si të fshehtë, me sa dime, nuk është trajtuar në hollësi dhe gjerësi më parë, nga studiusit tanë, andaj puna jonë mund të quhet pioniere, pra mund të mos jetë e plotë, andaj kërkon ndoshta përplotësim a qasje të re, por i mëshoj me zë të lartë se problem si ky, nuk mund të fshihet më nën arsyetimin se gjoja nuk duhet përpushur në hinin e zjarrit të shuar, prej nga doli drita e njëzimit të standardit të shqipes edhe pse mbi bazë të një dialekti, ngase në atë hi mund të ndeshen ende gaca të pashuara që është drojë se mund ta djegin atë godinë standardi gjuhësor me aq mund ndërtuar etj. Përkundarzi, ne nuk shohim gaca të mbuluara ose të pashuara, po ndeshim vlera kombëtare tejet të çmuara, që mjerisht të anashkaluara, nga nxitimi i punëve që atë godinë, ta bënin të banueshme gjuhësisht sa më shpejt, edhe pse ishte jo vetëm ende e pasuvatuar por edhe e pa armuar fort nga themeli. Këtu flasim për vlera, të cilat e sforcojnë edhe sot atë godinë, pra, që nga bazamenti e deri maje kulmi, siç janë b.f. integrimi i paskajores së mirëfilltë në standardin e sotëm, çështja e pjesores së shkurtër si trajtë përfaqësuese, foljet me -AV, raporti specifikues i foljeve paralele  -NO /RO etj, tipi: pleqnoj pleqni (institucion juridik) ndaj pleqëroj, pleqëri (kryesisht moshë) dhe të tjera, ashtu si edhe raporti emnoj/emëroj i trajtuar këtu që kanë të bëjnë me raportin:shqipe e sotme letrare mbi bazë toskërisht/ish-shqipe letrare mbi bazë gegërishte, e cila në destinacion më të ngushtë ka të bëje me temën prurje nga gegnishtja si përpunim e sforcim të standardit të sotëm - drejt një norme më të natyrshme të gjuhës shqipe.

Kështuqë me integrimin e tyre standardi i gjuhës sonë, pra pa i luajtur themelet e sotme fare do të jetë shumë më i sforcuar jo vetëm për banuesit eventualë, por do të ishte më i rehatshëm e  komod për të gjithë shqipot, si standard i pranueshëm ndërgjegjësisht, i përqafueshëm politikisht dhe më i integrueshëm kombëtarisht, pra norma e rishtë do të jetë shumë më kombëtare, shumë më shkencore, më shumë më e arrirë dhe më e fortë në mënyrë që më me sukses t'u bëjë ballë si sfidave të brerndshme, ashtu edhe atyre të jashtme në këtë epokë vorbullie të globalizmit gjuhësor botëror.

Sidoqoftë, edhe pse jemi përpjekur që këtë paraqitje ta bëjmë sa më me kompetencë e performance shkencore, në mënyrë që kompetentët në instutucionet tona  jo vetëm ta marrin në dijeni, por edhe ta konstatojnë e vlersojnë dhe kështu ta legalizojnë zgjidhjen, apo jo?!

Gjithsesi në të ardhmen në fjalorët tanë përshkrues normativë dhe përgjithësisht për t'u qartësuar ky kontaminim këto dy fjalë homonimike emër1 dhe emër2 duhet shënuar veç e veç. Madje edhe folja prejemërore  e trajtës gege: emnoj me emnue emnim (nga emën), që del e specifikuar  për mbulimin e disa koncepteve, për të cilat trajta paraleleemëroj1 nuk përdoret për arsye homonimie me foljen emëroj2, domosdo lypset shënuar në vendin e duhur me përkufizimin që e meriton.

Andaj shikuar nga ky aspekt mesazhi nga ky punim nuk del i jashtëzakonshëm, sepse tema rreth prurjes së elementeve gege në standard tashmë është çështje e hapur dhe kërkesa si kjo besojmë se do të jenë të mikrëpritura.

Prishtinë, (1986, rish. 2015)