| E enjte, 14.05.2015, 05:52 PM |
Letër kërkesë drejtuar:
Presidentit të Republikës së Shqipërisë Z. Bujar Nishani.
I nderuar President Z. Bujar Nishani!
Organizata
e Gruas Shqiptare - Amerikane "Shpresë & Paqe" me qendër në
1. - Z. President!
Sipas
edhe bisedës së shkurtër që patëm me Ju në
Për të
qenë të sinqerta ky propozim vjen nga intelektuali shqiptar në New York Z. Mark
Shkreli, i cili për vite me rradhë ka qenë Drejtor Artistik i Qendrës Kulturore
"Nënë Tereza" pranë Kishës Katolike Shqiptare në
Ne si Orgaanizatë Gruaje e mbështesim propozimin e tij, prandaj po u a paraqesim këtë kërkesë, por njëherësh sjellim edhe zërin e mijra shqiptarëve në SHBA të cilët e ëndërrojnë një propozim të tillë.
Gjithashtu shprehim kënaqësinë tonë që Ju, në një nga Ambjetet Kryesore në Presidencë mbani të vendosur Bustin e Legjendës Shqiptare Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
2. - Z. President!
Një kërkesë tjetër që vjen nga Organizata jonë e Gruas "Shpresë & Paqe" dhe konkretisht nga unë personalisht, flet për ligjërimin nga ana Juaj të datëlindjes së Nënë Terezës, që të njihet si Ditë Feste Kombëtare - si Dita e Nënave Shqiptare, pasi 8 marsi është festë komuniste dhe është festë për gruan, kjo që ne kërkojmë eshte që të jetë Festë për Nënat.
Datëlindja e Nënë Terezës ose Gonxhe Bojaxhi është më datë 26 Gusht të vitit 1910. Kjo datë po afron, e nëse Ju e miratoni kërkesën tonë, do të jetë edhe një plotësim i Figurës së Nënë Terezës, por edhe i të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen.
Duke përfunduar këtë letër, mbetemi me shpresë se kërkesat tona do të meren në konsideratë. Ju lutem na bëni me dije se e keni marë letrën tonë.
Me respekt
Për Organizaten e Gruas "Shpresë & Paqe"
Mimoza Dajçi
__________
Mimoza Dajçi
Organizata e Gruas "Shpresë & Paqe"
Kryetare
The Women's Organization "Hope & Peace"
Adresa:
#3 E
Bornx. NY, 10462
Adresë email-i: hope.peace.org@gmail.com
dajci_mimoza@hotmail.com
Nr. Tel: (917) 645 7452
Nr. Prot. 131/2